Telefonata që tronditi studion, Bora Zemani dhe konkurrentët e Për’puthen përloten në mes të emisionit

bora pp

Takimi i sotëm i Për’puthen ishte ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim, pa debate apo përplasje mes konkurrentëve.

Astriti mori një telefonatë para fillmit të programit, ku e lajmëruan se babai i tij është në gjendje të keqe shëndetësore. Teksa ishte në gjendje të rënduar emocionale, ai u pyet edhe nga moderatorja Bora Zemani për gjendjen e babait të tij.

“Nuk më tregojnë sepse jam këtu në Tiranë që të mos më mërzisin.”- tha Astriti, i cili nuk i mbajti dot lotët.

Rrushja ishte ajo e cila iu gjend afër për ta mbështetur, ndërsa ai vendosi që të qëndrojë në program për të ndjekur pjesën e fundit të takimit me Rrushen por më pas do të largohej.

Situata e tij preku moderatoren edhe të gjithë konkurrentët e tjerë të cilët u përlotën në studio.

“Ta mbarojmë edhe këtë pjesë edhe pastaj duhet të vazhdoj. Babain e kam pjesën më të rëndësishme të jetës time.”- tha në fund ai.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.