Horoskopi ditor për diten e hene - 18 dhjetor 2017

000.9 horoskopi

DASHI21. mars - 20. prill

Lëreni veten te lire sot ju te dashuruarit dhe bëni atë qe do ndieni ne çdo moment. Emocionet kane për te qene shume me te forta ne këtë mënyrë. Beqaret nga ana tjetër duhet te jene me diskrete dhe nuk duhet ta lëshojnë veten pas te parit qe do i ngacmoje. Ne planin financiar situata do jete me e normalizuar dhe nuk do e keni te vështirë te kryeni investimet e menduara.

DEMI21. prill - 21. maj

Do zhgënjeheni tej mase nga partneri juaj gjate kësaj dite dhe shumicën e kohe do ndiheni keq. Ai nuk do ua plotësojë aspak premtimet qe iu kishte bere prej kohesh. Beqaret do jene me te matur dhe nuk do nxitohen për asgjë. Sot do kalojnë momente vërtet te kënaqshme. Buxhetin do arrini ta riorganizoni dhe do iu lejohet te kryeni disa shpenzime me tepër nga zakonisht.

BINJAKET22. maj - 21. qershor

Jeta juaj ne çift do rrezikohet shume nga yjet gjate kësaj dite. Do keni debate dhe probleme te njëpasnjëshme me njeri-tjetrin dhe ne shume momente mund te ndiheni edhe keq. Beqaret do e kenë serish te vështirë ta gjejnë princin e tyre te kaltër dhe nuk do e ndryshojnë dot statusin. Financat nuk do jene ne gjendjen e tyre me te mire kështu qe duhen shmangur investimet e tejskajshme.

GAFORRJA22. qershor - 22. korrik

Dite shume delikate ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Mund te thoni fjale te pamenduara te cilat mund ta lëndojnë partnerin dhe mund te nxisin disa debate. Beqaret ka shume mundësi te fillojnë te afrohen me një koleg pune. Shpenzimet kufizojini sa me shume qe te mundeni ne mënyrë qe gjendja te mos ketë aspak tronditje. As hua mos jepni për asnjë arsye.

LUANI23. korrik - 22. gusht

Mëngjesi do jete i mërzitshëm për te dashuruarit dhe vetëm pasdite situata mund te filloje te ndryshoje. Do arrini t'i shprehni edhe me tepër ndjenjat dhe do buzëqeshni. Beqaret nuk do kenë një dite me fat dhe ka mundësi te izolohet tërësisht. Për financat do jete dite me e begate, madje do keni goxha fitime edhe nga lojërat e fatit. Përfitoni për te bere disa investime afatgjata.

VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator

Për te dashuruarit kjo e sotmja do jete një dite vërtet problematike dhe e mbushur me zënka te njëpasnjëshme. Do e ngrini zërin te dyja palët dhe nuk do i pranoni gabimet e bëra. Beqaret me mire te mos luajnë shume me zjarrin sot sepse mund te digjen keq dhe shenjat do mbeten gjate. Gjendja e financave do jete aq e mire sa mund t'i kryeni pa iu dridhur dora te gjitha investimet e menduara.

PESHORJA24. shtator - 23. tetor

Marrëdhënia me partnerin do jete shume e ngrohte gjate gjithë kësaj dite kështu qe ne çdo moment do buzëqeshni e do përjetoni emocione pozitive. Beqareve nuk do ju mungojnë ftesat për takime, por ata nuk do ndihen ende gati per te hedhur hapa. Ne planin financiar duhet t'i bëni sytë katër sepse ne te kundër do përballeni me probleme shume serioze. Mendoni pak me tepër për te ardhmen.

AKREPI24. tetor - 22. nëntor

Jeta juaj ne çift do jete me e animuar gjate gjithë kësaj dite. Do ndiheni me mire se kurdoherë e madje mund te merrni edhe një propozim te jashtëzakonshëm nga partneri. Beqaret duhet te kalojnë shume peripeci derisa ta gjejnë personin e tyre te ëndrrave dhe sot nuk është momenti i përshtatshëm. Buxhetin do dini ta organizoni kështu qe gjendja do mbetet gjithë kohës e mire.

SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor

Mos u shqetësoni aspak sot për mbarëvajtjen e jetës suaj ne çift sepse do jene yjet qe do kujdesin për ju. Gjithçka do shkoje me se miri dhe do dashuroheni ne pafundësi. Beqaret do tërhiqen mjaft nga një person qe do takojnë rastësisht ne zyrën e një mikeshe. Njihuni me te. Financat do jene me te mira sesa e kishit parashikuar prandaj ne këtë plan do jeni te qete.

BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar

Dite me ulje dhe ngritje kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do debatoni shpesh me partnerin dhe nuk do bini dakord për shume gjera. Beqaret do ngurrojnë te fillojnë një lidhje me personin qe ka kohe qe i josh sepse do kenë frike nga zhgënjimet. Qe financat mos jene problematike duhet te bëni një riorganizim te buxhetit dhe te ulni paksa shpenzimet.

UJORI21. janar - 19. shkurt

Urani mund ta destabilizoje paksa jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite, megjithatë vështirësitë nuk do jene shume te mëdha. Mundohuni vetëm te mos tregoheni shume kokëfortë. Beqaret do ngazëllehen nga disa ftesa qe do marrin dhe pa u menduar gjate mund te japin edhe përgjigje aprovuese. Sektori i financave nuk do jete i keq, megjithatë gjithmonë është mire te mendoni për te ardhmen dhe te hiqni disa para mënjanë.

PESHQIT20. shkurt - 20. mars

Jeta juaj ne çift nuk do jete e keqe gjate kësaj dite, megjithatë jo ne gjendjen qe keni ëndërruar aq shume. Komunikimi do jete ai qe do lere për te dëshiruar. Beqaret do kenë vetëm disa takime dhe asgjë me tepër sesa kaq. Ata duhet te presin ende për gjera te mëdha. Për financat duhet te kujdeseni pak me shume. Çdo shpenzim kryejeni me maturi ne mënyrë qe mos keni tronditje për asnjë moment.

0.7 horoskopi javor

0.8 horoskopi mujor

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.