8 problemet shendetesore qe dallohen vetem nga syte

#1 Njollat e kuqe, te shkaktuara nga pikat e gjakut ne sy, mund te jene shenje ediabetit, nje semundje qe po perhapet gjithmone e me shume tek njerezit. Kur rriten nivelet e sheqerit ne gjak, enet e gjakut fillojne te bllokohen dhe te enjten.
Keshtu mund te plasin enet e vogla te gjakut ne retine, duke shkaktuar gjakderdhje. Nese nuk trajtohet, ajo mund te shkaktoje probleme me shikimin, madje dhe verbim.
#2 Syte e pergjakur mund te shkaktohen edhe nga shume gjendje te tjera shendetesore, duke filluar nga nje kolle intensive deri tek infeksioni fungal.
#3 Syte e skuqur, te acaruar apo te enjtur jane shpesh simptoma te alergjive, te shkaktuara nga ajrit i ndotur, pluhuri ose grimcat e ngurta.
#4 Syte e thare jane efekt anesor si te perdorimit te kompjuterit ashtu edhe te disa ilaçeve, si pilulat e gjumit, ato per lehtesimin e dhimbjeve, depresionit etj. Semundjet autoimune mund te shkaktojne gjithashtu tharje te syve, sidomos sindroma Sjögren, qe demton gjendrat zbutese dhe prekin me shume te moshuarat.
#5 Shume njerez me kalimin e moshes e humbasin aftesine per t’u fokusuar ne gjerat qe i kane afer, si tek menute ne restorant, megjithate, edhe disa ilaçe te caktuara, si diuretiket, antidepresantet, mund ta shkaktojne kete gjendje, te quajturlargpamesi, ne moshe me te hershme.
#6 Vizioni i turbullt mund te shkaktohet nga nje liste e gjate problemesh shendetesore, megjithate, per ata qe jane te rrezikuar nga tensioni i larte i gjakut, mund te jete nje shenje qe duhet te kontrollohen menjehere tek mjeku. Ne rastet kur shikimi fillon te erresohet nga efektet anesore te hipertensionit, duhet te merret menjehere nje trajtim mjekesor, pasi rrezikohet shikimi.
#7 Okulistet mund te jene te paret qe mund te zbulojne disa lloje kanceri. Nje okulist mund te kontrolloje per melanomen okulare, nje forme e rralle e melanomes qe zakonisht nuk mund te zbulohet duke u pare ne pasqyre. Nese perjashtohen shkaktaret e tjere te presionit ose dhimbjeve ne sy, ekspertet thone se okulistet mund te verejne per nje tumor te mundshem ne tru.
#8 Kolesteroli i larte mund te shkaktojne shpesh unaza te bardha perreth syve, si dhe njolla te verdha tek qepallat. Keto shenja shfaqen me shume tek te moshuarit, megjithate, ne çdo rast, ata mund te paralajmerojne se duhet te behet nje kontroll i niveleve te kolesterolit.
LEXO TE NGJASHME




















