Cfare nuancash duhet tu shtosh flokeve ne vjeshte per te larguar demet e veres

294a2418 abf9 4182 b05b 24fb9fd6d7b6 0

Bashkë me disa maska rigjeneruese, hairystlist Matt Rez rekomandon edhe një ndryshim të lehtë ngjyre për t’u dhënë flokëve që kanë humbur shkëlqimin, më shumë jetë. E gjitha bëhet për të ngrohur bazën. “Duke i shtuar thellësi ngjyrës, arrin t’u japësh flokëve çlodhjen për të cilën kanë nevojë pas verës, sidomos nëse keni flokë me fije” , thotë Rez që kujdeset edhe për flokët e aktores Robbie Margot. Këtu janë sugjerimet e tij sesi çdo ngjyrë flokësh mund ta përmirësojë nuancën aktuale, për të pritur siç duhet stinën e vjeshtës.

Biondet

Edhe kur je bionde e lyer, edhe kur i ke flokët e tu natyralë, në vjeshtë duhet t’i japësh një dimension të ri ngjyrës, që me siguri është tharë ose ka dalë pas shumë kohësh në ujë. “Duke shtuar pak nga e verdha jote në rrënjë ose disa fije, do mbash efektin ombre, por edhe flokët do duken më të shëndetshëm ,” thotë Rez.

Nëse je bionde shumë e hapur si Margot, Rez sugjeron të shtosh nuanca shampanje ose të arta në bojën tënde. Për nuancat e linit, ai rekomandon një nuancë të verdhë në të kuqe, luleshtrydhe bionde siç quhet, për ta ngrohur. Ndërsa për biondet e mesme, disa fije të verdha pranë fytyrës, janë ndryshimi që të duhet.

Brunet

Për brunet, kur duhet të ndryshojnë ngjyrën, Rez thekson rëndësinë e njohjes së nuancës së lëkurës dhe cilat ngjyra përshtaten më shumë me lëkurën. Nëse një ngjyrë më e ngrohtë të shkon më shumë, shto ca nuanca kanelle. Për tonet e ftohta, nuancat e karamelit pranë rrënjëve do ishin një zgjidhje ëmbëlsuese.

Kokëkuqet

Nuk gjenden dy kokëkuqe njëlloj. Nëse nuanca është e portokalltë, Rez sugjeron theksimin e ngjyrës natyrale këtë vjeshtë, duke shtuar më shumë nuanca portokalli për të nxjerrë në sipërfaqe ngjyrën e vërtetë. Për kokëkuqet që e kanë lëkurën në nuancë rozë, Rez thotë të luajnë me rozën gjithashtu, aq më tepër që kjo vjeshtë është stina kur kjo ngjyrë do të shkëlqejë.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.