Lekure e zbehte rreth syve ,ja cilat jane ushqimet qe permbajn me shume hekur

Hekuri eshte lenda ushqyese qe duhet te konsumohet me shume nga personat qe vuajne nga anemia. Ai ndihmon trupin te prodhoje qeliza te kuqe te gjakut dhe rrit sistemin imunitar. Por, kjo lende ushqyese eshte e veshtire te merret, sidomos nese nuk e preferoni mishin. Edhe pse ka mjaft ushqime bimore qe e permbajne kete mineral, trupi nuk mund ta zbertheje ate lehtesisht nga perimet siç mund te beje me mishin.
Fatmiresisht, kur hekuri kombinohet me vitaminen C, trupi mund ta zbertheje 6 here me shume kete mineral. Ja disa nga ushqimet me baze bimore qe mund t’i kombinoni bashke per te marre hekur aq sa i nevojitet trupit.
Spinaq (hekur) + spec te kuq (vitamine C): I bashkoni bashke ne gatime te ndryshme per te marre sa me shume hekur.
Brokoli (hekur) + domate (vitamine C): Gatuani nje omelete me perime, me brokoli dhe leng domatesh.
Fasule te kuqe (hekur) + laker (vitamine C): Zevendesoni kombinimin klasik me oriz dhe fasule, qe kur konsumohen se bashku sigurojne nje burim komplet te proteines, duke shtuar laker tek perzierja.
Çokollate te zeze (hekur) + luleshtrydhe (vitamine C): Shkrini pak çokollate te zeze dhe me pas e hidhni tek luleshtrydhet e pasura me antioksidues.
LEXO TE NGJASHME



















