Kjo recetë e lashtë popullore mbron zemrën, mushkërit dhe të qetëson

000murrizi

Murrizi kohë më parë në kopshte ka shërbyer si zbukurim i kopshteve. Po, kjo bimë thuajse është harruar dhe nuk po  përdoret më. Andaj lënja pas dore e kësaj bime është veti shumë e keqe sepse, ofron veti shëruese.

Gjethet e tij përmbajnë “trimetilaminë” dhe “glikozid oksiakantin”, derisa fryti përmban vaj eterik, taninë, saponinë, glikozide dhe fruktozë, por edhe kalium, natrium, kalcium dhe acide fosforike. Murrizi para së gjithash u dedikohet njerëzve që kanë probleme me zemër, por edhe femrave në parapauzë dhe menopauzë. Po ashtu, murrizi i qetëson edhe nervat. Për shërim shtëpiak mund të përgatitni tinkturë nga murrizi, e cila rregullon shtypjen e gjakut, përshpejton qarkullimin e gjakut, forcon enët e gjakut dhe zemrën. Krahas kësaj, ul rrezikun nga shfaqja e sëmundjeve të zemrës, derisa i zbut edhe simptomat e bronkitit, inflamacionet e mushkërive dhe sëmundjeve të tjera të mushkërive,.

Përbërsit:

60 gramë përzierje të gjetheve të freskëta dhe lule të murrizit; 3 decilitra 96 për qind alkool mjekësor; Një kavanoz i qelqtë që mbyllet në mënyrë hermetike. PËRGATITJA: Imët i copëtoni lulet e murrizit dhe i futni në kavanoz. E mbuloni më pas me tre decilitra alkool, i përzieni, e mbyllni dhe e lini në temperaturë të dhomës për të qëndruar tri javë rresht. Pas kësaj periudhe të caktuar kohore, përmbajtjen e procedoni në një kavanoz të errët që po ashtu mund të mbyllet në mënyrë hermetike dhe e ruani në vend të errët e të ftohtë. Kjo sasi do të duhet t’ju shërbejë për tre muaj.

Përdorimi:

Tretni 15 pika tinkturë në 50 deri 100 ml ujë dhe i pini gjysmë ore para secilës shujtë. Ta konsumoni tre deri katër herë brenda ditës, e përdorni rregullisht për tre muaj, e më pas duhet të bëni pauzë.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.