Horoskopi javor nga 18 shtator deri 24 shtator 2017

0.1horoskopijavor525412 1

DASHI21. mars – 20. prill

Mundohuni te jeni sa me realiste këtë jave ju te dashuruarit sepse po kërkuat gjera te pamundura do zhgënjeheni dhe do lëndoni veten. Nuk duhet as t’ia hidhni fajin atij qe keni ne krah sepse do jete gabim. Beqaret do jene shume te logjikshëm dhe nga ana tjetër shume te zotet për ta bere për vete atë qe pëlqejnë. Nga e mërkura do filloje një tjetër etape ne jetën e tyre. Buxheti nuk ka për te qene ne gjendjen me te mire te mundshme kështu qe e mira është te mos nxitoheni me investimet. Rezistenca fizike dhe ajo morale nuk do jete shume e mire, kështu qe kujdesuni me tepër për veten. Ne pune do ju dalin përpara vështirësi te njëpasnjëshme qe mund te kalohen vetëm me durim e këmbëngulje. Familja pa probleme.

DEMI21. prill – 21. maj

Këtë jave jeta juaj ne çift do ketë përmirësime te ndjeshme. Jo vetëm qe nuk do ndieni me tensionin e dikurshëm, por do përjetoni edhe emocione te veçanta. Beqaret nuk duhet për asnjë moment ta mbajnë mendjen tek krijimi i një lidhjeje serioze. Po ja lanë gjerat kohës do jene me te qete dhe do kenë sukses. Buxheti nuk do jete aspak i keq, megjithatë me mire te shpenzoni me kursim sot ne mënyrë qe nesër gjendja te jete e shkëlqyer. Shëndeti për fat te mire nuk do ketë probleme serioze, përveç ndonjë shqetësimi te vogël nga ndryshimi i motit dhe nga lodhja. Ne pune do keni një takim te rëndësishëm prej te cilit do varet gjithë e ardhmja juaj. Jeta familjare do jete e bukur.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Këtë jave do ndodhin ngjarje vërtet te rëndësishme për jetën tuaj ne çift te cilat do ua mbushin zemrën me gëzim. Partneri do ju gjendet pranë gjithë kohës dhe do ju beje te ndieni aq mire saqë gjithë kohës do buzëqeshni. Beqaret me mire te mos nxitohen për asgjë sepse jeta mund t’iu ndërlikohet tej mase. Nëse nuk do jene te sigurte për diçka me mire te mos hedhin hapa. Me financat do jeni te kujdesshëm ne maksimum dhe ne këtë sektor nuk do keni aspak probleme. Shëndeti? Për fat te keq gjendja nuk do jete ashtu si ju do dëshironit. Mos respektimi i rregullave te higjienës do sjelle pasoja. Ne pune merrini gjerat shtruar dhe çdo gjë do ece si duhet. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Do jeni shume kërkues këtë jave ju te dashuruarit dhe mund te mërziteni pa mase nëse partneri nuk ua plotëson dëshirat. Me e mira është te flisni hapur me te e te sqaroheni për gjithçka. Beqareve do ju ndodhin gjera qe as nuk i kishin imagjinuar me pare. Pe ta jeta do marre plotësisht një tjetër drejtim. Financat do jene disi me te mira se disa kohe me pare, gjithsesi e mira është qe për çdo shpenzim te bëni llogari. Shëndeti here pas here do ketë edhe shqetësime sidomos nga sistemi tretës. Kujdes me ushqimin. Ne pune do keni edhe pengesa apo vështirësi, por nuk duhet te dekurajoheni apo te dorëzoheni. Jeta familjare do jete gjithmonë mbështetje e forte.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Jeta juaj ne çift do jete e kënaqshme gjate gjithë kësaj jave. Toleranca dhe mirëkuptimi do jene ato qe nuk do lejojnë te lindin probleme. Beqareve do ju rendoje aq shume vetmia saqë pa u menduar dy here do fillojnë aventura kalimtare., Disa mund te ndeshen edhe me persona jo shume te dashur. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Nëse nuk merrni masa dhe nuk e stabilizoni sa me pare atë situata do përkeqësohet me tepër. Për shëndet me te mire duhet here pas here te çlodheni, te meditoni e te praktikoni nga pak yoga. Ne pune do jete një jave e qete dhe ka mundësi te merrni edhe ndonjë promocion. Jeta familjare duhet pasur me tepër nen kujdes.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Konfigurimi i yjeve nuk do e favorizoje aspak harmoninë ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave. Here pas here do keni divergjenca dhe nuk do ndiheni te qete. Beqaret ka mundësi te bien ne dashuri me persona qe nuk kane asnjë lloj konsiderate për ta. Kjo do i lëndojë pamase. Edhe ne planin financiar duhet te bëni kujdes. Një gabim i vogël mund te sjelle dëme te parikuperueshme dhe nga ana tjetër askush nuk do ju gjendet pranë për t’iu ndihmuar te ringriheni. Sektori i shëndetit për fat te mire nuk do ketë probleme. Ne pune here pas here do ndiheni te bllokuar për te ecur para, por pas te enjtes çdo gjë do normalizohet. Ne familje do mbizotërojë një klime e ngrohte.