Limonata speciale nga duart e tua

00.5lemonade65132568

Nese keni limonë në shtëpi, ideja më e mirë është të bësh limonatë.

Merrni një enë qelqi dhe hidhni në të lëkurën e një limoni të plotë të larë mirë. Më pas, agrumet shtrydhini deri sa të mbushni një gotë e gjysmë melëng.

Hidheni lëngun në enën e caktuar për limonatën. Në një tenxhere të vogël hidhni sheqerin dhe ujin. Lëreni të ziejë deri sa të shkrihet plotësisht. 

Shurupin e formuar shtojeni në enën e limonatës dhe lëreni të ftohen dhe të kombinohen së bashku. Në këtë pikë, keni përfituar një koncentrat të mirëfilltë. Më pas, ju nevojitet një gotë me këtë koncentrat, 3 gota me ujë të ftohtë, pak akull dhe kohë e lirë për të shijuar frutin e punës suaj. 

Koncentratin mund ta hidhni edhe në një kavanoz të personalizuar dhe ta bëni dhuratë.

Koncentrati i limonatës i bërë në shtëpi 

Një gotë e gjysmë me sheqer, këshillohet sheqer kaf

Një gotë e gjysmë me ujë 

Lëkura e grirë e një limoni të plotë 

Një gotë e gjysmë me lëng limoni të freskët 

Çaj me limon dhe xhenxhefil 

Ky çaj pak pikant është i mbushur me vitaminë C dhe përbërës që luftojnë bakteret dhe inflamacionin. Në një enë me 250 ml ujë zjeni pak xhenxhefil të prerë në feta (reth 2-3 cm xhenxhefil) Lëngut të përftuar shtojini një lugë lëng limoni. 

Çaji është tepër i mirë për të luftuar të ftohtin dhe virozat. Nëse preferoni, shtoni pak mjaltë, një produkt ideal për të luftuar mikrobet.

LEXO TE NGJASHME

0.77 shendeti kulinari

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.