Horoskopi ditor për diten e mërkurë - 17. gusht 2016

 

  Dashi 21. mars - 20. prill

Kjo dite do jete mjaft e mire për ata qe janë ne një lidhje. Do kaloni plot çaste te këndshme dhe harmonike me atë qe keni ne krah. Beqaret do dëshirojnë shume te fillojnë një lidhje te qëndrueshme, por nuk do ja dalin dot mbanë. Buxheti do ndikohet pozitivisht nga Dielli dhe situata do ekuilibrohet tej mase. Do jeni shume te arsyeshëm me te gjitha shpenzimet.

  Demi 21. prill - 21. maj

Dëgjojini me shume kujdes ato qe do ju thotë partneri juaj sot dhe kurrsesi mos bëni gjerat qe ai nuk dëshiron. Vetëm ne këtë mënyrë do mund te ruani një marrëdhënie te kënaqshme me te. Beqaret do luftojnë fort për ta joshur personin qe pëlqejnë dhe do ja dalin mbanë. Ne planin financiar gjithçka ka për te ecur me se miri. Nuk do ndërmerrni asnjë lloj rreziku.

  Binjaket 22. maj - 21. qershor

Tregohuni sa me realiste qe te mundeni sot ju te dashuruarit dhe mos kërkoni nga partneri gjera qe ai nuk mund t'ua plotësojë dot. Për beqaret pritet një dite e begate dhe pa asnjë problem. Disa do arrijnë te gjejnë personin e ëndrrave. Financat do mbeten te qëndrueshme pasi çdo lloj shpenzimi do e kryeni me maturi dhe përkujdes. Vazhdoni te silleni ne këtë mënyrë me to.

  Gaforrja 22. qershor - 22. korrik

Dite e mbushur me çaste te lumtura ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Shfrytëzojeni sa te mundeni dhe keni për te përjetuar ndjesi fantastike. Beqaret nuk do ndihen aspak gati për te ndryshuar statusin e tyre dhe me shume gjase do i refuzojnë ftesat. Buxhetin do e menaxhoni ne çdo moment me përkujdes dhe maturi prandaj nuk do keni tronditje.

  Luani 23. korrik - 22. gusht

Yjet do mendojnë për gjithçka gjate kësaj dite dhe çdo çast ka për te qene fantastik për ju te dashuruarit. Mundohuni ta shfrytëzoni çdo moment sa me shume qe te mundeni. Beqaret nuk do jene me fat dhe do vazhdojnë te mbeten ende te vetmuar. Shpenzimet kryejini me maturi dhe me llogari sepse vetëm ne këtë mënyrë gjendja do mbetet e qëndrueshme.

  Virgjeresha 23. gusht - 23. shtator

Kjo e sotmja do jete një nga ato ditët e rralla kur ju do përjetoni çaste te zjarrta dhe pasionante me partnerin. Shpesh do ju duket vërtet sikur jeni ne ëndërr. Beqaret do kenë pak mundësi për ta gjetur shpirtin e tyre binjak, por gjithsesi le te tentojnë njëherë. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire, prandaj bëni kujdes me te gjitha shpenzimet qe do kryeni.

  Peshorja 24. shtator - 23. tetor

Nuk do i kushtoni vëmendjen e duhur partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe kjo mund t'iu largoje nga njeri-tjetrit. Po vazhduat kështu edhe për një kohe te gjate keni për t'u ndare. Beqaret do realizojnë një takim te papritur, por qe ka gjase te shndërrohet ne një lidhje afatgjate. Ne planin financiar mos ndërmerrni shume rreziqe, por kryeni çdo shpenzim me llogari.

  Akrepi 24. tetor - 22. nëntor

Do jeni sensuale dhe shprehës sot ju te dashuruarit. Marrëdhënia ne çift ka për te qene e jashtëzakonshme dhe nuk do doni asnjë çast te qëndroni larg partnerit. Beqaret ka rrezik te bëjnë edhe çmenduri vetëm qe ta gjejnë personin e duhur. Jo te gjithë do jene me fat. Ne planin financiar nuk duhet te bëni kurrsesi çmenduri sepse mund te lindin probleme me vone.

  Shigjetari 23. nëntor - 21. dhjetor

Plutoni do ju përkëdhelë tej mase sot ju te dashuruarve. Do i shprehni me më tepër pasion ndjenjat dhe kënaqësitë do jene te paimagjinueshme. Beqaret nuk do jene gati për te bere ndryshime te statusit, por do pranojnë te dalin e te njihen me disa persona. Nesër nuk i duhet çfarë mund te ndodhe. Ne planin financiar do keni goxha vështirësi dhe do ndiheni keq.

  Bricjapi 22. dhjetor - 20. janar

Perspektivat janë shume te mira sot për jetën tuaj ne çift. Marrëdhënia mes jush do jete e qete dhe pa problemin me te vogël. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por mund te nisin menjëherë lidhje pasionante. Jetëgjatësia e saj nuk mund te parashikohet ende. Financat do jene me te mira dhe mund te kryeni pa frike disa shpenzime me tepër se zakonisht.

  Ujori 21. janar - 19. shkurt

Dite rutine ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Here pas here do ndiheni keq dhe do mbylleni ne vetvete. Partneri do doje shume ta ndryshoje situatën, por nuk do mundet dot. Beqaret do jene me te favorizuar. Jeta e tyre do marre tërësisht një drejtim tjetër. Edhe ne planin financiar perspektivat duket te jene goxha te mira. Mund te kryeni edhe investime.

  Peshqit 20. shkurt - 20. mars

Dilni, argëtohuni dhe bëni çdo gjë qe do mendoni te arsyeshme ju te dashuruarit. Jeta është e shkurtër dhe çdo çast duhet shfrytëzuar ne maksimum. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te filluar një lidhje do i refuzojnë edhe disa ftesa qe do ju bëhen. Buxhetin do ta menaxhoni me shume përkujdes dhe gjendja ka për t'u përmirësuar ndjeshëm.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.