Horoskopi javor nga 25 shtator deri 1 tetor 2017

0.1horoskopijavor525412 1

DASHI21. mars – 20. prill

Këtë jave do keni vetëm dite te lumtura ju te dashuruarit, Venusi dhe Marsi do ju ndihmojnë ta intensifikoni edhe me shume lidhjen dhe kënaqësitë do jene akoma me te forta. Beqaret duhet te njihen me disa persona e me pas te vendosin cilin do zgjedhin për te filluar një lidhje. Po u nxituan do bëjnë gabime te pafalshme. Ne planin financiar duhet maturi e sa me shume maturi. Reflektoni disa here para se te hidhni çdo lloj hapi. Shëndeti ne disa momente do jete disi delikat, për shkak te lodhjes ne pune. Jeta profesionale nuk do jete as e shkëlqyer, as e keqe. Disa pengesa qe ju kishin dale do dini si t’i kaloni. Jeta familjare nuk do jete e qëndrueshme.

DEMI21. prill – 21. maj

Kjo jave do jete e mbushur me te papritura për juve qe jeni ne një lidhje. Do përjetoni emocione pozitive, por nuk do mungojnë as emocionet negative. Mire është qe te respektoni ane maksimum lirinë e tjetrit. Beqaret nuk do i kërkojnë me ngulm ndryshimet, por papritur do ju ndodhe një takim vendimtar. Ne planin financiar duhet te jeni me te kujdesshëm dhe duhet te shmangni me patjetër shpenzimet e ekzagjeruara. Shëndeti duhet pasur nen kujdes. Kujdes me higjienën dhe pastërtinë vetjake. Ne pune do filloni disa projekte te reja, shume te rëndësishme e me fitime, por qe do kërkojnë angazhim te madh. Duhet ta organizoni me kujdes kohen. Jeta familjare nuk ka për te qene e keqe.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Ju qe jeni ne një lidhje nuk duhet t’i dramatizoni gjerat gjate kësaj jave sepse do e prishni harmoninë me dorën tuaj. Mundohuni qe here pas here te hapni edhe rruge. Beqaret do jene te ndjeshëm dhe ka rrezik te bien pre e çdokujt qe do i joshe. Kujdes me hapat sepse me pas nuk do ke kthim ne kohe. Ne planin financiar do dini si ta mbani situatën nen kontroll. Nuk do kryeni aspak shpenzime te pamenduara dhe nuk do jepni as para hua. Shëndeti here pas here do lere për te dëshiruar. Do keni dhimbje stomaku, koke, mbase edhe veshkash. Ne pune te gjitha përpjekjet e bëra se fundmi do shpërblehen me sukses dhe fitime. Me familjaret do ruani një marrëdhënie shume te ngrohte.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Këtë jave duhet patjetër te bëni ndryshime ne jetën tuaj ne çift sepse kështu si është situata mund te mërziteni pamase. Flisni hapur me are qe keni ne krah dhe shprehini dëshirat një e nga një. Beqaret do kenë një jave te mbushur me njohje te reja dhe emocione. Ata do e ndryshojnë edhe perceptimin qe kishin për dashurinë. Ne planin financiar duhet ta shtrëngoni fort rripin sepse po filluan problemet keni për te pasur vështirësi akoma me te mëdha. Shëndeti do ketë shqetësime. Mund te jeni nervoze, mund te keni dhimbje muskujsh dhe probleme me gjumin. Ne pune do keni fushe te lire për te bere çdo gjë qe do mendoni. Gjerat do vendosen me ne fund ne vije. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Klima ujore do ngrohet edhe me shume gjate kësaj jave. Pas te martës do filloje një etape shume me e bukur dhe me emocionuese për te gjithë. Edhe për beqaret do jete një jave e këndshme dhe e mbushur me takime mbresëlënëse. Do ndiheni shume mire dhe te lumtur për zgjedhjet qe do bëni. Financat do përmirësohen ne mënyrë te jashtëzakonshme dhe do ngeleni te habitur edhe vete. Shfrytëzojeni rastin për te hequr edhe disa para mënjanë. Shëndetin mos e lini shume pas dore sepse situata mund te ndërlikohet ne atë grade sa nuk do dini çfarë te bëni me pas. Ne pune do jeni shume profesioniste, kërkues ndaj vetes dhe këmbëngulës. familjaret do ju kritikojnë për disa gjera, por nuk duhet te mërziteni.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Me bekimin e yjeve, jeta juaj ne çift do jete edhe me harmonike gjate kësaj jave. Do dilni me shume, do argëtoheni dhe do përjetoni ndjesi te paimagjinueshme. Beqaret do jene ne kërkim te lidhjeve serioze dhe te rafinuara, çka nuk do ju mundësohet dot sot. Atyre do ju duhet te presin edhe pak kohe. Sektori i financave do jete tej mase i privilegjuar dhe situata do ketë përmirësime te konsiderueshme. Gjendja shëndetësore ka për te qene shume me e mire se me pare dhe do e rifitoni energjinë e humbur. Ne pune do ketë probleme, sfida, por edhe arritje te mëdha. Bëhuni gati për ndryshime te mëdha. Jeta familjare nuk do ketë asnjë lloj tronditjeje dhe do merreni vesh mire me te gjithë.