Horoskopi javor nga 17 prill deri 23 prill 2017

Ju te dashuruarit do keni një marrëdhënie intensive gjate kësaj jave dhe ne çdo moment do përjetoni emocione te forta. Ne disa momente do ndiheni aq mire saqë do mendoni se jeni ne ëndërr dhe nuk po i përjetoni gjerat realisht. Beqaret here do ndihen gati për te joshur e për ta ndryshuar statusin e here do stepen. Financat do mbrohen gjate gjithë kohës dhe ne këtë sektor nuk do keni asnjë lloj vështirësie. Përfitoni për te shlyer edhe disa borxhe. As për shëndetin nuk do keni për çfarë te qaheni sepse Plutoni do ju forcoje imunitetin dhe do ju beje te keni energjike. Nëse ne pune keni pasur probleme, një shpërngulje apo një udhëtim mund te jete çelësi i zgjidhjes. Jeta familjare do jete e ngrohte.

Këtë jave, edhe pse mund te keni disa probleme me miqtë, duhet ta ekuilibroni kohen dhe nuk duhet kurrsesi ta lini pas dore jetën sentimentale. Edhe partneri do ketë nevoje për ju. Beqaret do kenë një takim mbresëlënës nga mesi i javës, i cili mund te shkoje edhe ne martese. Gjendja financiare do jete goxha me e mire edhe pse ne fakt nuk do jeni shume te kujdesshëm me shpenzimet. Shëndeti do jete çdo dite e me i kënaqshëm sidomos pas seancave me aktivitet fizik apo palestër. Ne pune do jeni me shume fat dhe te gjithë koleget do duan te bashkëpunojnë me ju. Mund te kaloni edhe ne një stad tjetër me te rëndësishëm. jeta familjare mund te kaloje disa trazira te vogla.

Jeta ne çift do jete thuajse ideale gjate kësaj jave. Do dialogoni qetësisht me atë qe keni ne krah dhe do bëni te gjitha rregullimet e mundshme qe jeta juaj ne çift te jete sa me e qëndrueshme dhe sa me e bukur. Beqaret do jene sensuale, joshës dhe mjaft tërheqës. Ata do fillojnë një lidhje entuziazmuese qe do ju sjelle ngjyrat ne jetën e përditshme. Buxhetin dite e para nuk do jete shume i mire, por me pas do reflektoni dhe do merrni masa strikte. Shëndeti here pas here do jete delikat dhe me shqetësime. Për çdo gjë duhet te flisni sa me pare me specialistet. Ne pune nuk duhet te nxitoheni për asgjë sepse mund t’iu dalin probleme serioze. jeta familjare do jete e kënaqshme.

Këtë jave do përjetoni ndjesi te forta ju te dashuruarit, si pozitive ashtu edhe negative. Ne disa momente do ju duket sikur asgjë nuk do ece si duhet për shkak te zënkave qe do keni, por atëherë kur nuk do e prisni do rilinde dielli. Beqaret do kenë me shume sukses se kurrë ne dashuri dhe çdo dite do jete e mbushur me emocione te këndshme. Ne planin financiar do jeni te etur dhe mund te bëni edhe gjera te gabuara vetëm për ta përmirësuar gjendjen. Kjo ne fakt mund te sjelle probleme serioze. Shëndeti juaj do jete i shkëlqyer dhe do jeni ne forme olimpike. Ne pune do jeni mjaft inteligjente, te matur dhe serioze, prandaj do ja dilni gjithmonë. Jeta familjare do jete harmonike.

Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete përgjithësisht i ngrohte gjate kësaj jave. Do jeni me te hapur me njeri-tjetrin për çdo gjë dhe nuk do lejoni te ketë hatërmbetje. Beqaret do dëshirojnë te martohen sa me pare e te krijojnë familje, por kushtet nuk do jene shume te favorshme. Do ju duhet ende te presin edhe pak. Ne planin financiar do ecni me llogari dhe ne këtë mënyrë do ju qëndroni larg problemeve. Për shëndet akoma me te mire duhet te ushqeheni shëndetshëm dhe te mos neglizhoni as shqetësimet me te vogla. Aktiviteti fizik do jete një plus. Ne pune do keni rezultatet për te cilat jeni përpjekur aq shume dhe do ndiheni krenare për veten. Jeta familjare do jete e ngrohte.

Këtë jave do jeni me te afërt me partnerin tuaj dhe marrëdhënia ne çift do përmirësohet tej mase. Do i lini pas krahëve problemet dhe hatërmbetjet e se shkuarës. Beqaret mund te gjenden ne situata te vështira ne disa momente dhe nuk do dine çfarë zgjedhjeje te bëjnë. E mira është qe për çdo gjë te reflektojnë dhe te mos nxitohen. Ne planin financiar ne disa momente do ju duhet te tregoheni strikte dhe te kujdesshëm sepse vetëm ashtu gjendja nuk do ketë tronditje. Shëndeti ne tërësi do jete i mire, por nuk do mungojnë edhe dite kur do ndiheni pa fuqi dhe nervoze. Ne pune intuita ka për t’iu çuar gjithmonë atje ku dëshironi. Priten vetëm arritje dhe sukses ne këtë sektor. Familja do ketë jave normale.

