Horoskopi javor nga 24 korrik deri 30 korrik 2017

Gjate gjithë kësaj jave do mbizotërojë bashkëpunimi dhe komunikimi ne jetën tuaj ne çift. Do ja kaloni aq mire pranë partnerit saqë nuk do keni asgjë me shume çfarë t’i kërkoni atij. Beqaret do kenë gjithashtu një periudhe goxha te favorshme. Pas te mërkurës ata mund te gjejnë edhe personin e tyre te ëndrrave. Gjendja financiare ka për te qene e kënaqshme. Do dini gjate gjithë kohës si t’i organizoni te ardhurat dhe nuk do gjendeni ne vështirësi. Shëndeti nuk do jete aspak i keq sidomos nëse kujdeseni pak me shume për ushqimet qe do konsumoni. Ne pune do keni energjinë e nevojshme për te arritur çdo pikësynim qe do i vini vetes. Jeta familjare nuk do ketë asnjë lloj problemi.

Planetët do ju përkëdhelin gjate gjithë kohës këtë jave dhe zemra do përjetojë emocionet nga me te fortat. Te mërkurë ose te enjte do keni edhe disa surpriza. Beqaret do dine si te joshin dhe do e arrijnë shume shpejt te fillojnë një lidhje te qëndrueshme, te bukur dhe afatgjate. Buxheti ne shume momente do jete delikat dhe do gjendeni ne vështirësi edhe për te kryer shpenzimet me te domosdoshme. Kërkoni ndihme nga te afërmit pa ju ardhur zor. Shëndeti do kërkojë pak me tepër përkujdes. Flini mjaftueshëm, mos u ngarkoni me pune dhe ushqehuni sa me mire. Keni për ta pare energjinë qe do ju shoqërojë. Ne pune do jete një periudhe e mbushur me goxha vështirësi, por gjithsesi me pak diplomaci do ja dilni. Me familjaret mos u tregoni te ashpër.

Jave shume harmonike ka për te qene kjo për ata qe e kane tashme një lidhje. Vetëm ne fundjave mund te linde ndonjë debat i vogël për pushimet qe po planifikoni. Ne përgjithësi te gjithë do ju kenë zili për bashkëpunimin dhe ambientin e krijuar. Beqaret nuk e kenë te vështirë ta gjejnë personin e duhur sepse ai është me pranë nga sa ata mund ta kishin menduar ndonjëherë. financat do fillojnë te përmirësohen dalëngadalë, por gjithsesi ky është një sinjal i mire. Shëndeti do jete sektori me delikat. Mbajeni me shume ne vëmendje dhe mos neglizhoni asnjë lloj shqetësimi. Ne pune te gjitha rrethanat do jene te favorshme qe ju te hidhni hapat e menduara. Jeta familjaret do jete e kënaqshme.

Nëse kohet e fundit jeta juaj ne çift është përballur me probleme dhe vështirësi, këtë jave shume gjera do ndryshojnë njëherë e mire. Do dini si t’i ndreqni gjerat dhe do jeni me optimiste për te ardhmen. Beqaret duhet te ndryshojnë sa me pare strategjinë e joshjes sepse po vazhduar ashti si e kane nisur nuk do arrijnë dot asgjë. Buxheti do jete goxha i mire, megjithatë nëse tregoheni me te kursyer dhe shpenzoni me llogari, gjendja ka për te qene me e mire. Shëndeti do jete i shkëlqyer dhe do merrni fryme lirisht. Ne pune gjerat do ju ecin mire, por do jeni tejet kritike ndaj vetes dhe nuk do kënaqeni asnjëherë. Familjaret do i keni mbështetje kurdoherë.

Gjerat do varen nga situata ne te cilën ndodhet lidhja juaj këtë jave. Nëse keni një lidhje te forte asgjë dhe askush nuk do mund t’ua prishe harmoninë. Nëse lidhja juaj ka pasur tronditje se fundmi, situata di vije duke u përkeqësuar dite pas dite. Buxheti ka për te qene goxha i mire kështu qe mund te përfitoni për t’i kryer te gjitha investimet qe keni menduar. Nëse keni borxhe te vjetra shlyejini pa humbur kohe. Marsi do jete planeti qe do ndikoje keq tek shëndeti dhe mund te sjelle here pas here shqetësime. Kujdes me medikamentet. Ne pune do jeni te guximshëm, te vendosur dhe do ndërmerrni plot iniciativa. Me familjaret do ketë debate te vogla, por qe do zgjidhen shume shpejt.

Kjo jave do jete e favorshme edhe për romantiket dhe ata qe duan te përjetojnë emocione te veçanta. Planetët do ju gjenden gjithmonë pranë dhe çdo dite do jene me ngjyra te veçanta. Beqaret do e vuajnë shume vetminë, por nuk do mund te bëjnë dot asnjë lloj ndryshime. Princin e kaltër do mund ta gjejnë pas disa kohesh. Me menaxhimin e financave do merreni akoma me shume kështu qe gjendja do ketë përmirësime akoma me te mëdha nga me pare. Shëndeti do jete delikat sidomos për ata qe vuajnë nga ndonjë sëmundje kronike. Ne pune vetëm me durim e përqendrim do mund te arrini atje ku dëshironi. Jeta familjare do jete gjithë kohës pozitive dhe pa probleme.

