Horoskopi javor nga 16 tetor deri 22 tetor 2017

Gjate kësaj jave do ndodhin gjera te jashtëzakonshme me ju dhe atë qe keni ne krah. Do bëni udhëtime te shkurtra, por emocionuese, do shkoni neper vende te veçanta dhe emocionet do jene me te forta se asnjëherë. Beqaret nuk do kenë kurrfarë dyshimi për ato qe kane kohe qe ndiejnë dhe këtë jave do i shprehin këto ndjenja. Gjendja e financave nuk do jete ashtu si ju keni dashur, megjithatë me pak maturi dhe përkujdes do ja dilni mbanë. Shëndeti nuk do jete shume i mire. Mund te keni shqetësime nga veshkat ose nga barku. Ne pune te gjitha rrethanat do jene te favorshme dhe do arrini atje ku keni dëshiruar gjithmonë. Jeta familjare do jete me e begate se kurrë.

Nëse jeni me te arsyeshëm gjate kësaj jave do mund ta përmirësoni jetën tuaj ne çift, por nëse vazhdoni te jeni kokëfortë dhe te bëni çfarë te doni do keni ende vështirësi. Beqaret duhet ta heqin turpin dhe duhet ta heqin turpin dhe duhet te jene me sociale. Vetëm kështu do e ndryshojnë shpejt statusin e tyre. Sektori i financave do kërkojë përkujdes te veçante. Mundohuni te llogarisni çdo gjë para se te kryeni shpenzime sepse nga sjellja juaj do varet gjithë e ardhmja ne këtë sektor. Shëndeti nuk do jete i keq, por qe ai te jete edhe me i mire duhet te hiqni dore nga duhani dhe alkooli e te merreni me më shume aktivitet fizik. Ne pune do ndërmerrni iniciativa dhe do keni rezultate pozitive. Ne familje do mbizotërojë qetesha.

Jave rutine ka për te qene kjo për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Ne shume momente nuk do bini edhe ne pesimizëm e do mbylleni ne vetvete. Asgjë nuk ka për te qene si e kishit ëndërruar. Beqaret sado qe te përpiqen nuk kane për te ta gjetur personin e tyre te ëndrrave. Edhe këtë jave do vuajnë peshën e vetmisë. Jupiteri do ua ndriçoje mendimet ne planin financiar dhe gjendja do ketë disa përmirësime te dukshme. Shëndetin duhet ta keni akoma me shume nen kujdes. Për çdo shqetësim sado te vogël duhet te merrni masa strikte. Ne pune, po patet durim dhe kuraje keni për te arritur majat e suksesit. Nga ana tjetër, po u nxituat do bëni gabime. Ne familje do mbizotërojë tensioni.

Jave e qete do jete kjo për gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do keni një harmoni te adhurueshme me partnerin dhe do jeni gjithë kohës te buzëqeshur. Beqaret do jene shume te angazhuar me disa projekte profesionale dhe do kenë shume pak kohe te mendojnë për dashurinë. Nuk priten lidhje këtë periudhe. Buxhetin mundohuni ta menaxhoni sa me mire qe te mundeni sepse po e late pas dore keni për te pasur probleme goxha serioze. Gjendja shëndetësore ka për te qene e shkëlqyer. Do keni energji te pakufishme dhe do jeni ne formën me te mire te mundshme. Ne pune do keni goxha vështirësi dhe pengesa, por fale ndihmës se disa kolegeve te vjetër do arrini atje ku dëshironi. Jeta familjare do mbetet goxha e trazuar.

Do i jepni prioritet absolut jetës tuaj ne çift këtë jave dhe do përkujdeseni për partnerin si asnjëherë me pare. Te dy palët do i shprehni ndjenjat dhe do bëni edhe surpriza. Beqaret do habiten nga disa propozime qe do marrin dhe nuk do ndihen gati për te hedhur hapa. Ne planin financiar nuk do ketë ndikim asnjë planet, prandaj mire është te bëni kujdes para se te hidhni çdo lloj hapi. Mos hiqni para mënjanë sepse nuk është momenti i duhur. Shëndeti ne disa momente mund te jete problematik. Do ndiheni si te fryre dhe mund te keni dhimbje stomaku. Ne pune do jeni energjike dhe do bëni te gjitha përpjekjet për te arritur atje ku dëshironi. Familjaret do i keni gjithmonë pranë.

Jave e begate ka për te qene kjo për te dashuruarit. Do ja plotësoni gjithë kohës dëshirat njeri-tjetrit dhe emocionet kane për te qene shume te forta. Mosmarrëveshjet e se shkuarës do i lini njëherë e mire pas krahëve. Beqaret nuk duhet kurrsesi te nxitohen dhe te hedhin hapa. Jo gjithçka është ashtu si duket ne pamje te pare kështu qe mos ju besoni te gjithëve qe do iu joshin. Me shpenzimet do jeni tej mase realiste dhe ne këtë sektor nuk do ju ndodhe as problemi me i vogël. Gjendja shëndetësore do jete shume here me e mire nga me pare, madje nuk do ndieni me as shqetësimet e dikurshme. Ne pune do i realizoni te gjitha objektivat e dhëna dhe do merrni përgëzime nga shefat. Jeta familjare do jete shume normale.

