Horoskopi javor nga 29 maj deri 4 qershor 2017

Jave mjaft sensuale do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mire pranë tij dhe do ja shprehni ndjenjat si kurrë me pare. Beqaret do kenë plot njohje, por nga disa ka rrezik te zhgënjehen mjaft. Me e mira është te mos hedhin hapa te nxituara. Për financat ka për te qene një dite e favorizuar. Do ja dilni mbanë te kryeni edhe shpenzimet e menduara edhe gjendja do mbetet e qëndrueshme. Rezistenca fizike dhe ajo morale nuk do lere aspak për te dëshiruar. Do ndiheni ne forme sidomos ne fundjave. Ne pune duhet te veproni me shume diplomaci dhe keni për te arritur sukses te garantuar. Ata qe dine disa gjuhe te huaja do favorizojnë me tepër. Jeta familjare do jete e kënaqshme gjithë kohës.

Ka rrezik qe gjerat t’iu ndërlikohen tej mase këtë jave juve qe jeni ne një lidhje. Do keni debate te forta me partnerin pasi për asgjë nuk do bini dakord me njeri-tjetrin. Ne shume momente do ndiheni vërtet keq dhe do qani. Beqaret ka gjase t’i rikthehen një historie te vjetër, por kësaj here gjerat kane për te qene tërësisht ndryshe. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme, gjithsesi nëse tregoheni te kujdesshëm dhe mendoni edhe për te ardhmen gjerat do normalizohen. Shëndeti do jete me i kënaqshëm se një jave me pare. Nuk do keni me shqetësimet nga barku apo mesi. Edhe ne pune do i keni gjerat shume me te thjeshta dhe do arrini rezultate te larta. Familja e qete.

Marrëdhënia mes jush dhe partnerit ka për te qene e shkëlqyer gjate kësaj jave. Askush dhe asgjë nuk do mundet dot t’ua prishe harmoninë qe ka kohe qe mbizotëron. Beqaret do jene optimiste dhe do e kërkojnë çdo moment personin e tyre te ëndrrave. Ditët më me fat do jene e enjtja dhe e shtuna. Për sa i përket fushës se financave, ajo ka për te qene gjithë kohës e mire. Do jeni shume te logjikshëm me çdo hap dhe nuk do bëni gabime. Shëndeti here pas here mund te ketë edhe disa shqetësime për shkak te lodhjes nga puna. Gjithsesi asgjë për te vene alarmin. Sektori profesional do jete i ngarkuar, por do vendosni çdo gjë ne vije. Shume shpejt do merrni edhe propozime interesante. Familja do jete gjithmonë mbështetje.

Nëse kohet e fundit keni pasur probleme e vështirësi me partnerin, këtë jave situata do ndryshoje për mire. Do jeni ne humor për te bere shaka dhe për te hapur edhe rruge atëherë kur duhet. Beqaret me ne fund do takojnë një person qe do iu përshtatet ne çdo pike dhe do fillojnë me te një lidhje te qëndrueshme. Gjendja e financave do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po u treguat do keni edhe tronditje te forta. Gjendja shëndetësore ka për te qene e shkëlqyer. Do ndiheni plot energji e dinamizëm. Ne pune do filloje një periudhe shume e e kënaqshme dhe me arritje te njëpasnjëshme. Zbatojini ende rekomandimet e dhëna nga miqtë. Jeta familjare do jete me e ekuilibruar.

Këtë jave do bëni çdo gjë vetëm për ta përforcuar marrëdhënien tuaj ne çift, madje mund te debatoni edhe me te afërmit. Pas te martës keni për te pasur me tepër momente te lumtura. Beqaret do kenë një jave te animuar e te mbushur plot emocione, prandaj nuk do e kërkojnë me ngulm ndryshimin e statusit. Ne planin financiar situata do vije çdo dite duke u përmirësuar dhe ne fundjave do mundni te bëni edhe investime te mëdha. Shëndeti nuk do jete aspak i keq, përveç atyre qe vuajnë nga sëmundje kronike dhe qe duhet te bëjnë kujdes. Ne pune do jeni këmbëngulës, konkurrues dhe keni për te arritur suksese te mëdha. Ne familje do i rregulloni problemet dhe do ndiheni shume me te qete.

Do jeni me te disponueshem ndaj partnerit gjate gjithë kësaj jave dhe se bashku me te do bëni edhe gjera qe nuk i kishit imagjinuar ndonjëherë me pare. Ditët me te bukura do jene ato ne fundjave. Beqaret jo vetëm qe do kenë një njohje te jashtëzakonshme, por do mund te fillojnë edhe lidhje pasionante e emocionuese. Jeta e tyre ka për te ndryshuar njëherë e përgjithmonë. Financat do jene disi me te mira pas një shume parash qe do iu dhurohen nga te afërmit. Shfrytëzojeni për te bere investimet e menduara. Shëndeti do ketë probleme deri ditën e mërkurë, por me pas gjendja do normalizohet. Kujdes sidomos nëse vuani nga veshkat. Ne pune do orientoheni atje ku duhet dhe keni për te arritur me lart nga sa kishit menduar. Familjaret do kenë nevoje për mbështetjen tuaj.

