Ja cila eshte kategoria e nenave me e prekur, per te lindur femije te semure

hgzttztzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzr55

Mjeket kane publikuar nje artikull ku tregojne per lindjet. Ne kete artikull flitet dhe per femijet qe rrezikojne te lindin te smure, per shkak se nena e tyre ka artrit rheumatoid.

 Ata shprehen se femijet te lindur nga keta nena mund te kene shanset me te larta se mesatarja per zhvillimin e epilepsise. Sipas nje studimi te ri femijet e lindur nga nenat me artrit reumatoid ishin 1/3 me te rrezikuar per t’u prekur nga epilepsia nga mosha 4 vjeç, sesa femijet e tjere.


Ne nje studim te rreth 2 milione femijeve, shumica e tyre te lindur nga nena me artrit reumatoid nuk kishin zhvilluar epilepsi, tha studiuesi Ane Lilleore Rom, nga Spitali Universitar i Kopenhagen, Danimarke.
Megjithate, u konstatua se kur nje grua ka artrit reumatoid ne shtatzeni, kushtet ne miter mund te bejne qe truri i fetusit te jete me i prekshem nga epilepsia ne vitet e mevonshme.


Artriti reumatoid eshte nje semundje autoimune, ne te cilen sistemi imunitar gabimisht krijon antitrupa qe sulmojne nyjet dhe kyçet. Epilepsia nga ana tjeter eshte nje çrregullim qe shkaktohet nga nderprerje te funksioneve te trurit. Ne teori, faktoret autoimune ne barkun e nenes, te tille si antitrupa qe vetesulmojne, mund te bejne qe keta femije te jene te prirur per t’u prekur nga epilesia.


Gjetjet jane te bazuara ne te dhenat shendetesore te me shume se 1.9 milione femijeve daneze. Femijet kane lindur ne periudhen 1977 – 2008. Afersisht 13,500 kishin nenen me artrit reumatoid. Rreth 6,300 kishin babin me semundjen.


Ne Shtetet e Bashkuara, rreth 2.2 milion njerez kane epilepsi. Per femijet, nje lendim ne koke, kushte te caktuara te lindura, ose infeksione te trurit mund te çojne ne zhvillimin e semundjes. Ne rastet kur nuk ka shkak te qarte, eshte menduar se faktoret gjenetike mund te luajne nje rol.


Megjithate, studiuesit theksuan se duhen me shume studime mjekesore qe te vertetojne lidhjen epilepsise tek femijet e nenave me artrit reumatoid.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.