Konsumoni cokollate te zeze, e shijshme dhe me shume  vlera ushqyese

000.8chocolate

Cokollata e zezë siç e dimë, është shumë e dobishme për zemrën dhe trurin, gjithashtu ndihmon edhe në kontrollimin e sheqerit në gjak, por përveç këtyre ka edhe benifite të tjera.

Çokollata e zezë është e mbushur me anti-oksidantë të cilët ndihmojnë trupin të largojë toksinat dhe materiet e panevojshme. Materiet e dëmshme të cilat gjenden në lëkurë dhe që mund të shkaktojnë krijimin dhe shumimin e qelizave të dëmshme duke u klonuar, mund të hiqen lehtësisht nëse ju zgjidhni të hani më shpesh çokollatë të zezë.

Një tjetër përfitim nga ky produkt mjaft i këndshëm janë vitaminat dhe mineralet të cilat gjenden në të dhe e mbështesin funksionimin normal të organizmit tuaj. Në çokollatë të zezë ka kalium, bakër, magnez dhe hekur.

Bakri dhe kaliumi ndihmojnë në parandalimin e sulmeve të zemrës dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Hekuri mbron organizmin nga anemia dhe magnezi ndihmon në parandalimin e diabetit të tipit 2. Gjithashtu, ndihmon në sëmundjet e gjakut dhe të zemrës. 

LEXO TE NGJASHME

0.77 shendeti kulinari

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.