Horoskopi ditor per diten e marte 18 Tetor 2016

Saturni do ndikoje se tepërmi ne jetën tuaj ne çift sot. Mundohuni sa te mundni te shmangni mosmarrëveshjet me te sepse ne te kundërt situata mund t'iu dale edhe jashtë kontrollit. Beqaret nuk do jene me fat ne dashuri kështu qe duhet te bëjnë edhe durim. Buxheti me shume gjase do filloje te përmirësohet ndjeshëm. Do keni mundësi te bëni edhe investime me te mëdha.

Marrëdhënia me partnerin do vije dalëngadalë duke u përmirësuar. Te dy palët do i shprehni edhe me tepër ndjenjat dhe do bëni çdo gjë për te mirën e njeri-tjetrit. Beqaret nuk duhet te dëshpërohen qe nuk do e gjejnë sot shpirtin binjak, pasi kjo gjë do ndodhe te ditët ne vijim. Ne planin financiar do jeni me shume fat kështu qe gjendja do vije duke u përmirësuar.

Nëse jeta juaj ne çift edhe te e forte, sot keni për te kaluar një dite fantastike pranë partnerit. Do dini si ta bëni te lumtur tjetrin dhe do ndiheni edhe vete shume mire. Edhe beqaret do jene me fat gjate kësaj dite dhe do arrijnë ta tërheqin pas vetes personin qe kane pëlqyer prej kohesh. Buxheti nuk do jete i mire. Do kryeni shpenzime te pamenduara për te cilat do pendoheni shpejt.

Përfitoni nga klima e qete qe do mbizotërojë ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite për te folur me partnerin edhe për disa tema delikate. Po i shtytë gjerat për me vone do keni probleme. Beqaret do kalojnë një dite interesante dhe plot njohje te reja. Do e kenë ata ne dore se çfarë hapash te hedhin me pas. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni shume rreziqe sepse gjendja nuk do jete e kënaqshme.

Te nxitur nga Merkuri, sot do bëni te gjitha përpjekjet e mundshme për ta përmirësuar jetën tuaj ne çift. Do e kuptoni se keni gabuar renda me ato qe keni thënë kohet e fundit. Beqaret do kënaqen pafund me miqtë e ngushte dhe nuk do e kenë shume mendjen për te joshur dike. Ne planin financiar kujdes nga Neptuni qe do ju nxite te kryeni shpenzime te ekzagjeruara.

Dite mjaft e animuar do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni emocione nga me te ndryshmet dhe nuk do doni te shkëputeni për asnjë moment nga partneri. Beqaret nuk duhet te kërkojnë asgjë me ngulm, por do bëjnë mire t'ia lënë gjerat kohës. Financat do jene shume te paqëndrueshme dhe nuk do arrini dot as te kryeni shpenzimet me te nevojshme.

Yjet do nxisin debatet dhe konfliktet ne çift gjate kësaj dite. Ne disa momente do ndiheni aq keq saqë mezi do prisni te mbaroje dita. Beqaret do jene nostalgjike dhe do mendojnë për te shkuarën duke refuzuar çdo ftese qe d ju behet. Ne planin financiar do gjeni mënyrat e duhura për ta stabilizuar situatën. Do arrini te kryeni shpenzimet me te domosdoshme dhe do ju mbeten edhe para mënjanë.

Do jeni te paduruar sot ju te dashuruarit dhe ka rrezik te bëni gjera te pamenduara mire. Ky ne fakt do jete një gabim qe mund te sjelle pasoja edhe për te ardhmen. Beqaret do kenë një dite interesante edhe pse nuk do arrijnë dot ta ndryshojnë statusin e tyre. Buxheti do jete ne gjendje te mire kështu qe përfitoni për te bere disa shpenzime te domosdoshme për shtëpinë.

Dite e mbushur me bashkëpunim do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni sepse partneri do kujdeset edhe për detajet me te vogla. Beqaret do kenë një dite pozitive dhe te mbushur me takime. Gjendja financiare ka për te qene shume here me e mire se disa kohe me pare kështu qe mund te bëni edhe ndonjë investim me tepër.

Edhe pse do jeni te zënë me pune sot, nuk duhet ta lini pas dore personin qe keni ne krah. ne rastin me te keq, shpjegojani atij situatën ne mënyrë qe te mos mërzitet. Beqaret do fillojnë një lidhje aq pasionante dhe te bukur saqë nuk e kishin ëndërruar asnjëherë me pare. Financat do jene shume te paqëndrueshme kështu qe shmangni çdo lloj shpenzimi.

Do ja kaloni mjaft mire me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe emocionet do jene te veçanta. Ne mbrëmje madje mund te kaloni edhe çaste pasionante dhe mjaft romantike. Beqaret do bëjnë ose do marrin deklarata flakëruese. Me siguri qe gjerat do fillojnë te ndryshojnë sot. Ne planin financiar ka ardhur momenti te merrni masa nëse doni qe gjendja te përmirësohet.

Ka rrezik qe tensioni te mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sot. Nuk do arrini dot te merreni vesh për asgjë me partnerin dhe mund te mendoni edhe për ndarje. Beqaret do e lënë veten te lire dhe kane për te përjetuar kënaqësi te mëdha. Ndonjëherë kjo është gjeja me e mire qe mund te behet. Ne planin financiar duhet te bëni kujdes. Po shpenzuat kuturu do keni probleme.