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Nëse kohet e fundit keni pasur probleme e vështirësi me partnerin, këtë jave situata do ndryshoje për mire. Do jeni ne humor për te bere shaka dhe për te hapur edhe rruge atëherë kur duhet. Beqaret me ne fund do takojnë një person qe do iu përshtatet ne çdo pike dhe do fillojnë me te një lidhje te qëndrueshme. Gjendja e financave do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po u treguat do keni edhe tronditje te forta. Gjendja shëndetësore ka për te qene e shkëlqyer. Do ndiheni plot energji e dinamizëm. Ne pune do filloje një periudhe shume e kënaqshme dhe me arritje te njëpasnjëshme. Zbatojini ende rekomandimet e dhëna nga miqtë. Jeta familjare do jete me e ekuilibruar.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Influenca pozitive e yjeve do sjelle ekuilibrin ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave. Do i keni mendimet me te qarta dhe do i kuptoni edhe gabimet qe keni bere me pare. Beqaret do jene pafund joshës dhe tërheqës prandaj do e gjejnë edhe personin qe do iu përshtatet me tepër. Shume gjera do ndryshojnë për ta duke filluar nga dita e mërkurë. Ne planin financiar do jeni më me fat se kurrë me pare, prandaj gjendja do përmirësohet tej mase. Shëndeti mund te ketë shqetësime te vogla ditët e para, por situata do përmirësohet menjëherë. Ne pune do ketë ndryshime rrënjësore, kështu qe bëhuni gati. Edhe te papunët do marrin lajme pozitive. Jeta familjare do mbetet e kënaqshme.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Ka rrezik qe gjerat t’iu ndërlikohen tej mase këtë jave juve qe jeni ne një lidhje. Do keni debate te forta me partnerin pasi për asgjë nuk do bini dakord me njeri-tjetrin. Ne shume momente do ndiheni vërtet keq dhe do qani. Beqaret ka gjase t’i rikthehen një historie te vjetër, por kësaj here gjerat kane për te qene tërësisht ndryshe. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme, gjithsesi nëse tregoheni te kujdesshëm dhe mendoni edhe për te ardhmen gjerat do normalizohen. Shëndeti do jete me i kënaqshëm se një jave me pare. Nuk do keni me shqetësimet nga barku apo mesi. Edhe ne pune do i keni gjerat shume me te thjeshta dhe do arrini rezultate te larta. Familja e qete.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete me i ngrohte gjate gjithë kësaj jave. E mërkura, e enjtja dhe e shtuna janë ditët ideale për te marre edhe disa vendime ose për te bere plane afatgjata. Beqaret do kenë plot njohje, por nuk pritet te nise ndonjë lidhje e jashtëzakonshme qe do ju beje te drithëroheni. Buxheti do jete me i ekuilibruar kështu qe mund te përfitoni te hiqni edhe ndonjë para mënjanë. Gjithmonë duhet menduar edhe për te ardhmen. Për shëndet te mire, duhet te keni kujdes me higjienën, duhet te flini me tepër dhe te ushqeheni ne mënyrë te ekuilibruar. Ne pune do jeni shume te përqendruar dhe do arrini te gjitha objektivat qe do i vini vetes. Jeta familjare nuk do jete e mërzitshme.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Ka rrezik qe gjate kësaj jave te ndodhin incidente te ndryshme ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah. Do jeni shume te palogjikshëm dhe mund te bëni gjera qe do e lëndojnë tjetrin. Mos përfitoni nga dashamirësia e tij sepse ne një moment ai mund t’iu braktise përfundimisht. Beqaret do kenë disa takime, por për fat te keq do përballen me zhgënjime. Financat do jene me shume te trazuara sesa te stabilizuara. Nëse nuk e organizoni dot vete këtë sektor kërkoni ndihme nga specialistet. Gjendja shëndetësore do jete me e mire. Do keni energjinë qe do ju nevojitet. Jeta profesionale do jete e shkëlqyer sidomos nëse jeni jurist. Mund te keni përfitime shume shpejt nga një pune qe do nisni. Familja e qete.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Jeta juaj ne çift ka rrezik te përballet me stuhi te fuqishme gjate gjithë kësaj jave. Do jeni shume te pakuptueshëm dhe te paqëndrueshëm kështu qe nuk do jete faji i partnerit qe do ju kritikoje. Ne fakt shpesh as ju nuk do e kuptoni veten tuaj. Beqaret ka shume mundësi te fiksohen pas dikujt dhe menjëherë te vendosin te fillojnë një lidhje. Financave jepuni prioritet, pasi pa një buxhet te mire nuk mund t’ia plotësoni dot nevojat vetes. Gjendja shëndetësore nuk ka për te qene e shkëlqyer. Lodhja do beje te veten kështu qe mundohuni here pas here te relaksoheni. Ne pune do i bëni te gjitha përpjekjet për te arritur atje ku dëshironi dhe me pak mundim do ja dilni mbanë. Jeta familjare nuk do ketë probleme.

 

0.7 horoskopi javor

0.8 horoskopi mujor

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.