Horoskopi ditor per diten e diel  20 nentor 2016

0horos

DASHI21. mars - 20. prill

Klima yjore do e favorizoje tej mase marrëdhënien tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do e keni me te lehte te flisni hapur me atë qe keni ne krah dhe mund te zgjidhni edhe disa çështje te mbetura pezull prej kohesh. Financat do jene te paqëndrueshme. Vetëm nëse ju ndihmojnë te afërmit apo miqtë do mund t'ia dilni mbanë, pasi ne te kundërt do keni probleme.

 
DEMI21. prill - 21. maj

Jeta juaj ne çift do jete shume e mire sot. Nuk do keni as mosmarrëveshjen me te vogël me partnerin dhe mund te merrni edhe disa vendime me rëndësi. Beqaret duhet te tregohen te matur me ftesat qe do ju bëhen dhe nuk duhet te nxitohen për asgjë. Buxheti do mbetet goxha i mire nëse arrini t'i menaxhoni me përkujdes dhe maturi te ardhurat tuaja.

BINJAKET22. maj - 21. qershor

Dite goxha e vështirë do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mes jush dhe partnerit nuk do ketë aspak debate apo pakënaqësi. Beqaret do kërkojnë ne çdo vend për dashurinë e madhe, por nuk do ja dalin dot ta gjejnë atë. Për financat do jete një dite e begate. Do mund t'i kryeni te gjitha shpenzimet e menduara dhe do hiqni edhe disa para mënjanë.

GAFORRJA22. qershor - 22. korrik

Dite e mbushur me pasion do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here do ju duket vetja si neper ëndrra. Beqaret as qe do mendojnë për te krijuar një lidhje pasi sot do ja kalojnë për mrekulli pranë miqve te ngushte dhe pranë familjareve te tyre. Ne planin financiar nuk do jeni te qarte për gjendjen ne te cilën ndodheni dhe ka rrezik te bëni gabime.

LUANI23. korrik - 22. gusht

Do reflektoni gjere e gjate sot ju te dashuruarit për te ardhmen e jetës ne çift. Ka mundësi qe deri ne mbrëmje te merrni disa vendime te rëndësishme. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Do ju duhet ende te presin edhe pak kohe. Financat do jene shume me te mira se kohet e fundit, por kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni pafund.

VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator

Do i përkushtoheni tej mase partnerit tuaj sot dhe për këtë arsye mund te lini pas dore edhe punën tuaj. E rëndësishme është qe marrëdhënia ne çift do përmirësohet ndjeshëm. Beqaret duhet te kenë me tepër besim tek vetja e tyre dhe nuk duhet te ndalen se joshuri. Ne planin financiar duhet ta hidhni çdo hap te mirëmenduar pasi ne te kundërt situata mund t'iu dale jashtë kontrollit.

PESHORJA24. shtator - 23. tetor

Dite e ngrohte do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Me pak qetësi dhe maturi do mund te sqaroni gjithçka dhe do jeni me te qete. Beqaret as qe do e mendojnë dy here një gjë dhe do pranojnë çdo lloj ftese qe do ju behet. Disa edhe mund te lëndohen. Financat nuk do i kontrolloni aspak. Duke shpenzuar shuma te mëdha keni për te mbetur keq disa dite me vone.

AKREPI24. tetor - 22. nëntor

Dite e zakonshme dhe pa asnjë te veçante do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Beni atë qe do mendoni me te arsyeshme pa menduar për te nesërmen. Beqaret do thurin shume ëndrra dhe realiteti ka për t'iu dukur shume me trishtues. Ne planin financiar do jeni me fat. Gjendja do vije duke u përmirësuar kështu qe mund t'i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me tepër.

SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor

Dite e qete ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do ju dale asnjë problem me partnerin tuaj pasi toleranca dhe mirëkuptimi do mbizotërojë nga te dy palët. Beqaret duhet ende te bëjnë durim qe te gjejnë personin e tyre me te përshtatshëm. Me shpenzimet duhet te jeni sa me te matur qe te mundeni. Vetëm ne këtë mënyrë situata do mbetet e kënaqshme.

BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar

Nëse jeni ne një lidhje, sot duhet te lini çdo gjë tjetër pas dore dhe duhet t'i përkushtoheni partnerit. Po nuk e bëtë këtë keni për ta humbur atë me shpejt nga sa mendoni. Beqaret do jene mjaft te favorizuar ne jetën e tyre sentimentale dhe do fillojnë një lidhje te qëndrueshme. Çështjet financiare nuk do jene te favorizuara. Kujdes me çdo hap qe do hidhni.

UJORI21. janar - 19. shkurt

Jeta juaj ne çift do jete e mrekullueshme sot. Do keni një komunikim te shkëlqyer me njeri tjetrin dhe do i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet e se shkuarës. Beqaret do realizojnë takime te shumta, por asnjeri nuk do ju përshtatet sa duhet. Buxhetin nuk do e menaxhoni mire, por disa te afërm do ju ofrojnë mbështetje te pakushtëzuar. Do e kaloni ditën pa probleme serioze.

PESHQIT20. shkurt - 20. mars

Nëse doni qe gjerat te ecin mire mes jush dhe atij qe keni ne krah, sot duhet te tregoheni me realiste me partnerin tuaj. Po qëndruat me këmbë ne toke nuk do keni as probleme dhe as nuk do zhgënjeheni. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te bere ndryshime. Ne planin financiar duhet te reflektoni disa here para se te merrni vendime. Shpenzimet duhet t'i kufizoni ne maksimum.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.