Horoskopi ditor per diten e shtune 13 Gusht 2016

0548456horoskopi ditor 660x330

DASHI21. mars - 20. prill

Dite e mbushur me te papritura te pakëndshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Te gjitha këto do vijnë si pasoje e pamaturisë se treguar se fundmi. Beqaret sado qe te mundohen, nuk do mundin dot ta fillojnë një lidhje serioze. Duhet te presin edhe pak. Ne planin financiar merrni masa dhe kufizoni shpenzimet sepse ne te kundërt situata mund te ketë tronditje.

DEMI21. prill - 21. maj

Dite sensuale dhe shume e këndshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni gjate gjithë kohës mire me partnerin dhe nuk do doni te ndaheni asnjë çast prej tij. Beqaret nuk duhet te bëjnë asgjë sepse yjet kane menduar për çdo detaj. Buxhetin duhet ta menaxhoni me sa me tepër përkujdes ne mënyrë qe gjendja te përmirësohet. Po e late gjithçka pas dore do keni probleme.

BINJAKET22. maj - 21. qershor

Jeta juaj ne çift do jete e mrekullueshme gjate kësaj dite. Do kaloni me tepër momente intime me atë qe keni ne krah dhe emocionet do jene te forta. Beqaret duhet t'i shfrytëzojnë sa te mundin ftesat qe do ju bëhen sepse jo gjithmonë do jete kështu. Çështjet financiare do jete te begata. Nuk do keni asgjë për çfarë te shqetësoheni ne këtë sektor.

GAFORRJA22. qershor - 22. korrik

Dashuria juaj për njeri-tjetrin do vihet ne prove gjate kësaj dite. Nga sjellja dhe reagimet e te dyve do kuptohen shume gjera. Beqareve do ju rendoje pafund vetmia, por nuk do i joshin as aventurat kalimtare. Për lidhje te qëndrueshme duhet te presin edhe pak kohe. Buxhetin do e keni gjithë kohës nen kontroll dhe nuk do ju dale asnjë e papritur e pakëndshme.

LUANI23. korrik - 22. gusht

Do keni kontradikta te shumta me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe ne disa momente do mendoni edhe t'i jepni fund gjithckaje. Asgjë nuk ka për te ecur me si me pare mes jush. Beqaret do afrohen mjaft me disa persona interesante dhe do ndiheni mire pranë tyre. Për te hedhur hapa me tej duhet te presin edhe pak. Ne planin financiar do keni fat me shumice.

VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator

Ka mundësi te bëni shume sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm qe marrëdhënia juaj ne çift te jete sa me e begate. Yjet do iu japin mbështetjen e tyre. Beqaret do kenë një takim drithërues i cili do ua ndryshoje jetën njëherë e mire. Ne planin financiar do keni mbështetjen e Marsit dhe pak nga pak do i rregulloni te gjitha problemet. Mund te kryeni edhe ndonjë investim.

PESHORJA24. shtator - 23. tetor

Do jeni shume te ndjeshëm gjate kësaj dite dhe çdo kritike e vogël e partnerit do ju mërzitë. Ai nuk e bën me te keq ne fakt, pasi do thjesht te mirën tuaj. Beqareve ka mundësi t'iu ike nga duart një mundësi e shkëlqyer. Here tjetër bëjini sytë katër ne çdo moment. Buxheti ka për t'u përmirësuar aq shume saqë nuk do e kontrolloni dot euforinë. Kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni pa u menduar.

AKREPI24. tetor - 22. nëntor

Çiftet nuk do i kushtojnë shume rëndësi jetës se tyre ne çift sepse do merren me çështje profesionale. Flisni me partnerët reciproke qe te mos lindin keqkuptime. Beqaret do kenë mbështetjen e Venusit dhe do realizojnë një takim mbresëlënës. Shume gjera do ndryshojnë njëherë e mire për ta. Ne planin financiar kryeni sa me pak shpenzime te mundni qe mos keni probleme serioze.

SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor

Çiftet do kenë një dite te mbushur me çaste te lumtura sot. Do ndiheni aq mire saqë nuk do kenë për çfarë te ankohen. Beqaret nuk duhet te tregohen te turpshëm sepse mund t'iu ikin nga duart disa mundësi te shkëlqyera. Merkuri do ju nxite te bëni përpjekjet e duhura ne planin financiar dhe do i stabilizoni menjëherë te ardhurat. Mund te mendoni edhe për ndonjë investim.

BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar

Kombinimi i yjeve do jete i mire gjate gjithë kësaj dite dhe jeta ne çift do vazhdoje te mbetet e qëndrueshme ne çdo moment. Beqaret do kenë plot mundësi për te pasur njohje, por nuk do përfitojnë aspak. Për ta ka gjera te tjera me te rëndësishme sesa krijimi i një lidhjeje. Ne planin financiar do jeni te palogjikshëm dhe nuk do i bëni llogarite para se te shpenzoni.

UJORI21. janar - 19. shkurt

Dite e qëndrueshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i jepni rëndësinë e duhur edhe intimitetit dhe do ndiheni mire pranë partnerit. Beqaret do kenë një dite pozitive te cilën duhet ta shfrytëzojnë ne maksimum. Shume gjëra do ndryshojnë për ta. Financat do jene shume here me te mira nga sa ju kishit menduar. Mund te hiqni para mënjanë dhe mund te bëni investime.

PESHQIT20. shkurt - 20. mars

Do jeni shume romantike gjate kësaj dite dhe do e bëni partnerin te ndihet si neper ëndrra. Duke u kënaqur ai do kënaqeni edhe ju pafund. Beqaret do realizojnë disa takime, por vetëm ai i orëve te pasdites do i beje t'iu rrahe zemra fort. Ne planin financiar do keni me shume fat nga me pare dhe do arrini ta përmirësoni situatën. Do jeni te qete kur te kryeni çdo lloj shpenzimi.

JU MUND TI PËLQENI
 

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.