Influenca pozitive e yjeve do sjelle ekuilibrin ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave. Do i keni mendimet me te qarta dhe do i kuptoni edhe gabimet qe keni bere me pare. Beqaret do jene pafund joshës dhe tërheqës prandaj do e gjejnë edhe personin qe do iu përshtatet me tepër. Shume gjera do ndryshojnë për ta duke filluar nga dita e mërkurë. Ne planin financiar do jeni më me fat se kurrë me pare, prandaj gjendja do përmirësohet tej mase. Shëndeti mund te ketë shqetësime te vogla ditët e para, por situata do përmirësohet menjëherë. Ne pune do ketë ndryshime rrënjësore, kështu qe bëhuni gati. Edhe te papunët do marrin lajme pozitive. Jeta familjare do mbetet e kënaqshme.

Jave e mbushur me vështirësi te njëpasnjëshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do merreni vesh me njeri-tjetrin dhe secili do mendoje se ka te drejte për atë qe do thotë. Beqaret nuk duhet ta ndalin veten dhe duhet te bëjnë çdo gjë qe do ju thotë zemra. Për ta ka për te pasur surpriza fantastike. Gjendja financiare do jete e vështirë ditët e para, por pas disa parave qe do iu vijnë papritur nga disa te afërm, situata do filloje te ndryshoje. Gjendja shëndetësore do lere disi për te dëshiruar. Shpesh do ndiheni pa fuqi. Ne pune do jeni mjaft profesioniste dhe këmbëngulës. Çdo detyre qe do i vini vetes do e arrini menjëherë. Me familjaret do bashkëpunoni dhe do flisni hapur.

Ata qe janë ne një lidhje do jene me shprehës gjate kësaj jave dhe kjo do rindeze pasionin. Venusi do jete planeti qe do ju qëndrojë gjithmonë pranë dhe do i udhëheqë ne rrugën e duhur. Beqaret do kalojnë momente mjaft delikate, por ne fund kane për te gjetur personin qe do ju përshtatet ne çdo pike. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Mos bëni gabim te jepni para hua sepse do ju duhen për vete. Shëndeti nuk do jete i mire. Shpesh mund te keni shqetësime dhe probleme qe as nuk i kishit imagjinuar ndonjëherë. Kujdes! Për punën ka për te qene një periudhe e favorshme. Do bëni disa zgjedhje me rëndësi te madhe te cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë te ardhmen. Jeta familjare do jete mjaft konfliktuale.

Këtë jave duhet patjetër te bëni ndryshime ne jetën tuaj ne çift sepse kështu si është situata mund te mërziteni pamase. Flisni hapur me are qe keni ne krah dhe shprehini dëshirat një e nga një. Beqaret do kenë një jave te mbushur me njohje te reja dhe emocione. Ata do e ndryshojnë edhe perceptimin qe kishin për dashurinë. Ne planin financiar duhet ta shtrëngoni fort rripin sepse po filluan problemet keni për te pasur vështirësi akoma me te mëdha. Shëndeti do ketë shqetësime. Mund te jeni nervoze, mund te keni dhimbje muskujsh dhe probleme me gjumin. Ne pune do keni fushe te lire për te bere çdo gjë qe do mendoni. Gjerat do vendosen me ne fund ne vije. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

Jave e mbushur me çaste te lumtura dhe shkëlqim do jete kjo e sotmja. As vete nuk e kishit menduar ndonjëherë se jeta mund t’iu vinte ne këtë mënyrë. Beqaret do jene mjaft sensuale dhe do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Gjithsesi mire është qe te mos nxitohen për te hedhur hapa te mëdha. Financat do varen nga mënyra sesi ju do silleni. Po u treguat te matur me shpenzimet dhe po nuk bëtë investime te mëdha gjendja do mbetet e kënaqshme. Shëndeti here pas here do ketë edhe shqetësime. Mund te vuani nga pagjumësia dhe lodhja do sjelle dhimbje muskujsh. Ne pune Marsi do ju beje edhe me dinamike kështu qe nuk do i trembeni sfidave. Familja do ketë jete normale.

Do jeni tej mase xheloze për partnerin tuaj këtë jave dhe do mundoheni ta kontrolloni ne çdo moment. Kjo do e acaroje aq shume atë qe keni ne krah saqë do mendoje edhe te largohet përfundimisht prej jush. Ndryshoni sa me pare sjellje nëse nuk doni ta humbni atë. Beqaret jo vetëm qe do joshin e do flirtojnë, por mund te fillojnë edhe lidhje. Buxhetin do dini si ta menaxhoni me shume përkujdes dhe maturi kështu qe gjerat do ju ecin me se miri. Shëndeti nuk do jete shume i mire ne çdo moment. Ne disa momente ankthi dhe stresi nuk do ju lënë te qete. Ne pune do keni arritje edhe me te mëdha nëse jeni me profesion te lire. Me familjaret duhet te jeni realiste dhe me te dashur.