Horoskopi javor nga 10 qershor deri 16 qershor 2019

Nen ndikimin e madh te Venusit, këtë jave do i kushtoni me tepër vëmendje jetës tuaj ne çift. Do përkujdeseni, do ledhatoheni dhe do mundoheni qe çdo gjë ta bëni bashkërisht me partnerin. Rezultatet kane për te qene impresionuese. Beqaret do nxiten nga Marsi dhe do bëjnë te pamundurën për ta joshur atë qe pëlqejnë. Me financat keni për te pasur disa tronditje te vogla. Merrni masa sa me pare sepse ne te kundërt situata mund te marre tatëpjetën. Gjendja fizike dhe ajo morale kane për te qene te shkëlqyera. Nuk do keni për çfarë te ankoheni. Ne pune do gjendeni edhe neper labirinte, por me pak durim dhe mbështetje nga koleget do ja dilni. Me familjaret duhet t’i sqaroni mosmarrëveshjet.

Kjo jave nuk ka për te qene shume e mire për ata qe janë ne një lidhje. Personat e jashtëm do kenë ndikim te madh tek jeta juaj dhe do nxisin debatet me partnerin. Duke ju besuar verbërisht atyre, nuk do bëni gjë tjetër veçse do shkatërroni lidhjen ngritur me aq mund. Beqaret sado qe do e kërkojnë princin e kaltër, nuk do ja arrijnë qëllimit. Buxheti gjithashtu nuk do jete i kënaqshëm. Po nuk kërkuat ndihme nga te afërmit nuk do mund te kryeni as shpenzimet elementare. Për fat shëndeti do jete i qëndrueshëm. Përveç ndonjë dhimbjeje koke për disa momente apo dhimbjes se shpinës nga lodhja, nuk do keni asgjë tjetër. Ne pune do filloni dhe do mbaroni një projekt te madh. Familja si zakonisht.

Këtë jave do i keni shume te qarta idetë ju te dashuruarit dhe do përgatisni edhe surpriza gjigande për partnerin. Te dy palët keni për t’u ndier me se miri. Beqaret do dine si te joshin dhe si ta bëjnë për vete personin qe do pëlqejnë. Deri ditën e premte ata do e kenë ndryshuar statusin. Ne planin financiar duhet te përfitoni sa me shume nga situata e mire për te bere disa investime afatgjata. Gjendja shëndetësore do filloje te normalizohet dhe pas te mërkurës do ndiheni shume me te qete. Nuk do keni as shqetësime nga këmbët. Ne pune do ndiheni me te sigurte ne vetvete dhe do guxoni edhe ne fusha ku me pare druheshit. Jeta familjare do jete e këndshme.

Këtë jave mund te dalin edhe disa probleme mes jush dhe atij qe keni ne krah, por për asnjë moment nuk duhet ta lëshoni veten dhe te dorëzoheni. Hidhini ju hapat e pare për te diskutuar e për te zgjidhur gjithçka. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm një partner, por yjet do i ndihmojnë dhe do i afrojnë me persona inteligjente e sensuale. Lidhja qe do fillojnë do jete afatgjate. Ne planin financiar do arrini ta gjeni ekuilibrin mes shpenzimeve dhe kursimeve. Gjendja do filloje te normalizohet. Shëndeti do behet tejet problematik nëse konsumoni ushqim me teprice dhe nuk mendoni për pasojat. Ne pune do jeni luftarake dhe nuk do dorëzoheni asnjëherë. Me familjaret do keni disa debate.

Këtë jave duhet te jeni me pak autoritare ju te dashuruarit sepse ne te kundërt mund te lindin mosmarrëveshje dhe keqkuptime. Sinqeriteti gjithashtu duhet te mbizotërojë për një lidhje me te qëndrueshme. Beqaret ka gjasa te njihen me disa persona gjate një projekti qe do fillojnë ne pune. Financat do mbeten te ekuilibruara për aq kohe sa ju do jeni te kujdesshëm me çdo shpenzim. Po bëtë çmenduri keni për te pasur probleme. Gjendja shëndetësore here pas here do ketë shqetësime. Kujdes me te madh duhet te tregojnë ata qe vuajnë nga luhatjet e tensionit dhe nga problemet me zemrën. Për punën ka për te qene një periudhe dinamike. Do ju bëhen propozime te reja. Jeta familjare do jete me e mire.

Këtë jave do kuptoheni me se miri me partnerin tuaj dhe gëzimi, hareja dhe momentet e bukura do jene mbizotëruese. Shfrytëzojeni çdo sekonde sa me shume qe te mundeni. Beqaret duhet te pranojnë ftesat qe iu janë bere pak dite me pare nëse duan qe jeta t’iu ndryshoje për mire. Ne planin financiar Urani do ju beje me te logjikshëm dhe do iu ndihmoje te ecni me strategji. Gjendja do mbetet e kënaqshme. Shëndeti do jete fantastik. Nuk do keni me as shqetësime nga barku apo nga stomaku. Ne pune do ju duhet te veproni me diplomaci dhe përkujdes ne mënyrë qe t’ia dilni mbanë e te kenë me tepër sukses. Jeta familjare do kërkojë me tepër kohe dhe përkujdes.

