Sa mund të ruhet qumështi i gjirit?

000gjiri

Shumë nëna gjidhënëse, për shkak të angazhimeve të shumta ditore detyrohen që për disa orë të largohen nga bebet e tyre. 

Në këso raste, ato përpiqen që qumështin e gjirit me anë të pajisjeve të ndryshme siç janë pompat, ta nxjerrin nga gjiri dhe ta ruajnë që foshnjet të ushqehen gjatë ditës kur nëna mungon në shtëpi. Por, gjithmonë ekziston dilema se sa orë mund ta ruajmë qumështin e gjirit për ta përdorur për foshnjet.

Ekspertët shëndetësor dhe neanatologët thonë se qumështi i gjirit pa problem mund të ruhet pëergjatë tërë ditës. Mirëpo, ekzistojnë disa metoda se si duhet të bëhet një gjë e tillë. 

Qumështi i gjirit mund të ruhet deri në 6 orë në temperaturë te dhomës por vetëm në shishe qelqi e asesi në të plastikës. 

Pas 6 ore, qumështi i gjirit mund të ruhet në frigrifer dhe kur duam ta përdorim, duhet ta vendosim shishen e qelqit në një tenxhere me ujë të valë dhe ta lëmë qumështin të ngrohet aq sa është temperatura e trupit.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.