Spinaqi , nje aleat i duhur per te qene ne forme

00000spinaqi

Spinaqi bën pjesë tek zarzavatet më të çmuara. Ai përmban 13 flavonoidë, pigmente bimore, të ndryshëm me forcë veçanërisht anti-kancerogjene, anti-mutagjenike dhe anti-inflamatore duke mbrojtur qelizat dhe molekulën e ADN-s.

 Karrotenoidet e spinaqit mbrojnë nga kanceri i prostatës dhe nga sëmundjet degjenerative të syve si katarakti. Është burim i shkëlqyeshëm i fibrave të tretshme, prandaj është njëri nga ushqimet më efikase në procesin e dobësimit, por edhe regullimit të nivelit të kolesterolinës.

 100 g spinaq i freskët përmban rreth 25 % të vlerës së përgjithshme të rekomanduar ditore të hekurit. Spinaqi është një nga burimet më të mira të hekurit, i cili është i rëndësishëm për prodhimin e ruazave të kuqe të gjakut. Ai gjithashtu është i këshillueshëm edhe për ata që nuk duan të shtojnë në peshë, pasi nuk përmban kolesterol.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.