Keshillat me te rendesishme per nje shendet optimal te sistemit te tretjes
 
 99friends watching tv etnt
 
Sistemi digjestiv luan një rol të rëndësishëm në shëndetin tuaj. Sipas studimeve një nga tre persona ka problem me sistemin e tretjes.
Shëndeti digjestiv është tepër i rëndësishëm për organizmin, dhe një tregues i mirë për funksionimin e sistemeve të tjera në trup.
 
 Funksioni i tij është tretja e ushqimit që ne konsumojmë dhe të përzgjedh prej tij lëndët ushqyese dhe energjike, dhe më pas ti shpërndajë ato në mënyrë të barabartë nëpër trup. 
 
Sistemi i tretjes dhe sistemi imunitar janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin, për faktin se 70% e sistemit imunitar qëndron në traktin digjestiv. Mendohet se sistemi juaj tretës dhe zorra e trashë, funksionojnë normalisht nëse ju keni jashtëqitje dy herë në ditë deri në tre herë në javë. 
 
Në rast se keni problem me sistemin tuaj tretës, mund të shfaqen simptomat e mëposhtme:
 
Kapsllëk – gjendje e cila ka të bëjë me jashtëqitjen (zbrazjen e zorrëve) e cila ndodh më pak se tre herë në javë.
 
Diarreja – gjendje e cila shfaqet atëherë kur sistemi digjestiv bëhet i pa ekuilibruar, kur ushqimi dhe lëngjet lëvizin shumë shpejtë dhe organizmi nxjerrë jashtëqitje të ujshme 2-3 herë në ditë.
 
Këshillat më të rëndësishme për një shëndet optimal të sistemit digjestiv
 
Merruni me aktivitete fizike – aktiviteti fizik përshpejton tretjen, rrit rrjedhën e gjakut në të gjitha organet dhe stimulon muskujt në traktin gastrointestinal.
 
Pini më shumë lëngje – pini më tepër ujë dhe lëngje, veçanërisht pas aktiviteteve fizike. Përsa i përket lëngjeve, uji është zgjedhja më e mirë, prandaj konsumojeni atë në sasi më të mëdha.
 
Konsumoni ushqim të shëndetshëm – sigurohuni që ushqimi juaj të jetë i balancuar. Ushqimi i shëndetshëm i pasur me vitamina, minerale dhe fibra, e ndihmon organizmin tuaj për të bërë një tretje më të mirë.
 
Shmangni ushqimet me erëza  dhe me yndyrë, në këtë mënyrë do të reduktoni mundësitë e mundshme të kapsllëkut dhe diarresë.
 
Mbani ditar – mundohuni që në ditar të shënoni  se çfarë hani, nëse keni simtoma dhe sa herë keni pasur diarre gjatë ditës.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.