Më thuaj me çfarë shije e ha akulloren, të të them se kush je

Cool Strawberry Ice Cream Wallpapers HD

Luleshtrydhe

Dashuria për luleshtrydhen është shenjë e një njeriu që mendon, është i logjikshëm dhe që i baraspeshon mirë mundësitë përpara se të marrë një veprim. Këta persona janë më shumë bashkëpunëtorë sesa liderë dhe pëlqejnë të punojnë pa rënë në sy. Në marrëdhënie përcaktohen si të turpshëm dhe të rezervuar. Megjithatë, janë njerëz besnikë dhe shumë mbështetës.

Vanilje

Nëse ju pëlqen vanilja, atëherë jeni shumë të dhënë pas ngjyrave dhe ju pëlqen të ndërmerrni rreziqe nga më të ndryshmet. Më tepër mbështeteni në intuitë sesa në logjikë. Ju pëlqen të shprehni ndjenjat tuaja dhe t’i idealizoni dëshirat. I vini qëllime të larta vetes dhe kërkoni me patjetër që t’i realizoni. Nga aspekti romantik, ju pëlqejnë lidhjet e sigurta që ju mbushin nevojat shpirtërore teksa punoni për projektet e së ardhmes.

Çokollatë

Çokollata, shija më e preferuar! Nëse jeni të dashuruar pas çokollatës atëherë jeni të zgjuar, të pashëm dhe zakonisht të përzemërt për këdo dhe me këdo. Jeni të bekuar me talentin që shumica e ëndërrojnë. Jeni të destinuar të keni një karrierë të suksesshme dhe jeni të ndershëm, ashtu si do të dëshironit që të ishin të tjerët me ju. Jeni shumë mbresëlënës për të tjerët që ju njohin.

Straçiatel

Jeni një person shumë i përmbajtur dhe me shije, që shpesh nuk arrini as vetë t’i përcaktoni. Ju pëlqen të bëni aventura, por njëkohësisht nuk mund të hiqni dorë nga rehatia e gjërave të sigurta. Ëndërroni një jetë normale, por tundoheni nga luksi dhe gjërat materiale. Preferoni të flisni sinqerisht në momente të caktuara dhe përgjithësisht e mbani mirë me të gjithë.

Mente

Jeni ambiciozë dhe plot besim te vetja. Megjithatë, ka raste kur kaploheni nga skepticizmi. E planifikoni të ardhmen me realizëm dhe keni nevojë për një plan të mirëmenduar që të ndiheni të sigurt në të ardhmen. Ju pëlqejnë sfidat në aspektin e punës, ndërsa jeni shumë të dhënë pas familjes dhe ruajtjes së lidhjeve me miqtë. Në dashuri, jeni besnikë, të sinqertë dhe dëshironi gjëra që zgjasin.

ice cream

Kafe

Si një adhurues kafeje, po përpiqeni ta shijoni edhe në stinën e verës pijen që ju ka shoqëruar gjatë gjithë vitit. Jeni një person i gjallëruar, besnik dhe shumë i dhënë pas gjithçkaje të re. Ju pëlqen të bëni çdo gjë që ju del përpara dhe prireni të filloni projekte të reja pa mbaruar të vjetrit. Ju mërzitin marrëdhëniet e plogështa dhe jeni në kërkim të aventurave.

Shumëngjyrëshe

Personat që preferojnë të zgjedhin akullore që kanë shije të përziera janë zakonisht pesimistë dhe i mendojnë shumë gjatë vendimet përpara se t’i marrin. Kur marrin një vendim, nuk besojnë se do u sjellë ndonjë gjë pozitive.

Çokollatë e fortë

Këta persona janë agresivë dhe shumë të dhënë pas gjërave që pëlqejnë. Pavarësisht kësaj janë dëgjues të mirë dhe nuk ngurrojnë të hidhen në zjarr për njerëzit që duan. Lëndohen shpejt, por janë gjithnjë aty për ata që kanë nevojë për ndihmë.

Qumësht

Këta janë persona shumë bujarë dhe të thjeshtë në ndjenja e mendime. I kanë të qarta gjërat në mendjen e tyre dhe nuk pëlqejnë ta ndërlikojnë jetën me elemente të panevojshme. Janë njerëz që bashkëpunojnë shumë mirë, gjë që i bën ortakë idealë.

Si lindi akullorja?

Në Perandorinë Persiane, njerëzit shtrydhnin rrushin dhe lëngun e tij e fusnin në një enë me dëborë dhe më pas e hanin si ëmbëlsirë. Kjo praktikohej kur moti ishte i nxehtë. Dëbora ruhej në dhoma nëntokësore të ftohta të quajtura “yakhchal” ose merrej në majat e maleve. Në vitet 400 përpara Krishtit, persianët e përparuan këtë praktikë duke përzier lëng trëndafili me akull, fruta dhe shije të ndryshme. Shitja e ushqimeve të ngrira ka funksionuar për qindra vjet në lashtësi. BBC-ja raporton se përzierja e ngrirë e qumështit dhe orizit është përdorur në Kinë që prej viti 200 para Krishtit.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.