Horoskopi ditor për diten e shtunë - 6. gusht 2016

 

DASHI21. mars - 20. prill

Dite e mbushur me vështirësi te shumta ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin dhe do doni gjithmonë te dale e juaja. Beqaret do mundohen gjate gjithë kohës ta joshin atë qe pëlqejnë, por nuk do ja dalin dot mbanë. Ne planin financiar gjendja do jete disi me e qëndrueshme kështu qe mund te bëheni gati edhe për ndonjë investim.

DEMI21. prill - 21. maj

Ka mundësi te bëni çmenduri sot ju te dashuruarit vetëm për ta shtuar entuziazmin ne jetën tuaj ne çift. Partneri ne fakt do jete i te njëjtit mendim dhe do ju beje te ndiheni për mrekulli. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe jeta do ju ndryshoje përgjithmonë. Për financat duhet te përkujdeseni pak me tepër sepse po filluan problemet zor se keni për ta stabilizuar shpejt gjendjen.

BINJAKET22. maj - 21. qershor

Do keni debate te njëpasnjëshme sot me atë qe keni ne krah, por gjithsesi asgjë për t'u alarmuar. Ne mbrëmja situata do filloje te stabilizohet disi. Beqaret nuk do jene shume te vëmendshëm ndaj ftesave qe do ju bëhen duke humbur kështu mundësi te mira. Buxheti do ketë goxha përmirësime dhe mund te hiqni edhe disa para mënjanë.

GAFORRJA22. qershor - 22. korrik

Do keni ndryshime drastike sot ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni shume me te lumtur se disa dite me pare. Shfrytëzojeni çdo çast pranë atij qe dashuroni. Beqaret do kenë takime te njëpasnjëshme dhe do ndihen mjaft mire me disa persona. Financat do jene shume here me te mira dhe mund te përfitoni për te bere disa investime me tepër se zakonisht.

LUANI23. korrik - 22. gusht

Dite shume e tensionuar ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Për çdo gjë do konfliktoheni me partnerin. Beqaret duhet t'i bëjnë sytë katër ne çdo moment dhe kane për te gjetur personin e ëndrrave. Ne fakt ai do shfaqet ne momentin qe ata me pak e presin. Buxhetin duhet ta keni me tepër ne vëmendje pasi po filluan problemet nuk do dilni dot lehtësisht prej tyre.

VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator

Do keni debate dhe probleme te njëpasnjëshme me partnerin tuaj gjate kësaj dite. Shpesh do ndiheni aq keq saqë do mendoni edhe te ndaheni. Beqaret do e vuajnë me shume se kurrë me pare vetminë dhe do zhyten ne pesimizëm. Perspektivat për sektorin e financave do jene te mira. Do jeni mjaft te logjikshëm me shpenzimet dhe gjendja mund te ketë përmirësime te mëdha.

PESHORJA24. shtator - 23. tetor

Do jeni shume kërkues ndaj partnerit tuaj sot dhe do mërziteni kur ai te mos ua plotësojë dot te gjitha dëshirat. Rikthehuni sa me pare me këmbë ne toke. Beqaret ka mundësi te bëjnë çmenduri vetëm qe te mos qëndrojnë me vetëm. Te gjitha përpjekjet ne fakt do japin frytet e veta. Financat nuk do jene te shkëlqyera, por gjithësi disa përmirësime te vogla do ketë.

AKREPI24. tetor - 22. nëntor

Dite mjaft e qëndrueshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni një bashkëpunim dhe një komunikim për t'u pasur zili. Beqaret do bëjnë mire t'i dëgjojnë këshillat e te afërmve dhe miqve sepse ne te kundërt do bëjnë gabime me pasoja te renda. Ne planin financiar situata do jete e jashtëzakonshme për shkak te një shume te majme qe do merrni nga një pune e mbaruar.

SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor

Do përballeni me vështirësi te njëpasnjëshme sot ju te dashuruarit dhe ne disa momente do preferoni te qëndroni vetëm. Beqaret do nxjerrin pretekste te njëpasnjëshme për te mos dale neper takime, por me vone kane për t'u penduar. Buxhetin do e menaxhoni me shume përkujdes dhe gjendja ka për te qene me e mire. Përfitoni për te bere edhe ndonjë investim.

BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar

Me qetësi dhe durim do i zgjidhni një e nga një te gjitha problemet qe keni pasur ne çift ditët e fundit. Me vone gjithçka për te ecur me mire. Beqaret nuk do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje, por ne mbrëmje mund te kenë disa takime prej te cilave do fillojnë romanca te këndshme. Buxhetin do e menaxhoni me shume përkujdes dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme.

UJORI21. janar - 19. shkurt

Dite e mbushur me bashkëpunim do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mire gjate gjithë kohës dhe do filloni te mendoni me tepër për një te ardhme se bashku. Beqaret nuk do jene me fat ne dashuri dhe kane për te mbetur vetëm ne çdo moment. Plutoni do ndikoje negativisht tek financat dhe gjendja nuk do jete e mire. Kujdes me çdo investim.

PESHQIT20. shkurt - 20. mars

Do kënaqeni pafund pranë partnerit tuaj sot dhe nuk do rreshtin për asnjë moment. Shfrytëzojeni sa te mundeni çdo sekonde. Beqaret do jene me shume fat dhe jo vetëm qe do realizojnë takime, por mund te fillojnë edhe një lidhje afatgjate. Ne planin financiar do ju duhet me tepër përkujdes dhe maturi. Mendoni paksa edhe për te ardhmen.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.