Jeta juaj ne çift do jete e mrekullueshme gjate gjithë kësaj jave. Do ndiheni kurdoherë mire me partnerin tuaj dhe do mundoheni qe te mos i prekni për asnjë moment temat qe kane ndezur gjithmonë debate. Për beqaret ka mundësi te filloje një romance e bukur, e cila do i beje ta duan edhe me shume jetën. Ne planin financiar, fale mbështetjes se pakushtëzuar te Plutonit, çdo gjë ka për te ecur mire dhe jo vetëm qe nuk do ketë vështirësi, por mund te ndodhin edhe përmirësime. Shëndeti do ketë disa shqetësime shume te vogla, por nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni. Ne pune do jeni profesioniste te vërtetë dhe do i arrini një e nga një te gjitha objektivat qe i kishit vene vetes. familjen do e keni gjithmonë mbështetje.

Jave e mbushur me momente interesante dhe emocione te njëpasnjëshme do jete kjo. Ne disa momente çdo gjë do jete aq magjike saqë emocionet do shtohen fuqishëm. Beqaret nuk do takojnë dot personat qe kane ëndërruar dhe nuk do guxojnë te hedhin as hapa. Financat do përballen here pas here me vështirësi te mëdha. Nuk do jeni te logjikshëm me shpenzimet dhe kjo do ju rrënojë. Shëndeti do mbetet i kënaqshëm ne çdo moment sepse gjate gjithë kohës do dini si te kujdeseni për veten tuaj. Ne pune nuk do jeni aspak realiste dhe mund te bëni gabime te pafalshme. Jeta familjare do jete e jashtëzakonshme edhe për ata qe kane pasur me pare mosmarrëveshje.

Jeta juaj ne çift nuk do ketë asnjë lloj ndryshime gjate kësaj jave. Çdo gjë do jete rutine, por nga ana tjetër nuk do keni për çfarë te ankoheni sepse partnerin do e keni ne krah gjithë kohës. Beqaret duhet t’i japin fund imagjinatës se tepruar sepse përveçse do lëndohen e do zhgënjehen, nuk do fitojnë asgjë me shume. Buxheti me ne fund do ekuilibrohet ndjeshëm dhe nuk do e keni problem te kryeni as investime. Shëndeti duhet pasur paksa me ne vëmendje se me pare sepse disa do kenë organizma te ndjeshëm dhe mund te helmohen lehtësisht nga disa ushqime. Ne pune do triumfoni dhe do ndiheni me krenare se kurrë për veten tuaj. Ne familje duhet te flisni me hapur me njeri-tjetrin ne mënyrë qe klima te ngrohet.

Edhe për ju do jete një jave pozitive dhe shpeshherë e mbushur me momente te lumtura. partneri do mendoje me shume edhe për detajet e vogla dhe do krijoje shpesh ambiente romantike. Beqaret do kenë disa takime, por asnjeri nga personat nuk do ju duket aq i përshtatshëm sa për te filluar menjëherë lidhje. Me mire le te presin pak, por nga ana tjetër nuk duhet t’i largojnë nga vetja ata qe kane takuar. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire kështu qe para se te shpenzoni mendoni edhe për te ardhmen. Gjendja shëndetësore do jete me e mire. Nëse po merrni medikamente për një problem te hershem mos i ndaloni ato pa lejen e mjekut. Ne pune me pak mundim do arrini t’i përmbushni te gjitha detyrat e dhëna. Jeta familjare do jete shume e qete.

Këtë jave do jeni me shume fat ju te dashuruarit. Do përjetoni plot momente te lumtura dhe zemra do ndihet me mire se asnjëherë me pare. Beqaret nuk duhet kurrë te afrohen me persona qe sapo janë ndare nga partneret. Me mire le te presin edhe pak dhe kane për te gjetur personat qe do ju përshtaten me te vërtete ne perfeksion. Ne planin financiar gjerat do normalizohen dite pas dite dhe ne fundjave situata ka për te qene aq komode sa mund te kryeni te gjitha shpenzimet e planifikuara. Shëndeti ka për te qene me i mire nëse respektoni me shume higjienën. Ne pune do jeni me kërkues nga vetja dhe keni për te arritur rezultatet te larta Shefat do mrekullohen. Sektori familjar do jete goxha i privilegjuar.

Këtë jave yjet do krijojnë kushtet e duhura qe marrëdhënia juaj me partnerin te përmirësohet sa me shume. Shfrytëzojini sa te mundni këto raste sepse nuk kane për t’iu ardhur me. Beqaret do preferojnë te kenë pranë persona intelektuale dhe nuk do pranojnë te shoqërohen me këdo. Me shpenzimet tregohuni sa me te moderuar qe te mundeni dhe keni për ta pare qe gjendja do mbetet e kënaqshme. Shëndeti nuk do ketë asnjë lloj problemi nëse nuk e teproni me ushqimin. Ne pune do jeni me te përgjegjshëm dhe me te organizuar. Pa u lodhur shume do i arrini te gjitha objektivat qe i kishit vene vetes. Jeta familjare do jete paksa e vështirë kështu qe mundohuni sa te mundni te shmangni debatet.