Horoskopi javor nga 24 prill deri 30 prill 2017

Silluni gjithmonë mire me partnerin tuaj gjate kësaj jave dhe mos kërkoni asnjë moment te jeni dominues. Komunikimi, toleranca dhe mirëkuptimi do bëjnë qe gjerat mes jush te ecin ne rrugën e duhur. Beqaret ka rrezik te jene shume impulsive dhe mund te bëjnë disa gabime te pafalshme e me pasoja për te ardhmen. Sektori i financave ka për te qene shume here me i mire se me pare, kështu qe mund ta kryeni pa frike edhe ndonjë investim me te madh. Edhe familjaret do ju mbështesin. As shëndeti nuk do ketë shqetësime dhe do keni ne forme te shkëlqyer. Ne pune, gjate dy ditëve te para, mund te përballeni me sfida te vështira dhe mund te ndiheni vërtet keq. Asnjëherë nuk duhet humbur besimi. Familja pa probleme.

Do jeni shume me tolerante këtë jave juve qe jeni ne një lidhje dhe do i kaloni sa hap e mbyll sytë disa probleme te vogla. Ata qe kane pasur një lidhje te qëndrueshme do vazhdojnë te përjetojnë serish momente te këndshme. Beqaret do e gjejnë me ne fund princin e tyre te kaltër dhe duke filluar nga e mërkura do ndryshojnë statusin qe kane pasur. Ne plani financiar do bëni çdo lloj përpjekjeje qe ta ndryshoni e ta përmirësoni gjendjen. Te gjitha dëshirat do ju plotësohen. Shëndeti nuk ka për te qen ene gjendjen me te mire te mundshme kështu qe mundohuni te shmangni ushqimet e skuqura e pikantet dhe te merreni me tepër me aktivitet fizik. Ne pune do jeni profesioniste te vërtetë dhe askush nuk do ju konkurroje dot. Ne familje mos u tregoni autoritare.

Planetët do jene te pozicionuar mire gjate gjithë javës ne jetën tuaj ne çift kështu qe priten vetëm momente te bukura dhe emocionuese. Beqaret do kenë plot mundësi për te filluar lidhje te qëndrueshme, por nuk do e preferojnë këtë gjë. Ata do jene gjithë kohës ne lëvizje dhe do kërkojnë aventurat kalimtare. Ne planin financiar mundohuni te ndryshoni mënyrën e menaxhimit sepse ne te kundërt do keni goxha probleme. Shëndeti ne tërësi do jete i mire përveç ndonjë shqetësimi te vogël qe mund te keni ne rastet kur do lodheni.. Ne pune mundohuni te mos nxitoheni për asgjë dhe keni për ta pare sesa mire do ju ecin planet. Veta familjare do ju japë kënaqësi.

Jeta ne çift do jete me e bukur dhe me e qete gjate kësaj jave. Vështirësitë qe keni pasur me pare do zhduken njëherë e mire mund te merrni edhe disa vendime përfundimtare. Beqareve do ju rrahe zemra fort për dike, por do kenë droje qe t’ia shprehin. Po nuk e hoqën turpin sa me pare, kane për te pasur probleme. Ne planin financiar duhet te reflektoni disa here para se te veproni sepse ne te kundërt situata mund te dale jashtë kontrollit dhe mund te vuani me vone. Shëndeti here pas here do ketë tronditje. Stresi dhe lodhja do bëjnë punën e vet, ndërkohë qe duhet bere me tepër kujdes nëse vuani nga sëmundje kronike. Puna do ece me se miri, kështu qe mos u alarmoni. Jeta familjare do jete e mire.

Këtë jave partneri do ju kritikoje ashpër, por ju do dini gjithmonë si te justifikoheni dhe si ta bëni atë te pendohet për ato qe do thotë. Vetëm ne fundjave do qetësohet gjendja ne çift. Beqaret do kenë një periudhe te qete. Do kenë njohje, por nuk do tentojnë aspak te hedhin hapa. Financat do kenë disa përmirësime te vogla, por jo aq sa ju te bëni investime apo te jepni hua. Kujdesuni pak me shume sot qe edhe nesër te keni para mjaftueshëm. Shëndeti ne tërësi do jete i mire. Do jeni tej mase te kujdesshëm për ushqimin, por nuk do lini pas dore as ecjen apo vrapin. Ne pune do keni rezultate te shkëlqyera dhe do merrni edhe shpërblime te mëdha. Vazhdoni ne këtë rruge. Familja do ketë një jave te qete.

Kjo do jete një jave mjaft sensuale për te dashuruarit dhe e mbushur me momente te lumtura. Buzëqeshja nuk ka për t’iu ikur asnjë moment nga fytyra. Beqaret ne disa momente edhe mund te mërziten sepse nuk do arrijnë dot t’i bëjnë për vete te gjithë ata qe do pëlqejnë. Fundjava do jete periudha me e begate. Financat do i keni me tepër kujdes dhe gjendja ka për te pasur emocione dhe kënaqësi te paimagjinueshme. Shëndeti fizik dhe ai moral ka për te qene i mire e pa probleme. Ne fakt edhe ju do kujdeseni tej mase për veten tuaj. Ne pune do jeni ambicioze dhe te vendosur për te bere çdo gjë qe dëshironi. Te gjitha planet do ju plotësohen një nga një. Edhe familja do ketë një periudhe te kënaqshme.

