‘Mos me prek’, lulja lozonjare me vlera magjike

Ajo është një lule e vështirë për t’u ledhatuar. Sapo e ndien që i afrohesh, mbyllet në vetvete. Po flasim për lulen “Mos më Prek” me emrin botanik Mimosa Pudica.
Kjo bimë, duket sikur është kryeneçe, por në të vërtetë, ashtu siç edhe tregon emri i saj latin (Pudica-e turpshme), ajo thjesht ‘ka turp’.
Bima e mbushur me lule të vogla të bukura ngjyrë rozë dhe gjethe në ngjyrë të gjelbër mblidhet menjëherë sapo të preket nga dora e njeriut.
Lulja “Mos më Prek” gjendet kudo në botë dhe në Shqipëri rritet me bollëk dhe mund të gjendet në ngjyra të ndryshme, por në prag të tharjes duket e bardhë. Kjo lule në të vërtetë konsiderohet si barishte.
Por, praktikuesit e mjekësisë popullore e kanë përdorur prej kohësh kërcenjtë, gjethet dhe lulet e barishtes “Mos më Prek”, për shkak të vlerave të fuqishme shëndetësore.
Ajo shëron plagët, lufton dhe mbron nga helmet, kundër ulçerës dhe inflamacionit.
LEXO TE NGJASHME



















