Horoskopi ditor për diten e premte - 25 gusht 2017

000.9 horoskopi

DASHI21. mars - 20. prill

Te nxitur nga Saturni sot do jeni me te predispozuar për te bere lëshime ne jetën tuaj ne çift ne mënyrë qe gjerat te ecin me mire. Do jeni sensuale dhe do dini si t'i shprehni ndjenjat qe keni ne zemër. Beqaret do kenë goxha njohje, por do e kenë te vështirë te bëjnë zgjedhjet përfundimtare. Ne planin financiar do jeni te kujdesshëm dhe nuk do rrezikoni për asnjë çast.

DEMI21. prill - 21. maj

Do keni një komunikim shume te ngrohte me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe jo vetëm qe do ndiheni mire, por do merrni edhe disa vendime qe do ua ndryshojnë te ardhmen. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, kështu qe mund te përfitojnë nëse do dëshirojnë. Ne planin financiar nuk do jeni shume te organizuar dhe ka mundësi qe ne disa momente te gjendeni ne vështirësi.

BINJAKET22. maj - 21. qershor

Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin tuaj sot dhe marrëdhënia mes jush do jete e ngrohte gjithë kohës. Nga ana tjetër nuk do lejoni asnjë person te trete te ndërhyjë tek lidhja qe keni. Beqaret do marrin bekimin e yjeve dhe do e gjejnë personin e duhur. Me problemet financiare mos u merrni sot pasi nuk do jete një dite e përshtatshme dhe nuk do arrini dot t'i zgjidhni.

GAFORRJA22. qershor - 22. korrik

Ata qe janë ne një lidhje mund te kenë here pas here edhe debate te vogla pasi nuk do bien dakord për disa tema delikate. Venusi do jete planeti qe do mbështesë dhe do favorizoje beqaret. Për ta do filloje një etape shume me e bukur. Buxheti do dobësohet goxha, pasi yjet do ju shtyjnë te shpenzoni me tepër për veshjen dhe produktet e mirëmbajtjes se vetes.

LUANI23. korrik - 22. gusht

Nëse jeni ne një lidhje te freskët kjo dite do jete normale, por nëse keni një marrëdhënie prej shume kohesh dhe jetoni bashke mund te debatoni për çështje financash. Beqaret do kenë disa takime vërtet te veçanta, prej te cilave mund te fillojnë edhe dashuri te mëdha. Sektori i financave nuk do jete i keq, megjithatë po u treguat te matur nuk do bëni keq.

VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator

Nëse vështirësitë e kishin pushtuar jetën tuaj ne çift kohet e fundit, sot do rilinde dielli dhe do e shihni çdo gjë me optimizëm. Buzëqeshja do rikthehet si dikur. Beqaret do preferojnë te presin pak kohe para se te bëjnë ndryshime, kështu qe ditën e sotme do preferojnë ta kalojnë me miqtë. Buxheti do jete shume i mire, kjo edhe për shkak te arritjeve tuaja profesionale.

PESHORJA24. shtator - 23. tetor

Marrëdhënia juaj ne çift do jete e mire, edhe pse ne fakt do keni tendence t'i kushtoni me shume vëmendje punës sesa ndjenjave. Ai qe keni ne krah do jete i kuptueshëm dhe madje do ju mbështesë edhe ne projektet qe keni nisur. Beqaret do kenë veçse flirtime e asgjë me shume. Ne planin financiar duhet te merrni masa strikte ne mënyrë qe te mos keni probleme as me vone.

AKREPI24. tetor - 22. nëntor

Jeta juaj ne çift do ndikohet gjithë kohës nga Marsi i cili sot është pozicionuar keq. Do ketë debate e mosmarrëveshje te njëpasnjëshme. Beqareve do ju rrahe zemra fort për dike, por do kenë druajtje t'ia shprehin ndjenjat. Ne fakt nëse presin gjate personi do iu ike nga duart. Gjendja e financave do vazhdoje te jete e mire sepse gjithmonë bëni llogari para se te shpenzoni.

SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor

Ka mundësi ta tradhtoni partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe kjo do e shkatërrojë sa hap e mbyll sytë marrëdhënien e ndërtuar prej kohesh. Beqaret do tërheqin gjithë kohës vëmendjen me pamjen e tyre dhe do marrin propozime interesante. Nëse do preferojnë vete mund te fillojnë edhe lidhje. Ne planin financiar çdo gjë ka për te ecur mire dhe nuk do keni asnjë lloj tronditjeje.

BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar

Sot jeta juaj ne çift do jete shume me harmonike nga me pare fale mbështetjes se madhe te Jupiterit. Partneri do mendoje gjithë kohës t'iu beje surpriza dhe t'iu kënaqë pafund. Edhe beqaret me shume gjase do filloje lidhje romantike qe do i bëjnë te ndihen si neper ëndrra. Financat do i keni gjate gjithë kohës nen kontroll kështu qe ne këtë sektor nuk priten tronditje.

UJORI21. janar - 19. shkurt

Ju qe jeni ne një lidhje do dashuroheni me pasion sot me atë qe keni ne krah. Do lini çdo gjë tjetër pas dore, madje do iu vini kapak edhe problemeve qe keni pasur vetëm për t'u ndier mire. Beqaret nuk duhet te bëjnë gatim te marrin vendime te mëdha sa hap e mbyll sytë sepse do pendohen shpejt. Gjendja e financave nuk do jete e mire, kështu qe bëni kujdes me çdo shpenzim.

PESHQIT20. shkurt - 20. mars

Do keni besim absolut tek partneri juaj sot dhe do lini çdo gjë ne dorën e tij sot. Atmosfera dhe surprizat qe ai do përgatisë do ju lënë me goje hapur. Beqaret qe po kërkojnë dashurinë e madhe do jene me fat. Shume gjera për ta do ndryshoje njëherë e përgjithmonë. Ne planin financiar do ndërmerrni iniciativa, do bëni investime dhe serish do e mbani gjendjen te stabilizuar.

0.7 horoskopi javor

0.8 horoskopi mujor

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.