Gerhisni gjate nates, keto ushqime e parandalojne

0.7gerhitje514851203685

Gërhitja është një problem shqetësues, sidomos per personat qe na rrethojne ose per partneret respektive. Të gjithë kemi të paktën një person në familje që gërhet. Gërhitja krijohet si pasojë e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes ose nga prania e mishit të huaj në hundë.

Sipas studiuesve, jo gjithçka varet vetëm nga mënyra e të fjeturit, një ndikim të madh kanë edhe ushqimet që konsumon para gjumit. Ja cilat janë disa prej tyre:

Mjalti: Mjalti përdoret në mjekësi prej 500-vjetësh. Hipokrati, babai i mjekësisë moderne, zbuloi se mjalti lufton mukozën dhe ulcerën në gojë, duke ndihmuar në këtë mënyrë reduktimin e gërhitjes. Prandaj për një gjumë të rehatshëm dhe pa gërhitje, është mirë që të konsumoni një filxhan me qumësht të ngrohtë soje me mjaltë ose edhe një lugë çaji mjaltë.

Çaji: Në përgjithësi çaji i nxehtë nxit gërhitjen, por disa përzierje si çaj kamomili, çaji i zi, çaji jeshil apo çaji i bardhë e reduktojnë gërhitjen. Më i rekomanduar është çaji i nenexhikut, i cili mund të pihet para gjumit, sepse lehtëson frymëmarrjen dhe eliminon mukusin e tepërt në rrugët e frymëmarrjes.

Uji: Mungesa e ujit në trup është një faktor që ndikon në gërhitje. Kur trupi është i dehidratuar, gjuha ka tendencë të ngjitet lart drejt qiellzës dhe të bëjë atë zhurmën e tmerrshme gjatë gjumit. Ndaj konsumoni 2-3 gota ujë të vakët para se të flini.

Erëzat: Erëzat ndihmojnë në pastrimin e mukusit të tepërt në hundë, këshillon Living. Piperi i zi, piperi bardhë dhe i kuq, xhenxhefili, mund të përdoren në ushqimet gjatë vaktit të darkës, por në ushqime të lehta pa shumë kalori.

Vaji i ullirit: Vaji i ullirit është mjaft i njohur për vetitë e tij anti-inflamatore që veprojnë në rrugët faringale dhe ato nazale. Prandaj nëse keni probleme me gërhitjen, është e këshillueshme të konsumoni sa më shumë vaj ulliri.

LEXO TE NGJASHME

0.77 shendeti kulinari

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.