Si te beheni doktori i vetes me kura shtepiake te trasheguara nga gjysherit

 

000000000000ME

Rezulton qe gjyshja kishte te drejte. Supa e pules eshte me te vertete e mire per ftohjen.

Por, kjo nuk eshte kura e vetme e trasheguar nga paraardhesit qe eshte konfirmuar edhe nga shkencetaret.

Ja 6 truke shtepiake qe mund t’i perdorni per te lehtesuar dhimbjet e kokes, ftohjen ose per te zbardhur dhembet.

Gargare me uje per te parandaluar infeksionet ne rruget e frymemarrjes

Ndieni qe po ftoheni? Provoni te beni gargare me uje te pa gazuar. Nje studim i kryer tek 400 vullnetare te shendetshem zbuloi se ata qe bejne gargare me uje jane me pak te rrezikuar te preken nga infeksionet ne rruget e frymemarrjes, qe shkaktojne ftohje dhe grip.

Xhenxhefil per te perziera

Nese ju perzihet kur beni udhetime te gjata, merrni pak xhenxhefil me vete. Studime te ndryshme kane treguar se vetem nje gram nga rrenja e kesaj bime eshte e mire per lehtesimin e simptomave te semundjes detare, te perzierave nga makina ose ato te shkaktuara nga kimioterapia.

Supe pule per ftohje

Gjyshja kishte te drejte. Supa e pules ju ben te ndiheni me mire kur jeni semure, dhe ky fakt eshte pranuar edhe nga shkencetaret. Studime te ndryshme kane vertetuar se supa e pules ul inflamacionin qe shkakton shume simptoma te ftohjes.

Molle dhe karota per zbardhjen e dhembeve

Nuk jane te mira vetem per trupin. Perimet dhe frutat e fresketa ndihmojne gjithashtu per t’i mbajtur dhembet e bardhe si bora. Nderkohe qe pertypni molla dhe karota, ju hiqni edhe papastertite nga siperfaqja e dhembeve dhe i zbardhni ato. Mollet dhe luleshtrydhet permbajne gjithashtu acid malik, qe ndihmon per zbardhjen e smaltit.

Mjalte per kolle

E urreni shijen e shurupit per kolle? OBSH rekomandon mjaltin si kure per kollen tek femijes. Nje studim i kryer ne vitin 2012 tek 300 femije qe kishin qene te semure per nje jave ose me pak, zbuloi se ata qe moren 10 mjalte para se te flene (krahasuar me ata qe pine shurup) kishin me pa simptoma te kolles dhe fjeten me mire se femijet e tjere.

Akull per dhimbjet e kokes

Nese keni dhimbje koke, mund te perdorni trajtimin me akull. Mjafton te mbushni nje cope me kubik akulli dhe ta vendosni siper kokes ose ne pjesen e pasme te qafes. Mbajeni per rreth 30 minuta dhe dhimbja do te largohet si me magji (nuk eshte e keshillueshme qe akulli te vendoset direkt ne lekure).

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.