Ata qe janë ne një lidhje do merren vesh me se miri me njeri-tjetrin dhe nuk do kenë debate për gjera te kota këtë jave. Do jene tolerante, pozitive dhe largpamës. Beqaret do kenë disa njohje te papritura, por nuk do e kishin menduar ndonjëherë se jeta mund t’iu ndryshonte kaq shpejt. Financat duhet t’i menaxhoni me sa me shume përkujdes e maturi edhe pse ne fakt ky sektor do jete i privilegjuari i yjeve. Me mire te siguroni edhe te ardhmen. Shëndeti mund te ketë ndonjë shqetësim te vogël, por ne tërësi gjendja do jete e shkëlqyer. Beqareve do iu jepet një projekt me rëndësi jetike dhe fale kreativitetit dhe vendosmërisë do ja dalin mbanë me sukses. Jeta familjare nuk do ketë aspak probleme.

Jave shume normale dhe e qete do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Vërtet nuk do këtë emocione te forta dhe pasion te fuqishëm, por gjerat do ecin mire dhe nuk do mërziteni asnjë çast. Beqaret, pa u lodhur e pa u menduar shume, do arrijnë te fillojnë një lidhje si e kishin ëndërruar gjithmonë. Ne planin financiar mos u alarmoni edhe po patet probleme te vogla sepse pas te enjtes gjendja ka për t’u përmirësuar goxha. Shëndeti nuk do ketë ndonjë problem serioz. Gjerat e vogla nuk do shmangen, por nuk do jene aq shqetësuese. Nëse ne pune keni menduar te hidhni ndonjë hap, por keni ngurruar, kjo do jete koha e duhur. Me familjaret nuk do arrini sot serish te pajtoheni.

Jeta juaj ne çift do konsolidohet edhe me tepër gjate kësaj jave. Do jeni te ndërgjegjshëm për gabimet e bëra dhe do mundoheni me çdo kusht te ndreqni gjithçka. Emocionet me te forta do i përjetoni ne fundjave. Beqaret do bëjnë mire t’i mbajnë këmbët ne toke pasi ne te kundërt do zhgënjehen dhe do vuajnë. Financat duhet t’i keni sa te mundni nen kujdes dhe duhet te merrni masa strikte. Po e lëshuat dorën për shpenzimet gjendja do ketë tronditje. Shëndeti do jete delikat ditët e para, por me pak me tepër përkujdes, çlodhje dhe ushqyerja te mire do përmirësoheni dhe do i rifitoni energjitë. Ne pune do keni me shume sukses sesa keni menduar. Kurajoja dhe durimi ju çuan atje ku donit. Familje e qete.

Jave shume e këndshme do jete kjo për gjithë te dashuruarit. Do kaloni çaste pasionante dhe nuk do doni te ndaheni për shume kohe nga partneri. Beqaret ditët e para nuk do realizojnë dot asnjë takim, ndërkohë qe pas te mërkurës gjithçka do ndryshoje. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire, kështu qe nëse nuk doni te keni probleme, bëjini me maturi te gjitha shpenzimet. Për shëndetin do jete një jave e kënaqshme. Do ndiheni me te qete dhe nuk do i keni me shqetësimet e një jave me pare. Ne pune do jeni ambicioze dhe nuk do ndaleni përballë sfidave qe do ju dalin. Shume do ju kenë zili, por nuk do ju arrijnë dot. Jeta familjare do jete shume e qëndrueshme.

Dielli dhe Merkuri do e zbukurojnë gjate gjithë kohës jetën tuaj ne çift këtë jave. Te dy do jeni ne dispozicion te njeri-tjetrit dhe do mundoheni ta plotësoni çdo dëshirë. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe do ndihen mire, por yjet parashikojnë qe kjo dashuri te mos zgjasë shume dhe mund t’i zhgënjejë. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë po shpenzuat me sy mbyllur, shume shpejt ato do sterrojnë. Gjendja shëndetësore ka për te qene shume here me e mire se disa dite me pare. Nuk do ndieni asnjë lloj shqetësimi. Ne pune do e bëni me qejf një detyre te dhënë dhe keni për ta arritur me shpejt objektivin. Me familjaret do keni mos dakordesi dhe debate.

Këtë jave do dini si te silleni me partnerin ne mënyrë qe marrëdhënia mes jush te ketë vetëm përmirësime. Ai nga ana tjetër do ju surprizoje ne momentet qe me pak e prisni. Do duket qarte se ndjenjat për njeri-tjetrin janë ende te forta si ne fillim. Beqaret do fillojnë papritur një lidhje te qëndrueshme dhe qe do ua mbushe zemrën me gëzim. Financat menaxhojini me kujdes sepse po gabuat keni për te vuajtur tej mase. Gjendja shëndetësore do lere disi për te dëshiruar. Shmangni sa me shume alkoolin, gjerat pikante dhe ato me shume yndyre. Ne pune mos bëni asgjë me sy mbyllur, por reflektoni dhe gjeni rrugën me te drejte. Marrëdhënia me familjaret do jete e shkëlqyer.