Horoskopi javor nga 28 gusht deri 3 shtator 2017

Marrëdhënia juaj ne çift do jete shume me e forte këtë jave. Yjet do ndikojnë gjithmonë pozitivisht dhe do ju bëjnë përherë te logjikshëm e te dashur. Duke e lënë tjetrin te shprehet e te veproje lirshëm gjerat do bëhen edhe me emocionuese. Për beqaret qe janë gati te provojnë eksperienca te reja çdo gjë mund te ndodhe. Situata financiare do përmirësohet tej mase pas te gjitha përpjekjeve qe ju keni bere këto kohe. Lejojini vetëm edhe disa investime me shume. Shëndeti ditët e para mund te kenë shqetësime te vogla, por situata ka për t’u përmirësuar me shpejt nga sa mendonit. Ne pune vetëm me durim dhe këmbëngulje mund t’i arrini objektivat. Jeta familjare nuk do ketë vështirësi.

Për pjesën me te madhe te çifteve këtë jave nuk ka për te pasur probleme serioze. Toleranca dhe mirëkuptimi do jene çelesta për te zgjidhur edhe ndonjë problem te vogël qe mund te linde. Beqaret do kenë veçse mundësi për dashuriçka kalimtare, ndërsa për lidhje serioze do ju duhet te presin ende kohe. Me shpenzimet tregohuni te arsyeshëm dhe keni për ta para qe gjendja do përmirësohet akoma me tepër. Shëndeti do përmirësohet nëse merrni me pak aktivitet fizik dhe nëse ushqeheni ne mënyrë te ekuilibruar. Ne pune do jeni shume te nevojshëm ne mjedisin profesional dhe do jepni ndihmese te çmuar ne një projekt te nisur. Jeta familjare do jete harmonike.

Pas te mërkurës jete juaj ne çift do marre një shkëlqim te jashtëzakonshëm. Yjet do e bëjnë gjate gjithë kohës atmosferën emocionuese dhe do gëzoheni pamase. Ndjenjat do i shprehni me mënyra nga me te ndryshmet. Beqaret do kenë njohje dhe do dalin neper takime, por nuk do dëshirojnë te fillojnë lidhje serioze. Buxheti do jete aq i mire saqë mund te bëni pa frike çdo lloj investimi qe keni menduar me pare. Për shëndet te mire qetësohuni here pas here, pini lëngje dhe ecni me këmbë. Ne pune do ketë diçka qe do ju stimuloje për te hedhur hapa te mëdha përpara. Jeta familjare do jete e qëndrueshme.

Do jeni tej mase xheloze për partnerin tuaj këtë jave dhe do mundoheni ta kontrolloni ne çdo moment. Kjo do e acaroje aq shume atë qe keni ne krah saqë do mendoje edhe te largohet përfundimisht prej jush. Ndryshoni sa me pare sjellje nëse nuk doni ta humbni atë. Beqaret jo vetëm qe do joshin e do flirtojnë, por mund te fillojnë edhe lidhje. Gjendja financiare do jete ne periudhën me te mire te mundshme, kështu qe duhet te përfitoni për te bere një riorganizim e për te hequr para mënjanë. Shëndeti ka rrezik te ketë disa probleme te vogla. Kujdes me teprimin e çokollatës, pijeve me gaz dhe salcave pikante. Ne pune do jeni goxha dinamike dhe do hidhni hapat e duhura. Familjen do e keni gjithë kohës mbështetje.

Këtë jave duhet te reflektoni me shume kujdes ju te dashuruarit para se te veproni sepse ne te kundërt mund te bëni gabime me pasoja për te ardhmen. Beqaret jo vetëm qe do kenë mundësi për njohje, por mund te fillojnë edhe lidhje afatgjata. Dita më me fat do jete e enjtja. Buxhetin do dini si ta menaxhoni me shume përkujdes dhe maturi kështu qe gjerat do ju ecin me se miri. Shëndeti nuk do jete shume i mire ne çdo moment. Ne disa momente ankthi dhe stresi nuk do ju lënë te qete. Ne pune do keni arritje edhe me te mëdha nëse jeni me profesion te lire. Me familjaret duhet te jeni realiste dhe me te dashur.

Këtë jave do ju duket sikur do ringjalleni ju te dashuruarit. Partneri do ju surprizoje ne momentin qe me pak do e prisni dhe zemra do ju rrahe fuqishëm. Beqaret do kenë plot mundësi për aventura. Nëse preferojnë lidhjet serioze duhet te presin fundjavën dhe duhet t’i bëjnë sytë katër. Ne planin financiar nuk keni për te pasur asnjë vështirësi te dukshme, megjithatë nëse doni qe gjendja te përmirësohet me tepër, kurseni nga pak. Shëndeti nuk do jete i shkëlqyer, por për fatin e mire do ketë vetëm ndonjë shqetësim te vogël. Ne pune do keni suksese, por kjo do nxite konflikte me disa kolege. Familjen mos e lini pas dore.

