Horoskopi javor nga 7 gusht deri 13 gusht 2017

0.1horoskopijavor525412 1

DASHI21. mars – 20. prill

Nen ndikimin pozitiv te planetëve jeta juaj ne çift do jete disi me e mire këtë jave. Nuk do lejoni qe gjerat te ndërlikohen kot se koti, por do merrni masa strikte. Pas te enjtes gjerat kane për te ecur me mire nga sa e kishit menduar. Beqareve do ju ndodhin gjera interesante dhe do përjetojnë vetëm emocione pozitive. Buxheti do ketë disa përmirësime, por nëse nuk kujdeseni për shpenzimet situata shume shpejt mund te përkeqësohet. Gjendja shëndetësore nuk do jete aspak e mire. Do keni shqetësime te njëpasnjëshme te cilat po i late pas dore do përkeqësohen me tepër. Ne pune duhet te luftoni akoma me fort për te arritur atje ku dëshironi. Mos u dorëzoni qe me pengesën e pare qe mund t’iu dale. Familja pa asnjë problem.

DEMI21. prill – 21. maj

Kjo jave do jete shume me ndryshe nga me pare për juve qe jeni ne një lidhje. Do jeni te logjikshëm dhe do i pranoni gabimet qe keni bere. Beqaret do realizojnë takime interesante te cilat kane për te ndryshuar rrënjësisht te ardhmen. Emocionet do shumëfishohen. Financat do jene akoma me te begata fale një trashëgimie qe do merrni. E kishit ëndërruar prej kohesh këtë gjë. Shëndeti për fat te keq nuk do jete i mire. Do keni dhimbje grykesh, dhimbje koke dhe do jeni pa fuqi. Beni vizita tek mjeku dhe merrni kura vitaminash. Ne pune do jeni ekip i forte dhe keni për ta përmbyllur me sukses atë qe keni arritur. Jeta familjare do vazhdoje te mbetet gjithë kohës e mire.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Juve qe jeni ne një lidhje do i merrni gjerat me seriozisht gjate kësaj jave dhe do e konsolidoni marrëdhënien me partnerin. Do kaloni vetëm momente te këndshme. Beqaret do kenë flirtime, joshje dhe dashuriçka kalimtare. Ende nuk do ketë ardhur koha për te filluar lidhje te qëndrueshme. Ne planin financiar mos luani shume me zjarrin, por hidheni çdo hap te mirëmenduar. Shëndeti mund te kenë disa probleme te vogla ditët e para. Mund te keni rrufe, dhimbje koke ose fyti, por pas te mërkurës do ndiheni me te qete. Ne pune do iu jepen detyra te reja qe do kërkojnë me shume maturi dhe përgjegjësi. Jeta familjare ka për te qene harmonike gjithë kohës.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Ka rrezik qe marrëdhënia juaj me partnerin te pësojë tronditje gjate kësaj jave. Do keni debate serioze te cilat nuk do përfundojnë mire. Beqaret do jene te lire te bëjnë atë qe do duan. Ditët më me fat për te takuar persona interesante do jene e mërkura dhe e shtuna. Buxheti do jete i mire dhe pa probleme, megjithatë sa here te bëni shpenzime duhet t’i bëni me kujdes llogarite. Shëndeti do vije duke u përmirësuar dite pas dite. Nuk do i ndieni me dhimbjet e kohëve te fundit. Ne pune do e dini mire ku te fokusoheni me tepër qe ta keni me te lehte arritjen e objektivit. Beni vetëm kujdes nga disa kolege qe iu kane inat dhe do mundohen t’iu pengojnë. Jeta familjare do jete e favorizuar.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Mos tentoni te provokoni xhelozinë e partnerit tuaj gjate kësaj jave. Dihet qe do e bëni për te kuptuar sesa iu do por kjo taktike është e rrezikshme dhe mund te sjelle pasoja. Një person mjaft romantik do te vije ne jetën e beqareve. Mos u nxitoni për asgjë qe te përjetoni edhe me tepër emocione. Do hyni ne një periudhe te mire financiare. Buxheti do te ekuilibrohet. Ne parim do te gëzoni edhe një shëndet shume te mire, por gjithsesi mos e lini veten shume pas dore. Merkuri do jete planeti qe do iu japë me shume mbështetje ne planin financiar. Shefat dhe koleget do iu admirojnë për shkak te arritjeve qe do keni. Do shkëlqeni! Një familjar do jete i mërzitur dhe do kërkojë vëmendjen tuaj.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Do kaloni vetëm momente te këndshme këtë jave ju te dashuruarit dhe do ju duket vetja sikur jeni neper ëndrra. Partneri do kujdeset për detajet me te vogla dhe do ju beje te ndiheni me se miri. Beqaret do marrin propozime dhe ftesa te veçanta, por duhet te qëndrojnë me këmbë ne toke qe te mos gabojnë. Ne planin financiar duhet te jeni shume here me te kujdesshëm dhe te mendoheni mire para se te hidhni hapa. Me shëndetin do keni here pas here probleme te vogla, por nuk duhet te alarmoheni kurrsesi. Jeta profesionale do jete dinamike dhe e jashtëzakonshme. Do keni besim tek vetja dhe do guxoni me shume se kurdoherë. