Modelja më e kërkuar kosovare në gjurmët e Adriana Limës

00.3modelja516165145

Donika Mëziu është modelja më e kërkuar në Kosovë për momentin.

Kjo vjen falë bukurisë dhe formave perfekte trupore, por edhe një veçantie tjetër.

Bukuroshja shqiptare e cila u lind në Gjermani por është rritur në Kosovë, është pjesë e agjencionit Model MNG by Dhurata Lipovica, dhe ajo çka e veçon atë nga modelet tjera është ngjashmëria me modelen e njohur të Victoria Secret - Adriana Lima.

Kjo ngjashmëri madje ka bërë që ajo të komentohet shumë dhe të jetë tejet e kërkuar jo vetëm në Kosovë por edhe më tej. 18 vjeçja e cila këto ditë kishte edhe mbrëmjen e maturës, është bërë edhe pjesë e një videoklipi ndërkombëtar. Bëhet fjalë për këngën ‘Mama’ e cila erdhi nga artistët botërorë Jonas Blue dhe Will Singe.

Ajo gjithashtu është fytyrë e Studio Sellmës për tutorials e reklamim të produkteve ku edhe në këtë pjesë ajo mbetet figura më e dashur për adhuruesit e grimeres së njohur kosovare. Ndërsa dizajnerë të shumtë e kanë bërë pjesë të fotosesioneve ku e fundit është edhe Drenusha Xharra e cila ia ka realizuar edhe fustanin e mbrëmjes së maturës.

Donika ka qenë edhe pjesë e serialit ‘Çka ka shpika’ dhe ‘Egjeli’ duke e dëshmuar kështu edhe një anë tjetër të saj, aktrimin.  

Hello World!

LEXO TE NGJASHME

0.88 argetim showbiz

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.