Juve qe jeni ne një lidhje do qëndroni edhe me shume kohe me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do keni mundësi t’ia shprehni ati ndjenjat, por edhe kritikat qe keni. Beqaret do jene shume te turpshëm dhe nuk do dalin neper takime me personat qe do i ftojnë. Ata kane për te humbur mundësi te shkëlqyera. Për financat, fati do jete ne anën tuaj dhe mund te bëni edhe ndonjë investim. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Ndryshimet e temperaturave do bëjnë qe te prekeni nga gripi. Ne pune do jeni shume me te organizuar dhe çdo hap do e hidhni te mirëmenduar. Nëse jeni te fushës se ekonomisë apo arkitekturës do jeni me te privilegjuar. Familja e tensionuar.

Tregohuni te kujdesshëm edhe me detajet me te vogla këtë jave ju te dashuruarit. Partneri do jene me moral te rene dhe do ketë nevoje për me shume dashuri, ngrohtësi dhe alegri. Beqaret edhe sikur ta adhurojnë një person nuk duhet te bëjnë sakrifica për ta pasur, kur ai nuk preferon te afrohet. Me mire lërjani gjerat kohës. Buxheti nuk do jete aspak i keq, por për shkak te shpenzimeve te pakontrolluara ne fundjave mund te ketë edhe ndonjë tronditje. Shëndeti here do jete i mire e here delikat. Do kaloni edhe dite te vështira. Ne pune nuk do ketë ndryshime pozitive, përkundrazi gjendja do vije çdo dite duke u përkeqësuar. Kërkoni ndihme sa me pare. Jeta familjare do jete normale.

Do bëni shume përpjekje gjate kësaj jave për ta përforcuar lidhjen qe keni me partnerin. Vërtet mund te lodheni pak, por ne fund do ja dilni mbanë me sukses. Beqaret duhet te kenë kuraje t’ia shprehin ndjenjat atij qe pëlqejnë sepse po nuk e bene as këto dite do e humbin përgjithmonë. Buxheti do jete i qëndrueshëm ditët e para, ndërkohë qe pas te mërkurës situata do filloje te përmirësohet akoma me shume. Mund te blini edhe diçka për qejfin tuaj. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Mund te keni probleme me artikulacionet, me kockat dhe me dhembet. Ne pune do iu jepen mundësi te mira për ta treguar veten. Përfitoni dhe keni për te ecur përpara. Jeta familjare do mbetet e qete.

Këtë jave do doni vetëm te përjetoni emocione te forta ju te dashuruarit. Do preferoni me shume te ndërmerrni rreziqe dhe me pas te ndiheni mire sesa te qëndroni ne qetësi dhe mos rrezikoni. Çdo dite do jete ndryshe nga tjetra. Beqaret nuk duhet te pranojnë me sy mbyllur çdo lloj ftese qe do ju behet sepse kane për t’u penduar rende. Financat nuk do jene te mira ditët e para. Mund te ndiheni shpeshherë ne vështirësi dhe do ju duhet te kërkoni ndihme. Shëndeti gjithashtu do kërkojë me tepër përkujdes nga ju. Mos prisni te keni probleme serioze për te marre masa pas shqetësimeve qe keni pasur. Për punën do jete një periudhe pozitive dhe e mbushur me arritje. Edhe jeta familjare do jete e qete.

Për te qene me te lumtur pranë atij qe dashuroni duhet te tregoheni here te rezervuar dhe here te dialogoni me qetësi. Ndonjëherë këto mund te jene te vështira, por me pak përpjekje mund te arrihen. Beqaret do ndihmohen mjaft nga Venusi dhe mund te kenë dashuri me shikim te pare ashtu si e kishin ëndërruar gjithmonë. Ne planin financiar do përdorni një strategji shume te mire dhe te ardhurat kane për te pasur përmirësime te ndjeshme. Shëndeti mund te jete disi delikat ditët e para, por shume shpejt do e rimerrni veten dhe do ndiheni për mrekulli. Ne pune do jeni mjaft ambicioze dhe do mundoheni t’i arrini te gjitha synimet qe i kishit vene vetes. Ne familje do keni disa mosmarrëveshje, por pa pasoja.

Sido qe te jene rrethanat ne jetën tuaj ne çift, ju do arrini te përballoni çdo gjë dhe do mundoheni gjithmonë te mbani zgjuar zjarrin e pasionit. Shpesh do lëndoheni e do mërziteni vete, por nuk do e tregoni. Beqaret do kenë disa takime interesante dhe nuk do mendohen gjate për te hedhur hapa. Ne fakt për pjesën me te madhe do jete dita me e begate. Për financat do jete një klime tejet e favorshme. Do keni goxha përmirësime dhe kjo do ju ndihmoje te shlyeni edhe borxhet. Shëndeti do filloje te përmirësohet pas te mërkurës. Ne pune do merrni propozime nga disa te huaj, te cilat për asnjë arsye nuk duhet t’i neglizhoni. Jeta familjare do jete e qete dhe pa probleme.