Pse nuk duhet ti pastroni veshët me kruajtëse

000kruese

Pastrimi i veshëve me kruajtëse është shumë i dëmshëm dhe nuk duhet praktikuar, sepse shkakton bllokim duke shtyrë dyllin në brendësi të kanalit të veshit.

Rutina e higjienës personale përfshin gjithashtu pastrimin e veshëve sa herë që bëjmë dush. Veshët tanë kërkojnë pastrim, në të kundërt do të kemi probleme në dëgjim, apo mund të na shkaktohet infeksion veshi etj.

E gjitha kjo është një “gënjeshtër” pasi dylli i veshit nuk është aspak i rrezikshëm, përkundrazi ndodhet aty për një arsye.

Nëse deri më tani keni përdorur kruajtëset e veshëve rregullisht , hiqni dorë nga ajo metodë. Kruajtëset e veshëve nuk eliminojnë dyllin nga veshi, por thjeshtë e shtyjnë atë.

Dylli mbron veshët nga objektet e huaja, apo nga agjentët e jashtëm të cilët rrezikojnë aparatin e dëgjimit. Në rast se keni ndonjë shqetësim, ju mund të vizitoni mjekun tuaj, por gjëja e fundit që duhet të bëni është t’i pastroni vetë vesh.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.