Jeta juaj ne çift ka për te qene shume e mire këtë jave kështu qe nuk do keni asgjë për çfarë te ankoheni. Entuziazmi dhe alegria do ju pushtojnë here pas here, prandaj zemra do ju rrahe me fort. Beqaret do kenë disa takime, por nuk do ndihen ende gati për te hedhur hapa. Gjithsesi me mire le te ruajnë lidhjet miqësore derisa te qartësohen përfundimisht me veten. Ne planin financiar duhet te reflektoni me shume kujdes para se te shpenzoni. Llogarite do ju ndihmojnë ta mbani gjendjen te qëndrueshme. Shëndeti do jete përgjithësisht i mire, por me shume energjike dhe ne forme do ju beje ecja ne natyre dhe noti. Ne pune do lidhni kontakte me persona te rëndësishëm dhe shume gjera do ndryshojnë për ju. Edhe familja e qete.

Këtë jave do bëni çdo gjë vetëm për ta përforcuar marrëdhënien tuaj ne çift, madje mund te debatoni edhe me te afërmit. Pas te martës keni për te pasur me tepër momente te lumtura. Beqaret do kenë një jave te animuar e te mbushur plot emocione, prandaj nuk do e kërkojnë me ngulm ndryshimin e statusit. Ne planin financiar situata do vije çdo dite duke u përmirësuar dhe ne fundjave do mundni te bëni edhe investime te mëdha. Shëndeti here pas here mund te ketë edhe disa shqetësime për shkak te lodhjes nga puna. Gjithsesi asgjë për te vene alarmin. Sektori profesional do jete i ngarkuar, por do vendosni çdo gjë ne vije. Shume shpejt do merrni edhe propozime interesante. Familja do jete gjithmonë mbështetje.

Marrëdhënia mes jush dhe partnerit ka për te qene e shkëlqyer gjate kësaj jave. Askush dhe asgjë nuk do mundet dot t’ua prishe harmoninë qe ka kohe qe mbizotëron. Beqaret do jene optimiste dhe do e kërkojnë çdo moment personin e tyre te ëndrrave. Ditët më me fat do jene e enjtja dhe e shtuna. Për sa i përket fushës se financave, ajo ka për te qene gjithë kohës e mire. Do jeni shume te logjikshëm me çdo hap dhe nuk do bëni gabime. Shëndeti nuk do jete aspak i keq, përveç atyre qe vuajnë nga sëmundje kronike dhe qe duhet te bëjnë kujdes. Ne pune do jeni këmbëngulës, konkurrues dhe keni për te arritur suksese te mëdha. Ne familje do i rregulloni problemet dhe do ndiheni shume me te qete.

Jave e mbushur me harmoni dhe gëzime ka për te qene kjo për gjithë ata qe janë ne një lidhje. Sado qe persona te shumte do mundohen t’iu joshin, ju do i qëndroni besnike atij qe keni ne krah dhe do e dashuroni atë me gjithë qenien tuaj. Beqaret do kenë kërkesa te shumta dhe jo reale, kështu qe edhe këtë jave nuk do arrijnë dot te gjejnë personin qe t’iu përmbushë çdo kërkesë. Gjendja financiare do jete e vështirë ditët e para, por pas disa parave qe do iu vijnë papritur nga disa te afërm, situata do filloje te ndryshoje. Gjendja shëndetësore do lere disi për te dëshiruar. Shpesh do ndiheni pa fuqi. Ne pune do jeni mjaft profesioniste dhe këmbëngulës. Çdo detyre qe do i vini vetes do e arrini menjëherë. Me familjaret do bashkëpunoni dhe do flisni hapur.

Jave e mbushur me vështirësi te njëpasnjëshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do merreni vesh me njeri-tjetrin dhe secili do mendoje se ka te drejte për atë qe do thotë. Beqaret nuk duhet ta ndalin veten dhe duhet te bëjnë çdo gjë qe do ju thotë zemra. Për ta ka për te pasur surpriza fantastike. Financat nuk do jene aspak te këqija, përkundrazi pas te mërkurës mund te ketë edhe disa përmirësime. Shëndeti nuk do jete i keq, megjithatë kujdesi me ushqimin, aktiviteti fizik dhe gjumi i mire do ju beje akoma me mire. Ne pune do jeni ambicioze dhe do bëni te pamundurën qe t’ia dilni mbanë. Do lodheni, por nuk do dekurajoheni asnjëherë. Marrëdhënia me familjaret do mbetet e kënaqshme.

Ne jetën tuaj ne çift do ketë ngjarje te rëndësishme këtë jave. Do jeni me shprehës e me te përkujdesur me partnerin tuaj kështu qe edhe emocionet do jene me te forta. Ai nga ana tjetër do ju beje surpriza e madje edhe një propozim mbresëlënës. Beqaret do e gjejnë princin e kaltër ne një mjedis te veçante qe as nuk e kishin imagjinuar ndonjëherë. Financat do jene te mira, por jo aq sa për t’i shpërdoruar e sa për te dhënë hua. Ne pune do jeni kurajoze, guximtare dhe te vendosur. Shëndeti mund te ketë shqetësime te vogla vetëm nga stresi dhe ankthi. Edhe pse vete nuk e kishit besuar, këtë jave do arrini majat e suksesit e do merrni vlerësime. Jeta familjare do jete e kënaqshme.