Horoskopi per diten e hene, 6 mars 2017
Ky eshte horoskopi per diten e hene, 6 mars 2017 qe Noa.al sjell per ju. Njihuni me parashikimin per punen, shendetin dhe ndjenjat, si do ece dita per te lindurit e çdo shenje.
Dashi
Mund te mbeteni te befasuar nga sjella e çuditshme e nje personi qe e keni shume afer. Por para se te arrini ne perfundime te nxituara, do ishte me mire te flisnit me te. Ne dashuri mos u beni shume kerkues, por lereni partnerin/en te lire, pasi sjellja juaj mund te prishe lidhjen. Kjo eshte dita ideale per te rregulluar disa çeshtje te lena pezull.
Demi
Prej disa ditesh keni nisur nje aventure te re profesionale dhe gjerat duket se do vijne duke u permiresuar. Do te jeni me humor te mire dhe shume te gatshem ne raport me te tjeret, duke i permiresuar marredhenie. Do te kuptoni se ky eshte momenti per te ndryshuar plotesisht jeten tuaj, ndoshta me nje lidhje serioze ose plane per femije.
Binjaket
Zenkat e vazhdueshme me partnerin/en tuaj do ju prishin humorin, ndersa njerezit do ju rrine larg, pasi do ndihen ne siklet nga sjellja juaj. Gjate pasdites mundohuni te beni diçka ndryshe nga e zakonshmja, pasi mund t’iu permiresoje humorin. Shfrytezojeni mbremjen per tu marre paksa me veten tuaj.
Gaforrja
Do te zgjoheni shume te motivuar dhe do te keni shume gjera ne program, per te cilat do te jeni gati te veproni. Ndonje problem i vogel fizik, mund ta zbehe ritmin gjate oreve te dites, por me siguri qe nuk do e minoje humorin tuaj. Ne oret e pasdites do te keni nje takim te veçante, ku nje person mund t’iu ndihmoje ne punen tuaj.
Luani
Do te kaloni nje moment shume te mire bashke me partnerin/en, duke e bere diten tejet pozitive. Do te keni shume deshire per te punuar, por fatkeqesisht gjerat nuk do shkojne ne drejtimin e duhur. Pushoni sa me shume te jete e mundur, pasi keni nevoje per energji. Financat do vijne duke u permiresuar.
Virgjeresha
Gjate kesaj dite nuk do te ndiheni mire dhe kjo gje do ndikoje ne lidhjen tuaj ne çift. Nuk do te jeni shume te pranishem dhe partneri/ja juaj mund ta interpretoje si mungese dashurie. Ne pune gjerat do shkojne pergjithesisht mire. Mos i besoni verberisht instinktit, por kerkoni edhe mendimin e nje tjetri, para se te merrni nje vendim me rendesi.
Peshorja
Kjo dite nuk do ju jape shume kenaqesi. Gjate oreve te punes do te merreni me nje çeshtje shume te komplikuar, te cilen do arrini qe ta zgjidhni vetem ne saje te ndihmes se kolegeve tuaj. Kjo nuk eshte dita ideale per te bere investime financiare ose per te marre vendime te rendesishme, pasi rrezikoni shume qe te gaboni. Ata qe jane vetem do kene nje dite te mbushur me takime interesante sot, shfrytezojini.
Akrepi
Kjo e hene do jete perfekte per te lindurit e kesaj shenje. Gjate mengjesit do arrini me ne fund qe te zgjidhni nje çeshtje financiare, e cila nuk ju le te flini naten. Gjate pasdites mund te shijoni disa ore relaksi absolut, bashke me partnerin/en tuaj. Shendeti nuk do ju krijoje asnje shqetesim, por kujdes me peshen.
Shigjetari
Kjo dite do jete e mbushur me ulje ngritje, por nuk do jete teresisht negative. Do te qelloni ne shenje tek eprori juaj, i cili do i vleresoje aftesite tuaja. Ne mbremje ju presin momente te mira me partnerin/en. Financat do te varen teresisht nga menyra juaj e menaxhimit.
Bricjapi
E hena nuk do jete aspak pozitive per te lindurit e shenjes se binjakeve. Diçka e papritur do ju detyroje te ndryshoni planet dhe kjo do ju merzise pa mase. Gjate pasdites humori juaj do te vije duke u permiresuar, ne saje te personit qe dashuroni, i cili do ju beje te ndiheni te relaksuar/a.
Ujori
Kjo dite nuk do te nise me kemben e duhur, por beni kujdes te mos ziheni me njerezit qe ju rrethojne, pasi rrezikoni te perfundoni ne debat. Oret e punes do ju duken fare te lehta, por mundohuni te ruani perqendrimin, ne menyre qe te mos beni gabime nga neglizhenca. Nese nuk ja dilni dot vetem, mund te kerkoni edhe ndihme.
Peshqit
Dita do te nise me koken mes reve, duke bere qe te keni shume veshtiresi per t’u perqendruar. Nderkohe limitohuni qe te kryeni punet rutine, duke i lene per dite me te mira angazhimet qe kerkojne perqendrim maksimal. Sa i perket dashurise, rrezikoni qe te ziheni me partnerin/en per shkaqe banale. Ruani qetesine.