Gjate kësaj jave do jeni te vendosur ta kaloni pjesën me te madhe te kohës me partnerin dhe askush e asgjë nuk do ju ndale dot për këtë gjë. Do shkoni neper vende interesante dhe kënaqësitë qe do përjetoni do jene akoma me te forta. Beqaret duhet te jene sa me te arsyeshëm ne mënyrë qe te mos lëndohen me vone. Ne planin financiar vështirësitë kane për te qene te mëdha. Beni kujdes me investimet dhe ne rastin me te keq mos ngurroni te kërkoni këshillë nga miqtë. Gjendja shëndetësore ka për te qene me e mire se një jave me pare dhe nuk do keni me asnjë lloj shqetësimi. Ne pune do përfundoni disa projekte te mëdha dhe do ndiheni tërësisht te plotësuar për këtë gjë. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

Marrëdhënia me atë qe keni ne krah ka për te qene e jashtëzakonshme sot. Nuk do keni asgjë për çfarë te ankoheni, përkundrazi do ndiheni te përmbushur. Shume do ju kenë zili, por nuk do ja dalin dot t’ua prishin harmoninë. Beqaret sado qe te mundohen për ta gjetur dashurinë nuk do ja dalin dot, megjithatë nuk do mërziten sepse miqtë nuk do i lënë vetëm. Sektori i financave do jete goxha me i mire se disa dite me pare, prandaj do mund te bëni edhe ndonjë investim me shume për qejfin tuaj. Shëndeti here pas here ka për te pasur probleme, kështu qe kujdes me ato qe do konsumoni dhe mundohuni te çlodheni here pas here. Ne pune do jeni ambicioze dhe këmbëngulës. Çdo qellim qe do i vini vetes do e arrini. Jeta familjare do jete si normalisht.

Bëjini sytë katër gjate kësaj jave dhe mundohuni te mos e lini partnerin asnjë sekonde vetëm partnerin. Shume persona do mundohen t’ua prishin planet dhe do kërkojnë ta joshin atë qe keni ne krah. Beqaret me shume gjase do fillojnë një romance shume te bukur qe do i përmbushë tërësisht. Për ta çdo gjë do ndryshoje vetëtimthi. Me shpenzimet ka rrezik te jeni impulsive dhe gjendja do dobësohet goxha. Shëndeti mund te ketë disa probleme te vogla deri nga mesi i javës, por me pas gjithçka ka për te ndryshuar për mire. Do e rigjeni ekuilibrin. Ne pune duhet te mendoheni disa here para se te veproni ne mënyrë qe te mos bëni gabime. Jeta familjare nuk do ketë vështirësi.

Mundohuni te jeni sa me realiste sot ju te dashuruarit dhe te mos kërkoni nga partneri gjera te pamundura. Vetëm kështu do mund ta mbani klimën te ngrohte dhe nuk do keni mosmarrëveshje. Beqaret do jene te logjikshme. Ata nuk do i refuzojnë ftesat qe do iu bëhen, por nga ana tjetër nuk do nxitohen aspak për te hedhur hapa. Buxheti do mbetet i qëndrueshëm vetëm nëse tregoheni te logjikshëm. Mos e teproni me investimet dhe mos jepni as hua. Shëndeti ne shume momente do lere për te dëshiruar. Do keni dhimbje barku, shpine ose koke. Ne vend te qetësuesve bëni yoga ose konsumoni bime mrekullibërëse. Shëndeti nuk ka për te pasur asnjë lloj problemi. Ne pune mos neglizhoni as detajet me te vogla nëse nuk doni te ngatërroheni. Familja e qete.

Merkuri do ketë ndikim shume pozitiv sot tek sektori i dashurisë se çifteve. Ata do jene shume me te qete e me te duruar dhe besimi do shtohet tek njeri-tjetri. Për beqaret do ndodhin gjera shume te rëndësishme te cilat shume shpejt do ua ndryshojnë jetën për mire. Buxheti do jete i kënaqshëm. Kryejini me maturi shpenzimet e domosdoshme dhe keni për ta pare qe do ju mbeten edhe para për t’i hequr mënjanë. Shëndeti do ketë shqetësime te vogla, por asgjë alarmuese. Ne pune do jeni diplomate dhe tej mase te kujdesshëm prandaj keni për te arritur majat e suksesit me para nga sa mendonit. Jetës familjare përkushtojuni pak me tepër sepse te gjithë kane nevoje për ju.

Dialogu dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do merreni vesh për mrekulli me partnerin dhe mes jush nuk ka për te ndodhur asgjë e keqe. Secili do mbaje pozicionin e vet dhe do i përkushtohet atij qe ka ne krah. Beqaret do bëjnë gjithçka qe te kenë ne dore për te gjetur dashurinë e madhe dhe do ja dalin mbanë me sukses. Financat do arrini t’i mbani gjate gjithë kohës nen kontroll dhe nuk do keni asnjë lloj problemi. Shëndeti nuk do jete i keq, por për te shmangur edhe problemet e mëvonshme mundohuni te mbani larg stresin dhe nervozizmin. Ne pune do jeni dinamike dhe te përkushtuar. Ju nuk do lini asnjë mundësi t’iu ike nga duart. Familja e qete.