Largoni helmet nga organizmi juaj për 48 orë

000u

Është e pamundur të mbuloni rrathët e zinj nën sy,  lëkura juaj është shumë e thatë, ju mungon energjia dhe ndiheni të lodhur? Këto janë të gjitha simptomat që organizmi juaj është “helmuar” me toksina dhe substanca të dëmshme.Dietat Detox  rekomandohen të bëhen dy herë në vit për 10 ditë, por një detox plan në fundjavë mund të jetë më i përballueshëm  nëse ju nuk keni shumë kohë dhe rezultatet do të jenë të shkëlqyera nëse e përsërisni disa herë në një vit. 

Plani për një fundjavë: Konsumoni 250 ml ujë të ngrohtë pasi ju zgjoheni në mëngjes.

E shtunë

Mëngjesi: ½ filxhan fruta të freskëta, 200 ml kos ose qumësht bajame, vetëm një gotë  tërshërë.Dreka: Banane të vogla dhe një fetë pjepër, Sallatë me lëng limoni. Patate furre me vaj ulliriPasdite: Një mollë, fara kungulli, kos.Darka: ½ filxhan perime të përgatitura në avull (spinaq ose brokoli), 2 gota sallatë me lëng limoni dhe vaj ulliri, një copë ton i pjekur në skarë.

E dielëMëngjesi: Dardhë, çaji jeshil, 200 ml kos dietik ose qumësht bajame, një filxhan  tërshërë.Dreka: Turshi (150g), Supë me perime (patate, selino, piper, qepë, fasule, karrota)Darka: Sallatë me panxhar dhe karrota me lëng limoni, çaj hithre.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.