Horoskopi ditor për diten e hene - 25 dhjetor 2017

000.9 horoskopi

DASHI21. mars - 20. prill

Kjo dite do jete pozitive për ju te dashuruarit. Do i arrini te gjitha objektivat qe do i vini vetes dhe do ndiheni krenare. Pasdite përgatituni për ndonjë surprize nga partneri. Beqaret do kenë disa takime, por me mire te mos nxitohen për t'i dhënë fjalën dikujt. Ne planin financiar do e keni me te qarte situatën ne te cilën ndodheni dhe do hidhni hapat e duhura për ta përmirësuar me tepër.

DEMI21. prill - 21. maj

Jeta juaj ne çift nuk do jete shume e mire gjate kësaj dite. Secili do ketë idetë dhe mendimet e tij lidhur me një çështje dhe duke mos hapur rruge situata mund te behet problematike. Beqareve do iu jepen mundësi te shkëlqyera sot për te filluar një lidhje kështu qe duhet te jene te kujdesshëm dhe te përfitojnë sa me tepër. Ekuilibri financiar ne shume momente do jete i trazuar.

BINJAKET22. maj - 21. qershor

Do jeni akoma me tolerante sot ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin do vije duke u përmirësuar. Nëse vazhdoni me këtë mënyrë sjelljeje shume shpejt do merrni edhe një vendim te rëndësishëm. Beqaret do kenë vetëm dashuriçka kalimtare dhe pa ndonjë te ardhme. Ne planin financiar do dini si t'i kryeni me kujdes e maturi shpenzimet kështu qe gjendja do mbetet e mire.

GAFORRJA22. qershor - 22. korrik

Ju qe jeni ne një lidhje ka mundësi te merrni disa vendime te mëdha sot dhe do futeni ne një etape shume me te bukur. Pasdite dhe ne mbrëmje nuk do mungojnë as surprizat. Beqaret nuk do ndihen gati për te qene çift dhe gjithë kohen e lire do ua kushtojnë familjareve. Nëse me shpenzimet tregoheni impulsive, situata financiare do marre tatëpjetën e shume shpejt do mbeteni pa para.

LUANI23. korrik - 22. gusht

Çdo gjë do ece ashtu si e kishit planifikuar sot ju te dashuruarit. Komunikimi do jete i kënaqshëm dhe për këtë do ju kenë zili te gjithë. Beqaret nuk do ndihen te lire te bëjnë atë qe do ndiejnë dhe ka mundësi te mbeten serish vetëm. Me shpenzimet do jeni goxha impulsive dhe ka mundësi te bëni gabime te pafalshme e me pasoja tek e ardhmja.

VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator

Nëse jeni ne një lidhje mundohuni te jeni me liberale dhe nga ana tjetër t'ua vini me shume veshin këshillave te partnerit. Vetëm kështu marrëdhënia ne çift do ece si duhet. Beqaret do kenë shume komplekse dhe nuk do i pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar do ketë disa përmirësime te vogla, por qe do ju bëjnë te ndiheni shume me mire nga pak dite me pare.

PESHORJA24. shtator - 23. tetor

Dite e këndshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni te logjikshëm për çdo gjë qe do thoni e qe do bëni prandaj mes jush dhe partnerit nuk do linde asnjë mosmarrëveshje. Beqaret do jene te interesuar për flirte dhe aventura kalimtare, te cilat për te thënë te vërtetën do jene me shumice. Financat duhet t'i keni me tepër ne vëmendje dhe gjendja ka për t'u përmirësuar shpejt.

AKREPI24. tetor - 22. nëntor

Për gjithë ata qe janë ne një lidhje, kjo e sotmja ka për te qene shume e bukur dhe me diell. Do argëtohen pafund pranë njeri-tjetrin dhe debatet do mungojnë tërësisht. Beqaret do afrohen goxha pas disa miqve dhe do fillojnë te kenë ndjesi te veçanta për ta. Financat do jene shume me te kënaqshme, megjithatë mire është qe përveç shpenzimeve te domosdoshme te mos e teproni.

SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor

Dite e paqëndrueshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni shpesh kontradikta me partnerin, por pas pak minutash do pendoheni për ato qe keni thënë dhe do kërkoni falje me mënyrë te veçanta. Beqaret nuk duhet kurrsesi te mbyllin sytë dhe te hedhin hapa sepse mund te lëndohen. Për menaxhimin e financave me mire këshillohuni me specialistet dhe do dilni te fituar.

BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar

Ka shume mundësi te mos i qëndroni besnike partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe kjo do sjelle probleme te mëdha. Nga një gabim i pamenduar mund te shkatërroni gjithçka te bukur qe e keni ndërtuar me mundim. Beqaret do kenë disa takime, por do ju duhet kohe qe te vendosin e te bëjnë zgjedhje. Ne planin financiar nuk ka për te pasur vështirësi te mëdha kështu qe pjesën me te madhe te kohës do ndiheni te qete.

UJORI21. janar - 19. shkurt

Nëse keni ndonjë dyshim për partnerin tuaj mundohuni te flisni sa me hapur me te qe te sqaroni gjithçka. Nëse mundoheni ta kontrolloni fshehurazi keni për te pasur vërtet probleme. Beqaret ka mundësi t'i rikthehen një dashurie te shkuar, por kësaj here do përjetojnë emocione shume te forta. Financat do i mbani gjate gjithë kohës nen kontroll dhe nuk do ju dalin te papritura.

PESHQIT20. shkurt - 20. mars

Sot do jeni shume me optimiste ju te dashuruarit dhe do bëni gjithçka qe te kaloni çaste te lumtura me atë qe keni ne krah. Buzëqeshja dhe emocionet do mbizotërojnë ne çdo moment. Për beqaret nuk do ketë ndryshime te mëdha edhe sikur te bëjnë përpjekje te mëdha. Me shpenzimet do jeni shume te logjikshëm kështu qe gjendja do vazhdoje te mbetet e mire dhe aspak problematike.

0.7 horoskopi javor

0.8 horoskopi mujor

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.