Kjo do jete një jave e begate sot për te gjithë juve qe jeni ne një lidhje. Qielli i dashurisë nuk do ketë asnjë re, përkundrazi dielli do mbizotërojë gjithë kohës. Mund te merrni edhe deklarata te forta. Beqaret do kenë disa takime interesante dhe prej disave mund te lindin histori te bukura dashurie. Financat do jene inkurajuese, por gjithsesi mire është te mos bëni investime gjigante te cilat mund te sjellin pasoja te renda me pas. Shëndeti nuk ka për te qene shume i mire sidomos për ata qe vuajnë nga hipertensioni apo problemet me veshkat. E mira është te marrin masa sa me pare. Ne pune çdo gjë do jete ne favorin tuaj sidomos nëse jeni funksionare te larte apo nëse keni biznese private. Jeta familjare nuk do jete ashtu si keni dëshiruar. Ne disa momente mund te keni edhe zënka me prindërit.

Jeta juaj ne çift do jete e shkëlqyer këtë jave. Pranë partnerit do ndiheni me te bekuarit nga yjet dhe do dashuroheni si adoleshente. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe personi qe do ju afrohet do ketë te gjitha atributet qe ata kane ëndërruar. Gjendja financiare ditët e para mund te jete delikate, por me pas situata do filloje te konsolidohet. Pas te enjtes mund te bëni edhe investime. Për shëndet akoma me te mire respektoni higjienën, flini sa duhet dhe mos ngrini pesha te renda. Ne pune dalëngadalë do konkretizohen te gjitha planet qe keni bere dhe kjo do ju beje te ndiheni krenare për gjithçka. Mund te merrni edhe disa propozime për një detyre te re. Jeta familjare do jete normale.

Te dashuruarit do sillen si adoleshente gjate kësaj jave. Ata do kërkojnë vetëm emocione dhe argëtim. Kujdes, ndonjëherë duhet edhe te riktheheni ne realitet. Beqaret nuk do kenë mundësi te mira për histori dashurie. Me mire njihuni mire me personat qe do takoni, para se te hidhni çdo lloj hapi tjetër. Gjendja financiare do filloje stabilizohet nga mesi i javës. Fale specialisteve do e gjeni mënyrën për te vendosur pak rregull. Shëndeti nuk do jete i mire. Do jeni shpesh te tensionuar dhe pa fuqi. Merrni vitamina e proteina qe ta rimerrni veten sa me shpejt. Ne pune vetëm duke bashkëpunuar me disa kolege mund te arrini atje ku keni dashur. Vetëm nuk do ia dilni dot. Jeta familjare pa probleme.

Sektori i dashurisë do ketë ulje dhe ngritje gjate kësaj jave. Do keni edhe darka romantike me qirinj, sikundër nuk do mungojnë as debatet dhe zënkat e forta. Kujdes! Beqaret nga ana tjetër ka gjase te bien ne dashuri me personat qe nuk iu përshtaten aspak. pasojat e lidhjeve te nxituara do i ndjeni me vone. Te ardhurat me pak mundim dhe sakrifica do arrini t’i stabilizoni. Për te pasur një shëndet te mire duhet te kujdeseni me tepër për veten. Mos neglizhoni gjumin, te ngrënin apo edhe ushtrimet fizike. Ne pune do merrni një tjetër drejtim edhe me te suksesshëm se ai qe kishit pasur me herët. Marrëdhënia me familjaret do jete akoma me e ngrohte se me pare.

Ka rrezik te jeni me xheloze nga sa duhet këtë jave ju te dashuruarit dhe kjo mund te sjelle goxha probleme ne jetën tuaj ne çift. Mos mendoni ne çdo moment se partneri ju tradhton sepse do i bëni me shume dem vetes tuaj. Beqaret do kenë edhe disa takime, por shpirtërisht nuk do ndihen ende gati për te hedhur hapa. Me mire le te presin edhe pak kohe. Ne planin financiar do jeni diplomate te vërtetë dhe do dini gjithmonë si ta menaxhoni buxhetin tuaj. Shëndeti mund te ketë shqetësime elementare, por asgjë për t’u alarmuar. Ne pune çdo dite do merrni nga një lajm te ri dhe do keni plot arritje. Vazhdoni ne rrugën qe keni nisur dhe do e shihni si do ju ndryshojnë gjerat. Familja ne harmoni te plote.

Nëse kohet e fundit keni pasur probleme vërtet serioze me partnerin, deri nga mesi i kësaj jave do keni zgjidhur gjithçka dhe do ndiheni shume me te qete. Te premte mund te merrni një vendim te rëndësishëm qe do ua shtoje edhe buzëqeshjen. Beqaret do kenë goxha takime, por nuk duhet te nxitohen për asgjë. Me mire është t’i hidhni hapat me ngadalë. Financat nuk do jene te këqija, por dëshira juaj e madhe për te pasur sa me shume para neper duar mund t;iu çojë ne rruge te gabuar. Shëndeti here pas here mund te jete edhe delikat. Mund te keni aksidente te vogla gjate gatimit ose ne pune. Ne pune do jeni gati te ndryshoni edhe planet e bëra vetëm qe te keni sa me shume sukses. Jetës familjare do i jepni me tepër rëndësi.