Ja cfare tregojne njollat e verdha rreth syve

0.3sy

Sipas disa studimeve, prania e njollave të verdha rreth syve ose si njihen ndryshe "anthelasmata" ose "xanthelasma palpebrarum", ka një lidhje me sëmundjet e ndryshme  të zemrës.
 
Shenjat shpesh herë janë një tregues të kolesterolit të lartë, i cili është një prej shkaktarëve kryesorë të sëmundjeve të zemrës.
 
Kolesteroli i lartë shkakton mbylljen e enëve të gjakut dhe shpesh herë edhe infraktet në zemër dhe shfaqja e këtyre njollave të verdha rreth syve mund të jetë një shenjë e cila nëse merret seriozisht dhe konsultohet me mjekun mund t'u shpëtojë jetën.
 
Zakonisht "Xanthelasmata" shfaqet te meshkujt dhe te femrat pas moshën 40-vjeçare, por nuk është aspak e çuditshme që të shfaqet edhe në një moshë më të re.
 
Ndërkohë këshilla e specialistëve për të shmangur një sëmundje të zemrës, e cila mund tu privojë nga shumë gjëra në jetë, është që të ushqeheni shëndetshëm, të ulni konsumin e kripës dhe të sheqerit si dhe ato të pijeve të gazuara dhe atyre alkoolike.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.