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Kjo jave do jete shume e mire për te dashuruarit. Do merreni vesh për çdo gjë me atë qe keni ne krah dhe mund te merrni edhe vendimet qe deri me sot nuk kishit mundur. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe ne mendje do kenë vetëm idenë qe te fillojnë sa me pare një lidhje. Ne planin financiar nuk do përballeni aspak me surpriza te pakëndshme, përkundrazi situata do jete e qëndrueshme. Shëndeti nuk do ketë shqetësime te mëdha megjithatë do bëni mire te mbani pak diete ushqimore. Mos e teproni me yndyrën dhe konsumoni me shume perime e fruta. Ne pune do keni goxha vështirësi dhe pa ndihmës e kolegeve nuk do ja dilni dot mbanë.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Jete juaj ne çift nuk do jete çdo dite e mire këtë jave. Ne shume raste do përballeni me vështirësi te mëdha dhe nuk do dini çfarë te bëni. Beqaret nuk do kenë nerva dhe dëshirë te dalin e te kërkojnë dashurinë, por për çudinë e tyre një person do ju shfaqet si me magji dhe do ju propozoje një lidhje serioze. Buxheti do jete goxha i mire, megjithatë mire është te mos kryeni shpenzime te konsiderueshme për shtëpinë sepse do ju duhen paratë për me vone. Shëndeti do kërkojë me shume përkujdes se me pare sepse po e late veten pas dore shume shpejt do fillojnë shqetësimet. Ne pune do jete Jupiteri ai qe do ua qartësojë mendimet dhe do beje qe te arrini atë qe doni. Me familjaret do kaloni disa vështirësi.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Do ndodhin gjera fantastike këtë jave për juve qe jeni ne një lidhje dhe do përjetoni vërtet lumturi pafund. Shijojeni çdo çast ne maksimum. Edhe beqaret do kenë një periudhe te begate. Ditën e mërkurë ose te premte mund te realizojnë takimin e ëndrrave. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme, kështu qe ose kërkoni ndihme, ose kufizojini ne maksimum shpenzimet. Rezistenca imunitare ka për te qene disa here me e mire se me pare, kështu qe nuk do keni asnjë lloj shqetësimi shëndetësor. Ne pune me ne fund do i konkretizoni disa projekte te menduara prej kohesh dhe do ndiheni te plotësuar. Bravo edhe për këmbënguljen. Jeta familjare do ece me se miri.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Kjo jave do jete shume me ndryshe nga me pare për juve qe jeni ne një lidhje. Do jeni te logjikshëm dhe do i pranoni gabimet qe keni bere. Beqaret do realizojnë takime interesante te cilat kane për te ndryshuar rrënjësisht te ardhmen. Emocionet do shumëfishohen. Buxhetit do i kushtoni vëmendje te jashtëzakonshme dhe do arrini jo vetëm ta stabilizoni situatën, por ne fundjave do ketë edhe ndonjë përmirësim te vogël. Shëndeti here pas here do ketë shqetësime sidomos nga mungesa e gjumit. Ne pune do përqendroheni plotësisht tek objektivat dhe nuk do ndaleni derisa t’ia dilni. Ne familje atmosfera do behet e mërzitshme.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Do jeni here pas here agresive këtë jave ju te dashuruarit dhe kjo mund te shkaktoje debate te forta. Nuk duhet kurrsesi te mendoni se ai qe keni ne krah është prona juaj dhe mund te bëni çdo gjë qe dëshironi. Beqaret nuk do arrijnë dot ta kontrollojnë veten dhe ka rrezik te hedhin hapa te^ gabuara. Ne planin financiar rrethanat do jene goxha te favorshme. Do përmbyllni me sukses një projekt gjigand dhe do merrni goxha para. Shëndetin duhet ta keni me shume ne vëmendje. Mbani larg mikrobet dhe ndotësit me një higjiene strikte. Ne pune do jeni te vendosur, te guximshëm dhe largpamës. Do keni vetëm arritje ne karriere. Edhe jeta familjare do jete e mire.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Për fat te mire këtë jave nuk do ketë stuhi te fuqishme ne jetën tuaj ne çift, por mire do jete te shmangni me çdo kush rutinën. Mendoni gjera interesante nëse doni qe emocionet te shtohen. Beqaret as qe do mendojnë te bëjnë ndryshime ne statusin e tyre, pasi tani për tani nuk e ndiejnë te nevojshme. Klima ne planin e financave nuk do jete aspak e mire, kështu qe bëni kujdes me çdo hap qe do hidhni. Huat shmangini me çdo kusht. Shëndetin duhet ta keni me shume kujdes sidomos nëse se fundmi keni pasur shqetësime nga zemra apo nga veshkat. Nga ana tjetër merrni vitamina për te forcuar imunitetin. Ne pune duhet te jeni me guximtare dhe nuk duhet te ndaleni përballë sfidave qe do ju dalin. Jeta familjare do jete e paqte.

0.7 horoskopi javor

0.8 horoskopi mujor

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.