Nese keni kete forme trupi, jeni me te rrezikuar nga semundjet e zemres
Mjeket zbulojne se eshte forma, jo masa e veshjeve ajo qe ndikon.
Nese keni trup ne forme molle, jeni me te rrezikuar nga semundja e zemres. Ky eshte perfundimi i nje studimi te gjere, i cili analizoi te dhenat shendetesore te plot 430 mije njerezve.
U vu re se ata qe kane trup ne forme molle- pra, e vene shendetin ne pjesen e siperme te trupit- jane me te prirur te vuajne nga presioni i larte i gjakut.
Gjithashtu, njerezit me kete forme trupi jane me te prirur te kene intolerance ndaj insulines, çka e ben te veshtire perpunimin e sheqerit ne trupin e tyre.
Per vite me radhe, trupi ne forme dardhe (qe merr me shume shendet tek pjesa e vitheve) eshte pare si tregues i nje shendeti me te mire.
Tani, per here te pare shkencetaret vune re se ka nje lidhje mes trupit ne forme molle dhe semundjes koronare te zemres, gjithashtu edhe diabetit te tipit 2, qe lidhet me obezitetin.
Sipas studiuesve, kjo lidhet me yndyren e grumbulluar perreth organeve jetesore tek kjo forme trupi. Ai prodhon hormone dhe substanca te tjera qe shkaktojne presion me te larte gjaku, kolesterol, dhe nivele me te larta te sheqerit ne gjak.
LEXO TE NGJASHME