
DASHI Të lindurit e shenjës së Dashit këtë të premte duhet të shmangin tensionet e vogla edhe sepse Hëna aktualisht është në pozicion jo të favorshëm. Gjithsesi, situata do të përmirësohet të dielën. Në 48 orët e ardhshme, këshilla e astrologut italian është që të qëndroni larg komplikimeve dhe situatave të paqarta, që mund të lindin edhe brenda ambientit familjar. Megjithatë, ju keni dalë nga muajt e rëndë, kështu që herë pas here është gjithashtu normale të mendoni mbrapa në të kaluarën dhe gjithashtu të gjeni të njëjtat probleme që shpresonit që tani të kapërceheshin. Ruani qetësinë, edhe sepse ka projekte të reja në zhvillim e sipër.