Risi për ata që vuajnë nga astma

Trajtimet e avancuara për njerëzit që përballen me sëmundjen e asmës janë një hap më afër pas një hulumtimi të udhëhequr nga Universiteti i Leicesterit.
Shkencëtarët kanë zbuluar për herë të parë se një formë aktive e një proteine kryesore, HMGB1 është rritur dhe ka ngushtuar problemet tek njerëzit me gjendje të rëndë të asmës.
Gjetja tani u bënë të mundur prodhuesve të ilaçeve të targetojnë proteinën në të ardhmen në trajtimin alergjitë që lidhen me astmen.
Srudimi i publikuar në Revistën për Alergji dhe Imunologji Klinike tregon se për një numër njerëzish me asmë, trajtimi nuk është 100 për qind efektiv mirëpo sasia e proteinës HMGB1paraqet një hap më afër perfeksionimit të trajtimit për personat me gjendje të rëndë të asmës.
Asma është një gjendje që prek rrugët e frymëmarrjes. Kur një person me asmë vjen në kontakt me diçka që i irriton rrugët e frymëmarrjes, bënë që trupi të reagojë në forma të ndryshme sikurse, teshtitja, kollitja dhe e bënë në përgjithësi frymëmarrjen më të vështirë.
LEXO TE NGJASHME



















