Horoskopi 6 Korrik 2016

05Horsocpoe

Dashi

Nuk keni shume kërkesa gjatë ditës së sotme, kështu që konsiderojeni si një moment pushimi dhe relaksi. Veçanërisht mos u shqetësonin shumë për problemet profesionale. Mund të mendoni për disa projekte të ardhshme, por me qetësi dhe pa shumë nxitim.

Demi

Sot keni disa përparësi që nuk mund t’i lini pas dore. Për këtë arsye sot do të ndaheni në 1 mijë pjesë në përpjekje për të realizaur çdo synim që i keni venë vetes. Mund të kishit bërë një plan më parë që të mund të realizoni çdo gjë pa u lodhur, por kjo vlen për një herë tjetër.

Binjakët

Keni disa angazhime që duhet të merreni personalisht dhe nuk mund t’ia lini të tjerëve. Kështu që sot do të merrni paska nga koha juaj e pushimi, për të mbaruara disa gjera që fillimisht do t’ju duken të kota, por që do të jenë shumë të rëndësishme për të ardhmen tuaj.

Gaforrja

Koha është vërtet vendimtare për të zgjidhur disa çështje, por përpiquni që të mos nxitoni në asgjë. Kjo është mënyra më e mirë për të barë diçka një herë dhe për të mos u kthyer më mbrapsh, apo për të mos kërkuar ndere të tjerëve për diçka që duhet ta bënit ju.

Luani

Dashuria ju thërret dhe sot duhet të përgjigjeni. Keni lënë një histori në pritje, nuk keni telefonuar dikë? Sot është dita e duhur! Por lini të kalojë shumë kohë për zgjidhjen e problemeve të zemrës, sepse në të kundërt njerëzit do të jenë larguar prej jush.

Virgjëresha

I keni shkuar përballë fatit tuaj dhe tashmë keni ndërruar mendimi dhe kërkoni që të ktheheni pas. Është tipike për ju që i mendoni gjerat shumë dhe në fund e lini veten të ndikoheni nga mendimet e të tjerëve. Por sot duhet të rezistoni dhe të veproni ashtu si e keni menduar.

Peshorja

Një pune do të mbyllet sot. Kjo falë dhe ndihmës se një personi i cili do të zgjedhje çfarë është më e mirë për ju, pavarësisht të kaluarës. Keni bërë më të mirën e mundshme dhe kjo gjë do të shpërblehet sot.

Akrepi

Kini më kujdes kur merrni vendime që ju përkasin jo vetëm ju, por dhe personave që ju qëndrojnë pranë. Kjo për të qenë të sigurt në vijimi e disa projekteve dhe për të mos i lënë ato në mëshirë të kohës.

Shigjetari

Sot duhet të lini mënjanë disa projekte. Keni shumë gjëra për të bërë dhe nuk mund ta lini veten të shpërqendroheni me disa gjëra që për momentin nuk janë të rëndësishme. Do të merreni me to në momentin që do të jeni pranë realizimit dhe që do të plotësojnë ëndrrat tuaja për lavdi.

Bricjapi

Duhet të vini në zbatimi diçka që është urgjente dhe që duhet të ishte bërë dje. Më të mbaruar këtë, pas disa ditësh të ngarkuara përpiquni që të qetësoheni paska. Në këtë mënyrë do të jeni të gatshme për të marrë përsipër angazhime të reja, që do të sjellin të tjera përfitime.

Ujori

Nëse nuk doni që dikush t’ju akuzojë se jeni treguar sipërfaqësor, sot duhet të vini në sitë dhe një herë gjithçka që keni bërë ditët e fundit. Kjo për të qenë të përgatitur dhe për të patur përgjigjen e duhur.

Peshqit

I keni qëndruar besnik detyrës suaj dhe kjo gjë ju ka shpërblyer nga njëra anë, por ju ka penalizuar nga ana tjetër. Tashmë ka ardhur momenti për të rikuperuar, mund të qetësoheni sepse raste të reja duken në horizont.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.