Perzieni alkolin me pijen energjike ? Ja cfare ndodh me organizmin tuaj

000.4alkol pije energjike6845453121

Shkencëtarët paralajmërojnë se përzierja e alkoolit me pije energjike mund t’i bëj netët më të rrezikshme për ju.

Koktejet  e njohura siç janë vodka dhe red bull, espresso-martini ose jagerbombs  ku një pikë alkooli përzihet me pije energjetike, mund të shkaktojnë më shumë rreziqe se sa pierja e alkoolit të pastër. Në bazë të 13 studimeve në lidhje me sjelljen e njeriut, është konkluduar se kjo ndodh për shkak të efektit stimulues të kofeinës i cili jep më shumë energji për të qëndruar sa më gjatë natën dhe për të pirë sa më shumë alkool në përgjithësi.

“Zakonisht kur ti pi alkool, ti lodhesh dhe shkon në shtëpi” ka cekur Audra Roemer, autorja kryesore e studimit. Pijet energjetike “mbulojnë” atë, në këtë mënyrë bën që njerëzit  të ndjehen më energjetik duke mos vënë re se sa të lodhur dhe të dehur janë, kështu që ata vazhdojnë natën e tyre, duke pirë sa më shumë dhe duke i’u nënshtruar rreziqeve me sjellje të pakontrolluara.

Qendra për bamirësi “Charity Drinkaware” paralajmëron se përzierja e alkoolit me pijet energjetike mund të jetë një “kombinim i rrezikshëm”, ngaqë ajo mund të bëjë njerëzit “të dehur dhe gjatë të zgjuar”, duke krijuar tek ata një ndjenjë sigurie të rrejshme.

Gjithashtu, konsumimi i lartë i kofeinës mund të shkaktojë rrahje të shpeshta të zemrës, pagjumësi apo ndjenja shqetësimi ose nervoze.

LEXO TE NGJASHME

0.77 shendeti kulinari

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.