Horoskopi ditor per diten e marte 16 Gusht 2016

1 8405HOROSKOPI

DASHI21. mars - 20. prill

Sot do kaloni një dite fantastike ju te dashuruarit dhe do ndiheni ne çdo moment te plotësuar. Asgjë e keqe nuk ka për t'iu ndodhur edhe pse te shumte do jene personat qe do mundohen t'ua prishin planet. Beqaret nuk duhet te dekurajohen aspak sepse personi i ëndrrave mund te shfaqet atëherë ku ata nuk e presin. Sektori i financave do jete gjithë kohës i favorizuar.

DEMI21. prill - 21. maj

Nëse jeni ne një lidhje mos bëni gabim te flirtoni me persona te tjerë sot sepse shume shpejt lidhjes tuaj ka për t'i ardhur fundi. Beqaret do jene mjaft tërheqës. Nuk do jete e pamundur qe ta takojnë sot princin e tyre te kaltër, por edhe mundësitë për aventura kalimtare do i joshin tej mase. Për financat do përkujdeseni me tepër se me pare dhe gjendja do jete e shkëlqyer.

BINJAKET22. maj - 21. qershor

Dite mjaft e animuar do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do bashkëpunoni për çdo gjë me partnerin dhe kënaqësitë do jene te mëdha. Beqaret nga ana tjetër do ndihmohen nga Urani dhe do e gjejnë një person qe do i plotësojë te gjitha kërkesat. Ne planin financiar duhet te reflektoni disa here para se te hidhni hapa sepse ne te kundërt keni për t'u penduar.

GAFORRJA22. qershor - 22. korrik

Dite jo e favorshme për jetën tuaj ne çift kjo e sotmja. Nuk do ndiheni mire për asnjë moment dhe debatet do jene te vazhdueshme. Beqaret do kenë takime interesante, por nuk do ndihen ende gati për te hedhur hapa. Ne planin financiar nuk duhet te ëndërroni shume. Çdo shpenzim kryejeni me maturi ne mënyrë qe situata te mbetet e kënaqshme për një kohe te gjate.

LUANI23. korrik - 22. gusht

Do jeni me bashkëpunues me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe gjithçka do ece me mire se me pare. Vazhdoni ne këtë rruge dhe vetëm te mira keni për te pasur. Beqaret do ndihmohen mjaft nga yjet dhe ka mundësi te realizojnë takime te kënaqshme. Sektori i financave do jete tejet delikat kështu qe kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni. Mos mendoni vetëm për te sotmen.

VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator

Dite pozitive do jete kjo e sotmja për te dashuruarit, megjithatë mos prisni qe partneri t'ua plotësojë te gjitha dëshirat qe keni. Gjithçka e ka një kufi. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Do duhet ende kohe për ndryshime rrënjësore. Saturni ka rrezik te ndikoje keq tek sektori i financave dhe gjendja mund te destabilizohet.

PESHORJA24. shtator - 23. tetor

Dite e mbushur me vështirësi te shumta do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Për shume gjera nuk do merreni dot vesh me partnerin dhe debatet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret nuk do ndihen ende gati te fillojnë një lidhje dhe do i refuzojnë te gjitha ftesat. Buxheti nuk do jete shume i ekuilibruar kështu qe kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni.

AKREPI24. tetor - 22. nëntor

Dëgjojini me kujdes ato qe do ju thotë partneri juaj sot dhe mos i dilni kundër për asgjë sepse do keni probleme dhe debate te njëpasnjëshme. Beqaret do i kenë mendimet shume te qarta dhe do përfitojnë nga çdo moment kur te kenë pranë persona qe do ju pëlqejnë. Ne planin financiar do ju duhet shume përkujdes dhe maturi qe gjerat te fillojnë te përmirësohen.

SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor

Dite mjaft euforike do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ja kaloni aq mire pranë atij qe dashuroni saqë nuk do dëshironi qe emocionet te shterojnë. Beqaret do i marrin gjerat si t'iu vijnë dhe nuk do kërkojnë asgjë me ngulm. Ne planin financiar do jeni me më shume fat se kurrë me pare. Shfrytëzojeni rastin edhe për te hequr disa para mënjanë.

BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar

Dite shume e bukur do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do argëtoheni pafund me atë qe keni ne krah dhe nuk do dëshironi te shkëputeni për asnjë çast prej tij. Edhe beqaret do jene me fat. Ata do argëtohen ne çdo moment me personat qe do takojnë, por nuk do jene ende gati për te hedhur hapa. Ne planin financiar duhet te vazhdoni te jeni vigjilente sepse ne te kundërt do keni vështirësi.

UJORI21. janar - 19. shkurt

Do jeni shume idealiste sot ju te dashuruarit, por ne mbrëmje ka rrezik te zhgënjeheni tej mase nga partneri. Mire do jete te riktheheni menjëherë me këmbë ne toke. Beqaret do e gjejnë princin e tyre te kaltër dhe do fillojnë një lidhje afatgjate. Ne planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri dhe nuk do keni për çfarë te ankoheni. Vazhdoni t'i menaxhoni ne te njëjtën mënyrë te ardhurat.

PESHQIT20. shkurt - 20. mars

Do jeni tej mase xheloze sot ju qe keni një lidhje dhe keni për te pasur mosmarrëveshje te njëpasnjëshme me partnerin. Asnjeri nuk do hape rruge. Beqaret do kenë me tepër mundësi për aventura kalimtare dhe pa te ardhme. Mund t'i shfrytëzojnë ato nëse duan sepse për lidhje serioze duhet te presin ende disa kohe. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire, por nuk duhet te dekurajoheni.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.