Kjo kompani çon në “stratosferë” çmimin e këtij ilaçi

Vitin e kaluar u bë bujë e madhe për shkak të rritjes së papritur të një ilaçi nga Martin Shkreli.
Këtë vit po ndodh e njëjta gjë me ilaçin deflazacort me një çmim aktual prej 89 000 dollarë.
Ky ilaç përdoret për distrofinë muskulare Duchenne e cila është një sëmundje fatale.
Më përpara ky ilaç përballohet nga familjarët e prekur për një çmim prej 1200 dollarësh në vit, tani çmimi besojeni ose jo është bërë 74 fish më i shtrenjtë.
Ama nëse llogaritni subvencionet dhe uljet mund ta blini për 45000 dollarë.
Para se Marathon Pharmaceuticals të merrte aprovimin e FDA javën e kaluar, pacientët në Amerikë thjeshtë e importonin këtë ilaç i cili gjendej jashtë Amerikës prej vitesh.
Por tani Marathon Pharmaceuticals ka marr statusin e “jetimit ” për këtë ilaç, dhe kjo do të thotë se kjo kompani ka eksluzivitet për ta shitur këtë ilaç për 7 vite.
Pra sistemi është ai që ka fituar, ndërsa atyre që u duhet urgjentisht ky ilaç kanë humbur tepër shumë.
LEXO TE NGJASHME



