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Ka rrezik qe këtë jave te keni probleme dhe debate te forta me partnerin tuaj për shkak te një keqmenaxhimi te financave te përbashkëta. Beqaret do dine si te veprojnë ne çdo moment dhe jeta do ju marre një tjetër drejtim. Zemra do filloje t’iu rrahe edhe me fort. Ne planin financiar nuk duhet ta humbni optimizmin se gjithçka do rregullohet, vetëm se duhet te bëni edhe ju me shume përpjekje. Për shëndetin do jete periudhe goxha e vështirë. Do keni shqetësime te njëpasnjëshme nga pjese te ndryshme te trupit. Ne pune mund te arrini me lart nëse punoni ne ekip dhe nëse nuk ndaleni për asnjë çast. Jeta familjare nuk do jete aspak e mire sepse nuk do ju pëlqejnë kritikat qe do iu bëjnë te afërmit.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Klima yjore e kësaj periudhe do kontribuoje ne harmoninë dhe paqen e jetës ne çift. Për te përfituar sa me shume bëni me tepër lëshime për njeri-tjetrin. Kësaj jave beqaret do kenë mundësinë te bëjnë një takim premtues. Do ketë edhe dashuri me shikim te pare. Përfitoni! Kërkoni ndihmën e dikujt për t’i menaxhuar me mire te ardhurat tuaja. Sigurisht qe paraja nuk sjell gjithmonë lumturinë, por nuk mund te jesh e lumtur pa para. Kujdesuni me shume për veten dhe ruajuni nga problemet me tretjen e ushqimit. Ne jetën profesionale do keni goxha ndryshime pozitive. Dikush do iu beje edhe një propozim interesant. Familja nuk do ketë probleme.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Jetesa ne çift nuk do jete aq e mire sa ju e kishit ëndërruar. Kujdes duhet bere ditën e marte dhe te mërkurë sepse partneri do jete me nerva dhe mund te këmbëngulë për disa gjera. Me mire hapni rruge. Beqaret nuk duhet t’i japin fjalën dikujt apo te bëjnë premtime, por duhet te njihen sa me mire me ta para se te hedhin hapa. Financat duhet t’i menaxhoni me sa me shume përkujdes dhe maturi qe te mundeni edhe pse ne fakt do merrni para nga te afërmit. Për shëndet te mire, mos e teproni me ushqimet dhe mbani dieta atleti. Do e shihni qe do ndiheni sikur keni rilindur. Ne pune do ja dilni mbanë t’i realizoni projektet fale vendosmërisë dhe këmbënguljes.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Kjo jave ka për te qene shume e mire për ata qe janë ne një lidhje. Ne pjesën me te madhe te ditëve do mbizotërojë harmonia dhe çastet e lumtura. Beqaret do jene me më shume fat se asnjëherë dhe do gjejnë personin qe do ju përshtatet plotësisht. qe nga e marta jeta e tyre do ndryshoje. Ne planin financiar zemra duhet te merrni masa strikte nëse doni qe gjendja te stabilizohet. Po shpenzuat pa mase do keni probleme. Shëndeti do jete i mire dhe pa shqetësime. Edhe dhimbja e barkut qe keni ndier se fundmi do qetësohet. Ne pune ambienti do jete i tille qe do iu stimuloje te bëni çdo përpjekje për t’ia dale mbanë. Me familjaret do ruani një marrëdhënie te ngrohte.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Mos e gënjeni partnerin tuaj gjate kësaj jave sepse kjo nuk është mënyra e duhur për ta përmirësuar atmosferën. Gjithçka do dale ne drite një moment dhe situata mund te ndërlikohet me tepër. Beqaret do realizojnë takime te papritura, por qe do ua ndryshojnë jetën rrënjësisht. Do kuptoni qe edhe ëndrrat mund te realizohen. Financat do jene goxha te mira, megjithatë vazhdoni te shpenzoni me maturi duke menduar edhe për te nesërmen. Gjendja shëndetësore nuk do jete e keqe, madje mund te ndiheni edhe me ne forme se një jave me pare. Ne pune do i besoni inteligjencës dhe intuitës tuaj dhe keni për te arritur majat. Ne familje do ketë ndryshime dhe lajme te reja.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Nëse i përkushtoheni me shume atij qe keni ne krah gjate kësaj jave, marrëdhënia ne çift do ketë shume përmirësime. Shprehini ndjenjat ashtu si t’i keni ne zemër. Ndonjëherë edhe një gjest i këndshëm mund t’iu beje te ndiheni me se miri. Beqaret do jene ne humor te mire dhe te gatshëm te nisin edhe aventura vetëm qe te mos mbeten vetëm dhe te përjetojnë sa me shume emocione. Financat do jene goxha me te stabilizuara dhe kjo fale perkujdesit qe keni treguar. Vazhdoni kështu dhe gjendja do ketë akoma me shume përmirësim. Shëndeti do kërkojë me shume vëmendje sepse mund te keni disa shqetësime te vogla. Ne pune vetëm me përqendrim dhe durim do arrini atje ku doni. Ne familje do ndodhe diçka shume e bukur.

0.7 horoskopi javor

0.8 horoskopi mujor

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.