Horoskopi ditor per diten e marte - 7. mars 2017

 

000horoskopi

 

Ky eshte horoskopi per diten e marte, 7 mars 2017 . Njihuni me parashikimin per punen, shendetin dhe ndjenjat, si do ece dita per te lindurit e cdo shenje. 

Dashi 

Kjo dite do ju dhuroje shume emocione pozitive. Ne mengjes do arrini te perfundoni me sukses nje ceshtje te rendesishme financiare, gje qe do ju beje te ndiheni shume te lehtesuar. Sa i perket dashurise, lidhja me partnerin/en do te vijoje ne ujera te qeta. Perfitoni nga ky moment per t’u afruar me shume me te, pasi kohet e fundit ju ka munguar intimiteti.

Demi 

Kjo dite do jete e mbushur me ulje ngritje, por ne pergjithesi nuk do jete e keqe. Momenti me i mire do jete pasditja, kur do te kaloni disa ore me njeriun qe doni. Sa i perket punes, rrezikoni te keni nje ferkim me koleget, per shkak te lehtesise tuaj te te berit te gjerave. Mundohuni te permiresoheni. Shendeti nuk do te paraqese asnje problem.

Binjaket 

Kjo e marte do jete e mbushur me emocione te shumta. Oret e punes do te kalojne fare lehtesisht, ndersa gjate pasdites do te keni disa detyra per te perfunduar. Mundohuni te mos ngarkoheni shume, pasi partneri/ja juaj mund te inatoset nga lenia juaj pasdore. Situata financiare nuk paraqitet ne nje moment te mire, por mos u shqetesoni.

Gaforrja

Mund te mbeshteteni fare mire tek intuita juaj, gje qe mund t’iu ndihmoje ne fushen e punes, per te zgjidhur disa ceshtje te komplikuara. Keshillohet qe t’u kushtoni me shume kohe familjareve me ne moshe, pasi koheve te fundit i keni lene pas dore. Situata financiare, po permiresohet gradualisht, por nuk eshte ende koha per te bere shpenzime.

Luani

Planet tuaja te dites mund te pesojne ndryshime per shkak te zhvillimeve te papritura. Mundohuni te ruani qetesine, pasi jane gjera qe ndodhin. Rrezikoni te ziheni me nje koleg per shkak te fjaleve qe ka thene per ju. Shmangni perplasjen e ashper, pasi ne te kundert raporti mund te prishet ne menyre te parikuperueshme.

Virgjeresha 

Kjo e marte nuk do jete nga ato dite qe do keni deshire qe t’i mbani mend. Do te perfshiheni nga pune te renda dhe kjo gje nuk do ju beje aspak te lumtur. Sa i perket dashurise, partneri/ja mund te inatoset me ju, per shkak te kohes se pakte te kaluar ne shtepi, keshtu qe mundohuni qe t’i ekuilibroni gjerat. Kujdesuni edhe per financat qe te mos perballeni me probleme.

Peshorja 

Do jete nje dite e mbushur plot me pune, megjithate sforcimet tuaja do te shperblehen. Harmonia do te kthehet ne familje, ndersa konfliktet e diteve te kaluara do te lihen pas, duke krijuar harmoni te plote ne shtepi. Do te keni sukses ne pune, por do ju duhet te beni perpara dhe te merrni persiper disa rreziqe. Shendeti dhe ana sentimentale paraqiten me se miri. 

Akrepi 

Intuita juaj nuk do te gaboje dhe ju do te mbeteni te befasuar nga nje person qe ka folur pas krahesh per ju. Raportet ne familje dhe me personin qe dashuroni do te jene me te mira se koheve te fundit. Keshillohet te mos i braktisni kurre endrrat tuaja, pasi heret apo vone do te merrni ate qe prisni. Lajm i mire per financat, do vine duke u permiresuar ndjeshem.

Shigjetari 

Ka ardhur momenti per te marre nje vendim me rendesi te cilin keni kohe qe e shtyni, por sot do te viheni me shpatulla pas murit. Fati do jete ne anen tuaj, duke ua lehtesuar zgjidhjen. Tregohuni te gatshem per te pranuar kritika nga personat qe ju rrine afer, pasi vetem ne kete menyre mund te permiresoni karakterin tuaj. Parashikohen te ardhura te mira.

Bricjapi 

Fati do jete i gjithi per te lindurit e kesaj shenje, te cilet do kene fitime te mira ne pune, madje edhe ngritje ne detyre. Lajme te mira do te vijne edhe ne fushen e dashurise, ku parashikohet nje dite e mbushur me emocione te shumta. Ata qe jane vetem mund te njohin nje person, i cili do beje qe t’u rrahe zemra forte. Edhe ana ekonomike paraqitet e mire. 

Ujori 

Keni lene qe koha te kaloje pa mbyllur asgje ne praktike, por do te rikuperoni ne kohe dhe do te arrini te zgjidhni gjithcka brenda dites. Gjithashtu pritet te paraqitet nje projekt i mire per ju, i cili do sjelle dhe fitime. Kujdes nga fjalet qe do degjoni nga nje mik i juaji, pasi synon vetem t’iu vere kunder nje personi tjeter.

Peshqit 

Nje dite kryesisht e qete do jete kjo e sotmja per te lindurit e kesaj shenje. Ne pune gjerat do shkojne me se miri. Ne fushen e ndjenjave nuk do keni ndonje emocion te vecante. Gjate pasdites mund te beni nje vizite ne nje vend te panjohur, duke shenuar nje moment interesant. Mbremja do jete e qete dhe e relaksuar mes familjareve.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.