10 ide për ta bërë kafenë sa më të shijshme
Nëse doni të shijoni një kafe sa më të mirë, ju duhet së pari të mësoni disa truke se si ta përgatisni atë…
Përzieni gjysmë luge çaji sheqer kane me kafe. Ngrohini pak në nxehtësi të ulët, pastaj shtojini ujin. Sheqeri i karamelizuar do t’i japë një shije dhe aromë unike.
Për të pasur një kafe pa llum, shtoni një lugë çaji ujë të ftohtë në një xhezve me kafe të freskët dhe prisni një gjysmë minuti. Llumi i kafes do të qëndrojë në fund dhe ju nuk do të keni nevojë ta filtroni atë.
Një filxhan kafe të ftohtë në një ditë të nxehtë—a ka gjë më të mirë? Por në vend të kubave të akullit, për më shumë shije mund të përdorni kuba kafeje. Përgatisni pak kafe dhe ëmbëlsojeni sipas dëshirës. Ftoheni në temperaturën e dhomës, hidheni në formën e akullit dhe vëreni të ngrijë. Shtojani kubat e akullit qumështit dhe shijoni një kokteil të shijshëm freskues.
E dinit se kafeja bëhet shumë e shijshme nëse i shtojmë erëza. Shtoni pak kardamom në një xhezve, shtoni pak xhinxher, nutmeg ose një shkop kanelle dhe ngrohini në nxehtësi të ulët. Kafeja do të përthithë shijen dhe aromën e erëzave.
Nëse shtoni dy ose tre kristale kripe në kafenë tuaj, ajo do të forcojë aromën dhe do të zbusë shijen e saj.
Nëse doni të merrni shijen maksimale të kafesë, hiqeni xhezven nga nxehtësia sapo kafeja të fillojë të vlojë dhe të ngrihet. Hiqini shkumën, kullojeni kafenë dhe më pas vendoseni përsëri në nxehtësi. Është mirë ta përsërisni këtë aksion tre herë.
Kafeja përveç se një pije, mund të jetë edhe një ushqim. Për shembull në një formë akulloreje, mund të përgatisni një akullore me kafe për t’u freskuar në një ditë të nxehtë vere.
Nëse doni që kafeja juaj të ketë një shije më të butë dhe të “kadiftë”, shtoni një gjysmë lugë çaji gjalpë kur e përgatisni.
Nëse preferoni një kafe pa kafeinë, shtoni 2-3 fara kardamomi në xhezve. Kjo erëz shkatërron kafeinën pa ndryshuar vetitë e dobishme të kafesë dhe i jep një aromë të mirë erëze asaj.
Në mënyrë që të përfitoni shijen dhe aromën maksimale të kafes suaj, ngroheni atë për gjysmë minuti pa i shtuar ujë.