Horoskopi ditor për diten e martë - 9. gusht 2016

 

  Dashi 21. mars - 20. prill

Dite mjaft euforike do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do reshtni se i shprehuri ndjenjat dhe se i beri komplimente tjetrit. Beqaret duhet te qëndrojnë me këmbë ne toke dhe kurrsesi nuk duhet te krijojnë iluzione. Buxheti here pas here mund te ketë ndonjë tronditje dhe nuk do ndiheni te qete. Kërkoni ndihme nga te afërmit sepse ata nuk kane për t'iu lënë ne balte.

  Demi 21. prill - 21. maj

Do jeni shume autoritare gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe marrëdhënia ne çift mund te ketë disa luhatje. Ndryshoni sjellje nëse nuk doni qe partneri te mërzitet dhe t'iu braktise. Beqaret me mire te dëgjojnë zemrën dhe jo ata qe i rrethojnë sepse vetem ajo do i drejtoje ne rrugën e duhur. Ne planin financiar asgjë nuk ka për te qene e lehte. Tregohuni sa me te matur qe te mundeni.

  Binjaket 22. maj - 21. qershor

Here autoritare dhe here te palogjikshëm, sot do veproni spontanisht ju qe keni një lidhje dhe nuk do mendoni aspak se mund ta lëndoni atë qe keni ne krah. Kujdes! Beqaret do kenë shume pretendente, por nuk do jene ne gjendje te bëjnë një zgjedhje. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Do i kryeni te gjitha shpenzimet qe keni menduar prej kohesh.

  Gaforrja 22. qershor - 22. korrik

Dite e këndshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni përgjithësisht mire pranë partnerit dhe nuk do keni për çfarë te qaheni. Beqaret duhet t'i marrin gjerat shtruar dhe te mos nxitohen për asgjë. Shume shpejt do vije dhe momenti i tyre. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës me ju. Jo vetëm qe do shpenzoni sa te doni, por do i ndihmoni edhe te afërmit.

  Luani 23. korrik - 22. gusht

Do jeni shume te sigurte për ndjenjat tuaja gjate kësaj dite dhe do jeni gati te merrni disa vendime te rëndësishme. Do bini dakord për gjithçka me partnerin. Beqaret sado qe te mundohen nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete personin e tyre te ëndrrave. Buxhetin mos e lini shume pas dore sepse po filluan problemet, zor se do dilni prej tyre pa u rrënuar.

  Virgjeresha 23. gusht - 23. shtator

Marrëdhënia juaj ne çift do jete e trazuar sot. Nuk do arrini dot te bini dakord për disa gjera me partnerin dhe do debatoni me zë te larte. Beqaret nuk duhet te bëjnë çdo lloj sakrifice vetëm qe te mos qëndrojnë me vetëm sepse kane për t'u penduar rende. Buxhetit do i kushtoni vëmendjen e nevojshme dhe gjendja do vije duke u përmirësuar dalëngadalë.

  Peshorja 24. shtator - 23. tetor

Nëse doni te kaloni një dite te qëndrueshme ju te dashuruarit, duhet te dini si te silleni me partnerin. Mos i shkoni kundër për asgjë sidomos nëse e shihni qe ai e ka diçka për zemër. Do fitoni pike. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por mund te fillojnë edhe lidhje serioze. Ne planin financiar, edhe pse do keni probleme, nuk duhet te alarmoheni.

  Akrepi 24. tetor - 22. nëntor

Dite mjaft harmonike ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ja kaloni për mrekulli pranë atij qe dashuroni. Beqaret do iu japin prioritet ftesave qe do ju bëhen dhe me shume gjase do fillojnë lidhjet qe kane ëndërruar. Financat do jene mjaft te ekuilibruara kështu qe te paktën për këtë sektor nuk duhet te shqetësoheni aspak. Do mund te bëni edhe investime.

  Shigjetari 23. nëntor - 21. dhjetor

Planetët nuk do kenë aspak ndikim tek jeta juaj ne çift gjate kësaj dite dhe çdo gjë do varet nga sjellja juaj. Mendoni edhe për te ardhmen. Beqaret nuk do jene gati te bëjnë ndryshime te statusit dhe do qëndrojnë gjithë kohës pranë miqve. Ne planin financiar do jeni me shume fat dhe situata do ketë përmirësime me te mëdha nga sa mendonit. Shfrytëzojeni këtë mundësi për te kryer investime.

  Bricjapi 22. dhjetor - 20. janar

Dite paksa e trazuar do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here mund te keni edhe debate me partnerin për gjera elementare. Beqaret do jene te pavëmendshëm dhe do humbasin disa mundësi te shkëlqyera. Financat mbajini gjithë kohës nen kontroll sepse po filluan problemet nuk keni do i zgjidhni dot lehtësisht. Lërini për me vone disa shpenzime jo urgjente.

  Ujori 21. janar - 19. shkurt

Me e rëndësishmja për jetën ne çift sot është qe secili te mbaje përgjegjësitë e veta dhe te mundohet ta beje ambientin sa me te këndshëm. Po e bëtë këtë keni për te përjetuar emocione te forta. Beqaret do kenë plot takime, por do jene te pavendosur te hedhin hapa. Merkuri do ndikoje negativisht tek financat dhe mund t'i dobësojë ato. Kujdesuni për çdo shpenzim qe do kryeni.

  Peshqit 20. shkurt - 20. mars

Si ju ashtu edhe partneri juaj do përkujdeseni tej mase për njeri-tjetrin sot. Shpesh do ndiheni aq mire saqë do ju duket vetja sikur jeni mbi re. Beqaret do bëjnë mire te mos nxitohen sepse do behet fjale për te ardhmen e tyre. Nuk duhet te luajnë shume me zjarrin. Ne planin financiar do keni fat me shumice dhe do mund te shlyeni disa borxhe te hershme qe po ua kërkojnë me kaq ngulm.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.