Horoskopi ditor per diten e merkure 9 Nentor 2016

Dite e përshtatshme për çiftet ka për te qene kjo e sotmja. Marrëdhënia me partnerin do jete e kënaqshme sepse do dini si te flisni e si te komunikoni ne çdo moment. Beqaret do afrohen tej mase pas një personi, por nuk do preferojnë te hedhin menjëherë hapa. Ne fakt kjo do jete gjeja me e mire për t'u bere. Tek financat, asnjë planet nuk do ndikoje negativisht prandaj ato do jene te mira.

Kjo e sotmja do jete një dite tejet e paqëndrueshme për ata qe janë ne një lidhje. Here do keni debate dhe zënka te forta me njeri-tjetrin dhe here do dashuroheni pa dorashka. Beqaret nuk do ndihen ende gati te bëjnë zgjedhje dhe do vazhdojnë te kenë te njëjtin status. Ne planin financiar ka rrezik te ndërmerrni rreziqe dhe situata mund t'iu dale jashtë kontrollit.

Jeta juaj ne çift do jete shume e ngrohte sot. Do jeni te pandashëm ne ide dhe mendime dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen me te vogël me partnerin. Beqaret do e gjejnë papritur një person me te cilin do bien koke e këmbë ne dashuri. Financat do i keni te mira kështu qe ndihmojini pak personat qe iu janë gjendur gjithmonë pranë.

Gjerat mes jush dhe partnerit kane për te ecur për mrekulli sot. Do keni një marrëdhënie aq te qëndrueshme saqë do i zgjidhni një e nga një te gjithë problemet e hershme. Beqaret do kenë probleme ne pune dhe nuk do e kenë mendjen tek dashuria. Marsi do jete planeti dinamik qe do ju ndihmoje t'i zgjidhni një e nga një te gjitha problemet financiare.

Dite e mërzitshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Marrëdhënia me partnerin do lere për te dëshiruar dhe mosmarrëveshjet do jene te vazhdueshme. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te bere ndryshime te statusit dhe do preferojnë te refuzojnë çdo lloj propozimi. Financat duhet t'i keni shume kujdes sepse po nuk i bëtë me kujdes llogarite do gjendeni shpejt ne gjende delikate.

Jeta juaj ne çift nuk do jete aspak shqetësuese sot. Do jeni me te logjikshëm dhe do e kuptoni sjelljen e tjetrit ne momente te veçanta. Beqaret do jene ne humor te shkëlqyer dhe gati për te bere çdo lloj çmendurie. Çdo gjë do ndriçoje për ta. Ne planin financiar duhen marre masa te menjëhershme pasi ne te kundërt gjendja do përkeqësohet akoma me tepër.

Do jeni me te hapur ndaj çdo gjeje qe do ju thotë partneri juaj gjate kësaj dite dhe se bashku mund te bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël. Beqaret ka mundësi t'i rikthehen një historie te vjetër, por kësaj here gjerat do jene shume me ndryshe. Buxheti do vazhdoje te jete i paqëndrueshëm kështu qe mundohuni te mos kryeni shpenzime te pamenduara.

Duhet te bëni me tepër lëshime ndaj partnerit tuaj sot sepse ne te kundërt situata do përkeqësohet akoma me shume. Beqaret nuk do arrijnë dot te fiksohen pas një personi, pasi do jene disa qe do ju pëlqejnë njëherësh. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rëndësishme sepse gjendja ka për te qene e shkëlqyer.

Do i jepni prioritet absolut jetës tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin do jete e jashtëzakonshme. Vazhdoni t'i shprehni ndjenjat sa te mundni. Beqaret do kenë disa njohje te reja, por nuk do ndihen gati te hedhin hapa. Ne planin financiar duhet te merrni masa akoma me strikte ne mënyrë qe gjendja te stabilizohet. Po vazhduat te bëni çmenduri do keni probleme me te mëdha.

Dite e mbushur me dashuri do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni gjithë kohës mire pranë atij qe dashuroni dhe nuk do preferoni te ndaheni për asnjë çast. Beqaret do realizojnë disa takime interesante dhe me ne fund do fillojnë një lidhje afatgjate. Ne planin financiar gjendja nuk ka për te qene e mire. Here pas here mund te përballeni edhe me vështirësi.

Do jeni shume xheloze për partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe situata ne disa momente mund t'iu dale edhe jashtë kontrollit. Kujdes! Beqaret, edhe pse do mundohen shume, nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete një person te përshtatshëm. Ne disa momente mund te bien edhe ne pesimizëm. Me shpenzimet tregohuni te matur dhe nuk kane për t'iu dale aspak vështirësi.

Dite mjaft premtuese do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ja plotësoni dëshirat njeri-tjetrit dhe marrëdhënia mes jush do jete e jashtëzakonshme. Beqaret do realizojnë takimin me te bukur te jetës se tyre dhe e ardhmja ka për te qene e jashtëzakonshme. Kjo do jete dita e tyre. Financat nuk do jene te mira prandaj do jeni te detyruar te bëni kufizime.