Nuk foli per vite te tera me Gentin, Juli tregon çfare ndodhi
Julian Deda ka rrëfyer sot se marrëdhënia me Gentian Zenelaj, tashmë është siç ka qenë dikur dhe se vitet kur ata nuk flisnin, i konsideron kohë të humbur.
I ftuar në “Rreze Dielli” ai u shpreh se ribashkimi për emisionin e fundvitit “Klanifornia” ishte i thjeshtë.Julian Deda kujton edhe momentin kur piu kafen e parë me Gentian Zenelajn, dhe kuptoi se nuk kishte asgjë për të sqaruar.
“U rikthyem sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Treshja jonë është një treshe organike, jo e stisur. Të tre jemi në pozicionin e tij, në mënyrë organike, kur marrim materialin e ndjejmë cili rol është për kë. E dimë sa do të flasë tjetri, mjafton një shikim me sy. Ribashkimi qe krejt i thjeshtë sikur s’kishte ndodhur asgjë. Me Gentin ishte e njëjta gjë, edhe pas disa vitesh që nuk flisnim. Pas dy ditësh ikëm edhe në Ersekë. Kur pimë kafen e parë, kuptuam që nuk kishte asgjë për tu sqaruar, as nuk kemi pse merremi. Boll është një kohë e humbur këto vite që nuk kemi patur bashkëpunim, dhe nuk ia vlen të humbim më asnjë minutë nga sot e mbrapa.” shprehet Julian Deda.
LEXO TE NGJASHME